Bankat e Zvicrës, bartëset e thesarit botëror

Neutraliteti i Zvicrës dhe sovraniteti kombëtar i njohur prej kohësh nga kombet e tjera, ka krijuar një mjedis të qëndrueshëm e të sigurtë, ku sektori bankar ka mundur të lulëzojë

 


 

Neutraliteti i Zvicrës dhe sovraniteti kombëtar i njohur prej kohësh nga kombet e tjera, ka krijuar një mjedis të qëndrueshëm e të sigurtë, ku sektori bankar ka mundur të lulëzojë. Edhe pse është thuajse në qendër të Evropës gjeografikisht, Zvicra ruajti neutralitetin në të dy Luftat Botërore. Ajo nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo e Zonës Ekonomike Evropiane dhe nuk ka qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Aktualisht një e treta e gjithë fondeve që mbahen jashtë shtetit nga vendet e huaja, ruhen në Zvicër. Në vitin 2001, bankat zvicerane menaxhonin 2.6 trilionë dollarë.

Banka Ndërkombëtare e Shlyerjeve (BIS), një organizatë që ndihmon në bashkëpunimin ndërmjet bankave të botës është e vendosur në Bazel, Zvicër. E themeluar në vitin 1930 “BIS” zgjodhi Zvicrën, për shkak të neutralitetit të saj, i cili ishte shumë i rëndësishëm për një organizatë të themeluar nga vende që ishin në të dyja frontet e Luftës I Botërore. Komisioni Federal i Bankave, një agjenci e pavarur e qeverisë zvicerane në Departamentin Federal të Financave, mbikëqyr aktivitetet që kanë lidhje me bankat dhe tregjet e sigurisë e fondet e investimit. Parlamenti zviceran e kaloi ligjin e bankave në vitin 1934, i cili kodifikonte rregullat e sekretit dhe penalizonte çdo shkelje të ruajtjes së sekretit. Dispozitat e fshehtësisë nuk ishin të përfshira në draftin e parë të ligjit, i cili më së shumti përmbante çështje administrative si kontrolli i bankave. Dispozitat u shtuan përpara kalimit të projektligjit që ndalonte përpjekjet e autoriteteve naziste për të hetuar asetet e hebrenjve dhe “armiqve të shtetit”.

 

Bankat zvicerane dhe Lufta II Botërore

Janë kryer shumë hetime në lidhje me veprimet e bankave zvicerane gjatë regjimit nazist në Gjermani (1933-1945), sidomos në lidhje me fondet e depozituara apo të vjedhura nga viktimat e Holokaustit. Në tetor të vitit 1996, ndërsa vazhdonin hetimet për aktivitetet e bankave gjatë Holokaustit, ambasadori zviceran në OKB, Carlo Jagmetti pranoi se disa banka zvicerane i kishin ndaluar të mbijetuarit e Holokaustit që të kishin akses në depozitat e tyre, edhe pse ai hodhi poshtë shumën e pretenduar në paditë gjyqësore të personave në fjalë. Ndër ata që udhëhoqën këto hetime ka qenë dhe Alfonso D’Amato, senatori amerikan i Nju Jorkut. Në vitin 1998, një panel ndërkombëtar historianësh publikoi një studim që pretendonte se viktimave të Holokaustit u ishte vjedhur një sasi e madhe floriri ashtu si thesaret e vendeve të pushtuara që ishin depozituar në Bankën Kombëtare Zvicerane (SNB). Sipas këtij paneli, pavarësisht të dhënave për vjedhjen dhe përvetësimin e padrejtë të floririt, “SNB” vazhdoi të pranojë depozita. Në vitin 2000, një gjykatës i Gjykatës së SHBA-së aprovoi një marrëveshje 1.85 miliardë dollarëshe, mes bankave zvicerane dhe viktimave të Holokaustit. Sipas të dhënave, gjatë regjimit nazist, në Zvicër u hapën rreth 50 mijë llogari bankare nga viktimat: disa banka refuzuan t’u bënin pagesat familjeve të viktimave për shkak të mungesës së çertifikatës së vdekjes. Sidoqoftë, një artikull i publikuar më 13 tetor 2001 në “The Times of London” pretendonte se gjykata e besuar për të gjurmuar llogaritë bankare të periudhës së Holokaustit kishte zbuluar se vetëm 300 nga 5570 llogari të huaja nga llogaritë në fjalë, dhe që përmbanin 12 milionë dollarë mund t’u gjendej origjina.

 

Klientët e parë

Klientët e parë të bankave zvicerane ishin mbretërit e Francës, të cilët e vlerësonin shumë maturinë e kreditorëve të tyre. Bankierët e Gjenevës, të cilët ishin protestantë, ishin më së shumti me origjinë franceze dhe të përzënë pas Revokimit të Dekretit të Nantës nga Luixhi XIV në vitin 1685. Duke lënë pas persekutimin që kishin përjetuar në Francë ata filluan të financonin mbretin e Francës nga Gjeneva. Në atë kohë, nuk kishte huamarrës më të mirë se vetë mbreti, i cili kishte mundësi të paguante borxhet e tij dhe kishte nevojë për shuma të mëdha parash. Një prej pjesëve të para të legjislacionit që rregullonte fshehtësinë e bankave daton pikërisht në këtë periudhë. Në vitin 1713, Këshilli i Madh i Gjenevës adoptoi disa rregulla bankare, të cilat përcaktonin detyrimin e bankierëve për “të mbajtur një regjistër me transaksionet e klientelës së tyre”. Sidoqoftë, atyre nuk u lejohej që të jepnin informacione përveç se vetë klientëve në fjalë. Zvicra u bë kështu, një azil politik dhe financiar për ato që u largoheshin trazirave politike që kishin pllakosur kontinentin. Zvicra ofroi një parajsë të sigurt e me përfitim për depozitat e fisnikëve që i shpëtuan Revolucionit, si dhe për qeveri të ndryshme që do të fillonin t’i drejtoheshin bankave të Zvicrës në shekullin XIX e deri në ditët e sotme.

 

Origjina e fshehtësisë

Fshehtësia që karakterizon bankat zvicerane ka mbrojtur rezervat financiare të depozituara aty prej më shumë se 300 vitesh. Bankierët e Gjenevës ishin bankierët e mbretit francez dhe teksti i parë i shkruar mbi fshehtësinë e bankave daton në vitin 1713. Luixhi XVI, madje ka pasur një bankier zviceran, Jacques Necker të emëruar si drejtor i përgjithshëm i financave franceze. Deri në vitin 1934, fshehtësia e bankave mbulohej me direktiva të ndryshme në kodin civil zviceran dhe atë të punës. Sistemi ligjor i Gjykatës Federale e vendosi me këmbëngulje në praktikë fshehtësinë e bankave, saqë nëse një klient do të binte viktimë e shkeljes së sekretit ai mund të dëmshpërblehej nga banka. Ligji federal mbi bankat u miratua në vitin 1934 dhe citonte se shkelja e fshehtësisë së bankës konsiderohej krim. Një bankier që zbulonte të dhëna mbi klientët mund të ndëshkohej me burgim. Kështu u forcua dhe më shumë mbrojtja e sferës private të depozituesve. Një arsye se pse mbrojtja e të dhënave u përforcua është se krizat e vitit 1931 çuan në intensifikimin e shkëmbimit të kontrollit të huaj në Gjermani. Hitleri nxori një dekret sipas të cilit, çdo gjerman me kapital të huaj do të dënohej me vdekje ndaj dhe Gestapoja filloi spiunazhin në bankat zvicerane. Kur tre gjermanë u dënuan me vdekje, bankat zvicerane u bindën për nevojën e përforcimit të fshehtësisë. Një arsye tjetër e përforcimit të fshehtësisë në bankat zvicerane ishte çështja “Basler Handelsbank” në vitin 1932, kur u zbulua se mbi dy mijë pjesëtarë të elitës franceze kishin llogari në Zvicër. Majtistët francezë shfrytëzuan rastin për të denoncuar programin e qeverisë Herriot. Në vitin 1984, zviceranët vendosën me shumicë votash që të ruhej fshehtësia e bankave.

 

Bankat më të mëdha

Në Zvicër figurojnë 408 banka të autorizuara, të cilat variojnë nga “Dy Bankat e Mëdha” e deri tek bankat vogla që përmbushin nevojat e një komuniteti të vetëm, ose të disa klientëve të veçantë. “UBS”, dhe “Credit Suisse” janë bankat më të mëdha të Zvicrës dhe kanë më shumë se 50 përqind të depozitave të vendit; secila prej këtyre bankave ka një rrjet të zgjeruar degësh në gjithë vendin dhe në shumë qendra ndërkombëtare. Për shkak të “UBS” u krijua në qershor të vitit 1998, kur “Union Bank” e Zvicrës, e themeluar në vitin 1862 dhe Korporata e Bankës Zvicerane, e themeluar në vitin 1872, u shkrinë në një. Me bazë në Zyrih dhe Bazel, kjo është banka më e madhe e Zvicrës. Ka shtatë zyra kryesore në gjithë botën dhe degë në të pesë kontinentet. “Credit Suisse” është banka e dytë më e madhe në vend. Me degë kryesore në Zyrih, ajo u themelua në vitin 1865 dhe ka mbi 40 mijë punonjës. “Credit Suisse Group” ofron veprime bankare private, veprime bankare investimi dhe shërbime menaxhimi asetesh. Banka Kombëtare Zvicerane shërben si banka qendrore e vendit. E themeluar nga Akti Federal mbi Bankën Kombëtare Zvicerane ajo filloi të funksionojë më 20 qershor 1907.

 

Bankat private

Termi “bankë private” i referohet një banke që ofron shërbime private bankare dhe në formën e saj ligjore është një partneritet. Bankat e para private u krijuan në vitin 1700 në Zvicër dhe disa prej tyre janë akoma në duart e familjeve origjinale që i themeluan, si “Hottinger” dhe “Mirabaud”.

 

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Në botën e nëndheshme të internetit


 

Kriminelët e internetit, futen në sistemet e të tjerëve, manipulojnë kompjutera privatë, vjedhin sekretet e firmave, numrat e llogarive, fjalët-kyçe, informacionet e kartave të kredive. Ata shihen si mercenarë të botës moderne të kompjuterit. Ata sulmojnë me synim të qartë përdoruesit privatë të internetit, bankat dhe firmat e çdo lloji dhe të çdo madhësie. Qëllimi është vjedhja e sekreteve të firmave, manipulimi i kontove ose paralizimi i faqeve të internetit. Të gjitha këto bëhen me porosi të klientëve që paguajnë mirë.

San Petërsburgu është kryeqyteti i freaks-ave rus të internetit. Çdo vit ata takohen këtu në konkursin më të madh të hacker-ave që zhvillohet në vend, atë që quhet “Chaos Constructions”.

Një sallë e madhe e errët. Dhjetëra të rinj janë ngulur mbi laptop-et e tyre. Ajri është i rëndë. Pjesëmarrësit duhet të futen në sisteme që janë realizuar ekstra për këtë aktivitet. Profesionistët e teknologjisë së informacionit, kërkojnë gabimet në sistemin e sigurisë. Dy ditë rresht, pa gjumë. Ata vetë nuk flasin me dëshirë për punën e tyre. Informacionet i jep organizatori Anton. “Nëse flisni me një nga këta djem në rrugë, me siguri nuk do të dini për çfarë të flisni. Këta janë njerëz shumë të mbyllur, që interesohen vetëm për botën e kompjuterave”.

Një prej këtyre djemve të këqinj e takojmë në Moskë. Ai quhet Alex, është në mes të njëzetave, me mantel të ti dhe syze dielli. Ai më merr me vete në një nga sulmet që bën si hacker.

Kjo ndodh në makinë. Alex-i dhe miqtë e tij hacker-a gjejnë dhe futen në rrjete interneti pa kabëll që ndodhen në rrethinat e qytetit dhe prej atje përpiqen të vjedhin kontot – online të një banke ruse. Aksioni zgjat gati një orë dhe përfundon pa sukses, sepse banka lëshon alarmin dhe bllokon disa transferta të manipuluara parash. Hacker-i Alex nuk e prish gjakun: “Rreziku që të kapesh është aktualisht shumë i vogël. Ne kërkojmë nëpërmjet një rrjeti të huaj pa kabëll. Do kohë deri sa policët të vijnë deri këtu. Prej këtu ne mund të largohemi shpejt. Janë të tjerë ata që i sjellin paratë tek ne në dorë”.

Numri i kriminelëve në internet si Alex-i ka arritur në Rusi rreth 20 mijë. Puna është e vështirë, thotë Alex-i, të rrish dhjetë orë në rrjet, të provosh prodhime të reja elektronike dhe programe kundër viruseve, të ndjekësh lajmet e fundit në sektorin e teknologjisë së informacionit. Herë pas here të bësh sulme pa përfitime, por për sport, për të mbetur në formë.

Alex-i nuk punon i vetëm. Ai është pjesë e një bote të organizuar ilegale. Takimi bëhet në forume interneti. Atje kriminelët ofrojnë shërbimet, atje marrin dhe porositë. Gjysma e sulmeve drejtohen ndaj objektivave që ndodhen në BE, Kanada dhe SHBA. Vrasje ndërgjegjeje nuk kanë, thotë Nikita Kislizin. Ai është kryeredaktor i revistës ruse “Hacker”. “Ata mendojnë: Unë nuk kërcënoj askënd me thikë. Unë vetëm tërheq para në monedhë të huaj, nga kontot e njerëzve të panjohur. Për raste të tilla paguajnë sigurimet”.

Zilja e alarmit në një firmë sigurie në internet, e grupit IB në Moskë. Një klient është duke u sulmuar. Firmat në Rusi nuk i besojnë policisë, thotë 24-vjeçari Ilja Sachkov, shef i firmës. “Menjëherë me thirrjen e klientit ne nisemi. Policia nuk i merr seriozisht gjëra të tilla dhe vjen pas 30 ditësh”.

Ekipi ruan klientët nga sulmet dhe kërkon dorasit me ndihmën e teknikave speciale. Të gjitha informacionet i jepen klientit. Pastaj ai njofton policinë, ose nuk e bën as këtë.

Për shkak të mangësive të teknikës dhe të personelit, policia ruse e internetit mund të ndjekë vetëm një pjesë të vogël të krimeve në internet. Edhe kur hacker-at kapen, dënimi është i ulët. Korrupsioni në gjykata dhe në polici janë një nga arsyet pse krimi në internet lulëzon në Rusi.

 

Përse shkenca Perëndimore pushtoi botën


 

Ian Morris


 

Trinity College, Cambridge, 1669

Isak Njuton fërkoi sytë. Ishte i lodhur por i emocionuar pas një tjetër dite të gjatë duke pastruar lente në Zyrën Astrokalendarike Kineze, ku punonte si asistent laboratori. Zyra ziente për një teknikë të re matematikore që drejtori i ri i saj, Mei Uending sapo kishte sjellë nga Pekini.

Duke përdorur këtë metodë të re, Mei pretendonte se mund të përllogariste ligjet e lëvizjes së trupave qiellorë dhe që Perandori në Pekin shpresonte që do të habiste kaq shumë sundimtarët e prapambetur të Europës me superioritetin e dijeve konfuciane, saqë këta do të mirëprisnin ekspansionin e tregtisë globale të Kinës.

Mei dhe Perandori do të zhgënjeheshin. Oborrtarët e Mbretit Karli II në Londër e kishin më shumë mendjen tek grindjet supersticioze, sesa tek gjetja e të vërtetës dhe kështu që i dëbuan shkencëtarët kinezë. Njutoni, i frymëzuar nga bukuria e matematikës së Meit, ia kushtoi jetën përpjekjeve për të treguar që në të vërtetë ai kish ofruar çelësin e universit – por më kot. Në vitin 1704, Mei u kthye në Pekin, për të nxitur revolucionet industriale dhe shkencorë që do t’i jepnin Kinës kontroll global. Njutoni qëndroi në Kembrixhin e ftohtë, i zemëruar dhe i harruar…

Sigurisht, gjërat nuk shkuan në këtë mënyrë. Njutoni dhe Mei janë realë, por Kina nuk solli teknika të përparuara në Europën e shekullit 17. Ishin astronomët europianë që çuan teknikat e tyre në Kinë. Karli II nuk i dëboi shkencëtarët kinezë, por Perandori kinez Kangxi dëboi europianët dhe më e rëndësishmja, shkenca kineze nuk solli dominim global nga ana e Lindjes: shkenca europiane ia siguroi këtë Perëndimit.

Atëherë, si përfunduam në një botë ku Njutoni dhe jo Mei themeluan fizikën klasike? Ku Britania dhe jo Kina përjetoi revolucionin e parë industrial? Dhe ku bombat atomike amerikane sheshuan Hiroshimën dhe Nagasakin dhe nuk ndodhi e kundërta?

Shkurt, përse shkenca ka qenë Perëndimore?

Ekzistojnë teori të panumërta. A janë perëndimorët thjeshtë më të mençur se pjesa tjetër? A mos është ndikimi i logjikës së grekëve të lashtë? Pavarësisht dukjes, a mos vallë feja Perëndimore i lë më shumë hapësirë shkencës? A mund të jetë thjesht fat? Në fund të fundit, Kina, Korea e Veriut, Pakistani dhe India kanë të gjithë sot armë bërthamore, astronautët kinezë kanë ecur në hapësirë, dhe shkenca e robotëve është po aq e përparuar në Korenë e Jugut dhe Japoni sa edhe kudo tjetër mbi tokë. Dominimi Perëndimor në shkencë mund të ketë qenë një fazë që mund të përfundojë shumë shpejt.

Testimi i këtyre teorive kundrejt historisë mund të kërkojë një kthim pas në fillimet e njerëzimit dhe një xhiro përreth planetit. Nuk është habi që historianët pengojnë në këtë masë. Për t’iu përgjigjur kësaj, ata duhet të marrin këshillën që biologu evolucionar Jared Diamond dhe politologu James Robinson ofruan në një nga numrat e revistës New Scientist të këtij viti dhe të sillen më shumë si shkencëtarë të shkencave natyrore. Ne mund të shkojmë dhe më tej dhe të argumentojmë që historia është shndërruar në një nënfushë të biologjisë, fokusuar në sjelljen e një kafshe të vetme, Homo sapiens-it.

Për të treguar këtë na duhet të sprapsemi nga detajet. Tri gjëra të mëdha të bëhen menjëherë të qarta: së pari, kudo ku i gjejmë, njerëzit ngjajnë shumë; së dyti, falë biologjisë së përbashkët, historia është shpalosur pak a shumë përgjatë të njëjtave linja në të gjithë botën; së treti, historia nuk është shpalosur me të njëjtin ritëm në të gjithë globin.

Observacioni i tretë na thotë përse shkenca ka qenë Perëndimore dhe përse mund të mos mbetet e tillë edhe për një kohë të gjatë. Arsyet nuk kanë fare të bëjnë me racën, kulturën, fenë apo burrat e mëdhenj që kanë jetuar mbi tokë. As edhe nuk kanë të bëjnë shumë me fatin. Por, kanë të bëjnë me një forcë e cila është gjithashtu shumë themelorë në biologji me gjeografinë.

Nëse hedhim sytë pas 12 mijë vjet, më parë kur bota nisi të ngrohej pas spazmës së fundit të Epokës së Akullnajave, ne shohim se gjeografia është e padrejtë, pasi vende të ndryshme zhvillohen me shpejtësi të ndryshme. Në të ashtuquajturat “lartësi fatlume”, një rrip që shtrihet nga Kina në Mesdhe, në Botën e Vjetër dhe nga Peruja në Meksikë, në Botën e Re, klima, topografia dhe ekologjia “bashkëpunuan” 12 mijë vjet më parë për të lejuar evolucionin e një numri shumë të lartë bimësh dhe kafshësh që mund të zbuteshin.

Kjo gjë rriti së tepërmi furnizimin me ushqime për qeniet njerëzore dhe për arsye se njerëzit janë pak a shumë të njëjtë kudo ku i gjejmë, ishte pikërisht në këto lartësi ku qeniet njerëzore zbutën fillimisht bimë dhe kafshë. Të furnizuar me këta burime, këto do të ishin edhe vendet ku gjatë 10 mijë viteve të ardhshëm njerëzit do të krijonin qytetet e para të botës, shtetet dhe perandoritë.

Popujt në Australi, Siberi apo në Afrikën nën Sahariane u morën me gjueti dhe grumbullime jo sepse ishin më dembelë, më budallenj apo më shumë të përshtatur me natyrën se të tjerët, por sepse gjeografia u kishte dhënë vendeve ku jetonin më pak burime, kështu që zbutja kërkonte më shumë kohë.

Gjeografia nuk ka qenë e barabartë as edhe brenda të njëjtave lartësi. Zona që arkeologët e quajnë “anët kodrinore” përreth luginave të Eufratit, Tigrit dhe Jordanit në Azinë jugperëndimore kishin një përqëndrim veçanërisht të lartë bimësh dhe kafshësh të përshtatshëm për t’u zbutur. Këtu, diku rreth vitit 9500 para Krishtit u krijuan fermerët e parë të botës; këta u bënë urbanë diku rreth vitit 3500 para Krishtit dhe imperialistë rreth vitit 750 para Krishtit.

Deri në vitin 500 para Krishtit, ata kishin zhvilluar format e para të asaj që mund ta quajmë shkencë. Teksa popullsia rritej në numër, qendrat bujqësore në Eurazinë perëndimore zgjeroheshin, duke sjellë bujqësinë, qytetet, shtetet, perandoritë dhe protoshkencën në të gjithë Europën, duke u shndërruar më në fund në qytetërimin që ne e quajmë “perëndim”.

 

Prapambetje

 

Kina, Lugina Indu e Pakistanit, Meksika dhe Peruja dolën të gjitha nga Epoka e Akullnajave me një përqëndrim më të ulët bimësh dhe kafshësh të zbutshme. Në secilin rast, bujqësia u zhvillua disa mijëvjeçarë më vonë, me qytetet, shtetet dhe perandoritë që u krijuan edhe ato më vonë. 2000 vjet më parë, një grup i vazhdueshëm perandorish agrare, përgjatë lartësive fatlume nga Roma deri në dinastinë Han në Kinë; në Amerikë Teotihuakan, Majat, Moshetë ndiqnin të njëjtën rrugë.

Roma, trashëgimtarja e qendrës më të lashtë në skajin perëndimor të Eurazisë mbeti rajoni më i madh dhe më i pasur, si dhe shtëpia e kulturës më të fortë shkencore. Atëherë, a është kjo arsyeja përse shkenca konsiderohet një produkt Perëndimor? A nderojmë ne Njutonin dhe jo Mein thjesht sepse Perëndimi përfitoi nga një avantazh 2000 vjeçar të cilin gjeografia ia dhuroi në përfundim të Epokës së Akullnajave?

Realiteti është disi më i komplikuar. Mendoni pak: nga viti 500 deri në 1500, shkenca kineze udhëhiqte botën me shkencën myslimane që ishte shumë më pas dhe atë europiane që qëndronte edhe më prapa. Roli i gjeografisë këtu është kompleks, ajo udhëheq historinë, por jo në mënyrë direkte. Ndërkohë që gjeografia dikton shpejtësinë me të cilën zhvillohen pjesë të ndryshme të botës, shpejtësia e zhvillimit në të njëjtën kohë dikton kuptimin e gjeografisë.

Për të ilustruar këtë, shihni Europën Perëndimore, e shtrirë deri në ujërat e ftohtë të Atlantikut të Veriut. Pesë mijë vjet më parë, gjeografia u jepte një disavantazh të madh kësaj cope të madhe toke. Ishte shumë larg nga qendrat e veprimit në Egjipt dhe Mesopotami, aty ku njerëzit po ndërtonin qytetet e parë të botës, shkruanin epikat e para, dhe zhvillonin luftërat e para të organizuara. Gjeografia po e linte të prapambetur Europën Perëndimore.

Por, kalojmë me shpejtësi dhe shkojmë 500 vjet më parë, dhe shohim që po e njëjta gjeografi po e bënte Europën Perëndimore të pasur dhe të fuqishme. Ndërkohë që pushtuesit gjermanikë, arabikë dhe turkë po luftonin mbi rrënojat e Romës, një perandori e re kishte ribashkuar Kinën, duke i dhënë shkëndijën ndezëse shekujve të tërë përparimesh shkencorë. Mes tyre ishin dhe dy shpikje të shekullit 13: anije që mund të përshkonin oqeane dhe armë që mund të qëllonin njerëzit, që marinarët ndeshnin në anën tjetër. Të gjithë i panë si të dobishme mjetet e reja dhe këto u përhapën me shpejtësi në të gjithë Eurazinë. Por teksa përhapeshin, ato ndryshuan kuptimin e gjeografisë.

Krejt papritur, disavantazhet e vendndodhjes në buzë të Atlantikut u kthyen në një avantazh. Marinarët europianoperëndimorë duhej të përshkonin gjysmën e distancës së atyre kinezë për të shkuar në Amerikë. Përpara shpikjes së anijeve që përshkonin oqeane, kjo nuk kishte rëndësi, por tashmë që anijet ekzistonin, u bë shumë e rëndësishme. Duke qenë se të gjithë njerëzit janë pak a shumë njësoj, gjeografia tashmë diktonte që do të ishin europianoperëndimorët dhe jo detarët më të mëdhenj të botës së hershme, pra kinezët, që do të zbulonin, kolonizonin dhe plaçkisnin Amerikat. Marinarët kinezë ishin po kaq të guximshëm, kolonët e tyre po kaq depërtues, por tashmë gjeografia ishte në anën e Perëndimit.

Kështu që, ishin europianët dhe jo kinezët që krijuan një lloj ekonomie të re tregu detare, duke shfrytëzuar avantazhet krahasues mes kontinenteve dhe ishin europianët dhe jo kinezët që shihnin përfitim në shpjegimin si funksiononin erërat dhe dallgët. Kështu erdhën një seri arritjesh intelektuale, që prodhuan mënyra më të mira të matjes dhe llogaritjes, si dhe kyçet së kodeve të fizikës, kimisë dhe biologjisë. Kjo gjë nxiti një revolucion shkencor në Europë dhe jo në Kinë. Deri në vitin 1800, shkenca dhe ekonomia e tregut po krijonin stimuj dhe shanse për sipërmarrësit perëndimorë që të mekanizonin prodhimin dhe të nisnin të shfrytëzonin fuqinë e madhe të lëndëve djegëse. Edhe një herë, ishte Perëndimi (Britania) dhe jo Kina apo Japonia që patën një revolucion industrial dhe që mësuan si ta projektonin në nivel global fuqinë e tyre.

Kjo marrëdhënie mes gjeografisë dhe zhvillimit shoqëror zbulon përse shkenca ka qenë një veprimtari Perëndimore dhe mund të na japë gjithashtu ide për atë çfarë mund të ndodhë, teksa motorri i gjeografisë, biologjisë dhe zhvillimit shoqëror vazhdon të punojë. Deri në vitin 1900, një ekonomi globale e dominuar nga britanikët kish tërhequr burimet e mëdha të Amerikës së Veriut, duke e konvertuar SHBA-në nga një vend i prapambetur në një qendër globale. Deri në shekullin 20, një ekonomi globale e dominuar nga SHBA-ja kish afruar burimet e Azisë, duke e shndërruar Japoninë “tigrat e Azisë” dhe Kinën e Indinë në qendra globale.

Në librin tim “Përse Perëndimi udhëheq për momentin” jam përpjekur të kuantifikoj historinë e zhvillimit shoqëror, që sugjeron që nëse ndryshimi vazhdonte dhe në shekullin 21 me të njëjtën shpejtësi si në shekullin 20, atëherë Lindja do ta arrijë Perëndimin në vitin 2104 për të qenë të saktë. Por nëse ritmi i ndryshimit vazhdon të përshpejtohet siç ka bërë që nga shekulli 15, atëherë mund të ndodhë që dominimi global dhe qendra shkencore e gravitetit të botës të zhvendoset në Azinë lindore jo më vonë se viti 2050.

E qartë deri këtu, përveç një detaji jo të rëndësishëm. E kaluara tregon që ndërkohë që gjeografia i jep formë zhvillimit të shoqërive, zhvillimi gjithashtu i jep formë kuptimit të gjeografisë dhe në shekullin 21 kuptimet e gjeografisë duket se ndryshojnë më me shpejtësi se asnjëherë. Nëse prirjet aktuale teknologjike vazhdojnë, rritja eksponenciale në shkencat kompjuterike dhe ndërlidhje mund ta zhveshin gjeografinë nga kuptimi i saj, duke e sheshuar botën dhe duke ia hequr krejt kuptimin Lindjes dhe Perëndimit. Por tendencat aktuale në problemet globale si përhapja bërthamore, ndryshimi i klimës, migrimi në masë, epidemitë dhe furnizimi me ujë dhe ushqime mund të bëjë që këta të dalin më me shpejtësi nga kontrolli.

Shekulli 21 do të jetë një garë mes transformimit mbarëbotëror dhe katastrofës mbarëbotërore secila në një shkallë të paimagjinueshme. Cilido që të fitojë, me shumë gjasa 100 vitet e ardhshëm do të sjellin më shumë ndryshime se sa 100 000 vitet e fundit.

Ndoshta mësimi i vërtetë i historisë është që deri në kohën kur Lindja të ketë lënë pas Perëndimin, nuk do të ketë më rëndësi nëse ka qenë Njutoni, dhe jo Mei, babai i fizikës klasike.

Lufta e monedhave


 

Claudi Pérez

 

El País

 

Në Uashington, në Rrugën Nëntëmbëdhjetë dallohen ndërtesa me dritare të mëdha, dyer të mbyllura si dhomat e varrimit të egjiptianëve të lashtë, prej të cilave herë pas here del një burrë i veshur me kostum ngjyrë gri. Duket sikur del nga një pikturë e Eduard Huper. Asgjë për t’u mbajtur mend, po të mos ishte fakti që këtu ndodhen disa prej institucioneve më të rëndësishëm të botës: nga njëra anë është Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga ana tjetër Banka Botërore dhe ministrat e Ekonomisë që hyjnë e dalin nga një samit i G20 apo G7. Pak më tutje është Departamenti i Thesarit i SHBA dhe diku pranë Shtëpia e Bardhë. Kjo zonë është pak si sallë kontrolli e ekonomisë botërore, vendi i komandës prej ku piloti vendos drejtimin që duhet të marrë për të përballuar rreziqet që shfaqen nga një rimëkëmbje e brishtë. Kriza është një virus që ndryshon. Këtë herë rreziku është një ndeshje me goditje të zhvlerësimeve të monedhave, që mund të degjenerojnë në një luftë tregtare. Edhe një herë rikthehet spektri i depresionit të madh. Pra, Rruga Nëntëmbëdhjetë duhet të jetë vendi më i përshtatshëm për të mësuar si duhet dalë nga kapitulli i ri i krizës.

Por, në këtë rast piloti që drejton kabinën e komandës është në anën tjetër të botës, në Kinë. Mutacioni i pestë i krizës, që në fillim goditi tregun e shtëpive, më pas financën, pastaj industrinë dhe bilancet publikë, e ka vendosur ekuilibrin e brishtë të kapitalizmit global në duart e një vendi me kapitalizëm sui generis. “Vetëm Pekini mund ta zgjidhë këtë situatë”, ka thënë Xhorxh Soros, një njeri që për valutat di diçka: në vitet nëntëdhjetë, financieri amerikan me origjinë hungareze ka spekuluar kundër stërlinës angleze, duke gjunjëzuar Bankën e Anglisë. “Ekziston rreziku i një lufte tregtare”, ka thënë Soros. “Do të ishte një fakt vërtetë i rëndë për ekonominë globale. Vetëm Kina mund të nisë një proces bashkëpunimi ndërkombëtar për t’u dhënë funud tensioneve përmes rivlerësimit të monedhës së saj”.

Përplasja ishte e fshehur. Prej kohësh Kina e mban të ulët këmbimin e juanit që, sipas disa studimeve, duhet të ketë një vlerë 20-40% më të lartë. Pekini, veç të tjerash, ka vendosur kontrolle të hekurt mbi hyrjen dhe daljen e kapitaleve. E gjithë kjo nuk është diçka e re, por me ekonominë globale në gjunjë prej tre vitesh, politika kineze ka shkaktuar tensione të fortë.

Duke ruajtur një taksë të dobët këmbimi, Pekini favorizon eksportet e tij dhe regjistron teprica të mëdha tregtare. Në Azi, vende të tjerë në zhvillim kanë ndjekur shembullin e tij dhe ia kanë dalë të kapërcejnë recesionin.

Ana tjetër e medaljes janë Shtetet e Bashkuara, jo në gjendje të konkurrojnë me Kinën dhe të dënuar me një deficit tregtar që pengon rimëkëmbjen e ekonomisë. Por në këtë konflikt askush nuk është i pafajshëm, duke parë që edhe Uashingtoni po përpiqet të zhvlerësojë monedhën e tij, në mënyrë jo aq të dukshme ndoshta, por në fund të fundit Shtëpia e Bardhë po bën të njëjtën lojë pavarësisht kritikave të forta ndaj Kinës.

Në mes janë të gjithë të tjerët. Vendet në zhvillim duhet të mbajnë të ulët vlerën e monedhave të tyre për të mos humbur kuota të eksporteve, por edhe vendet e zhvilluar synojnë në tregjet e huaj, duke parë që zgjedhja për të shëndoshur bilancet publikë penalizon kërkesën vendase. Megjithatë, eksportet e vendeve të pasur pengohen nga vlera shumë e lartë e valutave të tyre. Pra, është një luftë e të gjithëve kundër të gjithëve.

Të pasurit kundër të varfërve: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian rrisin presionin mbi Kinën. Të varfërit kundër të pasurve: Kina dhe vendet e tjerë në zhvillim sillen si tregtarë dhe vazhdojnë të zhvlerësojnë monedhat pavarësisht kritikave. Të pasurit kundër të pasurve: Gjermania ankohet sepse Shtetet e Bashkuara kritikojnë zhvlerësimin, por më pas vazhdojnë të injektojnë likuiditete në ekonominë e tyre. Dhe të varfërit kundër të varfërve: vendet në zhvillim të Azisë dhe të Amerikës Latine janë të detyruar të marrin pjesë në këtë garë të zhvlerësimit për të qëndruar kompetitivë.

Deri tani ka patur vetëm fërkime të vogla. Problemi do të ndërlikohet nëse të gjithë do të zgjedhin rrugën e zhvlerësimit: në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke blerë apo shitur valuta në një treg që lëviz katër mijë miliardë dollarë në ditë, apo në mënyrë më të fshehur, duke ulur koston e parasë dhe duke blerë tituj shtetërorë. “Nëse këto ndërhyrje do të përgjithësohen dhe do të vendosen limite ndaj qarkullimit të kapitaleve dhe masa proteksioniste, do të kemi një problem serioz”, thotë Daniel Gros, studiues në Qendrën për Kërkime të Politikave Ekonomike në Bruksel. Por në të vërtetë problemi tashmë ekziston. Japonia, Brazili, Korea e Jugut, Taivani, Malajzia, Tailanda, Filipinet, Zvicra, Britania e Madhe, Kina dhe SHBA kanë hyrë në këtë rrugë, që drejtori i FMN, Dominik Shtraus Kahn e konsideron “një luftë apo një betejë”: fjalë të forta, të justifikuara nga fakti që shumë shtete, tashmë “kanë filluar të përdorin monedhën e tyre si një armë”.

 

Veprimtari spekulative

 

Edhe nëse Fondi i referohet mbi të gjitha Kinës, problemi është më kompleks. “Duhet të shqyrtohen edhe politikat monetare të bankave të mëdha qendrore (si ato të SHBA, BE dhe Japonisë) dhe rikthimi i veprimtarisë spekulative, por për këtë FMN nuk flet asnjëherë”, thotë ekonomisti Xhejms K. Galbreith, djali i Xhon K. Galbreith, njëri prej studiuesve më të rëndësishëm të Depresionit të Madh. Duket sikur beteja e monedhave do të shkojë larg.

Për të zhvilluar ekonominë e saj, Kina ka synuar tek eksportet, kështu që ruajtja e një juani të ulët është faktor thelbësor: një taksë më e lartë këmbimi do të provokonte mbylljen e shumë fabrikave që prodhojnë mallra për eksport. Dhe rritja e papunësisë do të ishte e vështirë të menaxhohej, sepse problemeve normalë që burojnë prej mungesës së vendeve të punës Kina duhet t’u shtojë edhe ato që lidhen me legjitimitetin e pushtetit politik, që bazohet edhe në sukseset ekonomikë. “Ndoshta presionet e vendeve të tjerë, si kërcënimi për veprime proteksioniste nga ana e Kongresit amerikan, do të arrijnë të përshpejtojnë pakëz rivlerësimin e juanit, por nuk do të bindin Pekinin që të ndryshojë sjelljen”, shpjegon Tomas Balinjo, ekonomist dhe ish-zëvendësdrejtor i Fondit.

Në të vërtetë, në qershor Kina i zbuti kontrollet mbi normën e vet të këmbimit, por në këto muaj juani është rivlerësuar me vetëm 2 përqind. Pekini duket sikur po ndjek në letër thënien e lashtë që kush ecën ngadalë, shkon larg: problemi është që për komunitetin ndërkombëtar vëzhgimi i evolucionit të juanit është njësoj si të presësh të mbijë bari. Fituesi i Çmimit Nobel, Pol Krugman, Daniel Gros dhe të tjerë ekonomistë thonë se ka ardhur momenti që të lihet mënjanë diplomacia dhe të përdoren qëndrimet e forta: sipas tyre, Presidenti Obama duhet që të mos lejojë kinezët të blejnë bono thesari amerikane, duhet të vendosë kontrolle mbi kapitalet apo të miratojë masa proteksioniste kundër produkteve kinezë, një mundësi e diskutuar në javët e fundit nga Kongresi amerikan. Pra, është koha për të kaluar në raprezalje. Për momentin, presionet diplomatike nuk po japin rezultate. Kina ka rezerva monetare për më shumë se dy mijë miliardë euro, që i japin një qetësi të caktuar financiare. Qeveria e saj ka përballuar me sukses recesionin: masat kundër krizës kanë funksionuar dhe tani tërhiqen gradualisht për të shmangur shëprthimin e fluskave spekuluese. Veç të tjerash, Pekini përpiqet të nxjerrë mësime nga historia e çrregullimeve valutorë. Pas marrëveshjeve të viteve tetëdhjetë, për shembull, kur vendet e zhvilluar shkaktuan zhvlerësimin e dollarit amerikan, jeni japonez pësoi një vlerësim të menjëhershëm duke shkaktuar një stanjacion prej ku ekonomia e Japonisë nuk doli dot më.

Por kinezët mund të përmendin edhe fakte të mëvonshëm për të mbrojtur pozicionin e tyre: në fundin e viteve nëntëdhjetë, gjatë krizës monetare që tronditi juglindjen e Azisë, Pekini kontribuoi për të kapërcyer stuhinë pikërisht duke mbajtur stabël vlerën e juanit. “Çfarë i kërkojmë Kinës? Rivlerësimi i monedhës së saj do të shkaktonte probleme të mëdha dhe rritja ekonomike do të ngecte kudo”, thotë Guilermo Kalvo, ekonomist i Universitetit të Nju Jorkut. “Kam ndjesinë që Pekini do të vazhdojë në rrugën e vet dhe do të vazhdojë të vlerësojë juanin gradualisht. Dhe ndoshta kjo është zgjidhja më e mirë”.

 

Çrregullime sociale

 

Me apo pa kërcënime, duket se gjërat kështu do të shkojnë. Në 7 tetor në Bruksel, Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe ministrat e Eurogrupit pritën kryeministrin kinez Xhiabao, të cilit i bënë sërish kërkesat për të hapur rubinetin e normës së këmbimit në mënyrë që rimëkëmbja ekonomike në Europë të jetë më e shpejtë. “Mos iu bashkoni këtij kori kërkesash”, u përgjigj Xhiabao. “Një vlerësim i shpejtë i juanit do të provokonte mbylljen e fabrikave, punëtorët do të ktheheshin në fusha dhe do të kishim trazira sociale. Nuk është mirë për askënd një Kinë që vuan”.

Nuk duket e lehtë që gjiganti aziatik të ndërrojë mendje. Në 8 tetor, presidenti i bankës qendrore kineze, Zhou Hsiaoshuan iu përgjigj me një farë ironie pyetjeve të gazetarëve mbi problemet e tregut të valutës: “Nuk e njohim definicionin e saktë të luftës monetare”, tha ai. Ekziston një anektodë mbi Zhou që ilustron në mënyrë të përsosur pozicionin e Kinës: i pyetur për normën e këmbimit gjatë një takimi me bankierë të tjerë qendrorë dhe shumë ministra financash të vendeve të ndryshëm, Zhou u përgjigj se politika kineze e këmbimit kishte dhënë rezultate të mirë në një kohë të shkurtër, por që bënte kujdes për një ndryshim në një kohë afatmesme e afatgajtë. Pyetjes mbi kohëzgjatjen efektive të afatmesmes dhe afatgjatës, bankieri iu përgjigj shumë qartë: “Kina ka një histori katërmijë vjeçare”.

Sipas Luis Serven, ekonomist në Bankën Botërore, rikthimi i aktiviteteve spekuluese në tregjet financiare shpjegon lëvizjet e kapitaleve drejt vendeve në zhvillim, që ofrojnë më shumë shanse për investime, sepse rriten me shpejtësi dhe e kanë kaluar mirë krizën. “Vendosja e kontrolleve të kapitalit për të reduktuar këtë luks dhe shmangur fluskat është gjë e arsyeshme, por në të njëjtën kohë praktikisht e pamundur”, shpjegon Serven. Për të zhvlerësuar një monedhë, vazhdon ekonomisti, mund të synohet edhe tek masat për të shpenzuar më pak dhe kursyer më shumë. “Rreziku më i madh”, shton Serven, “është që të gjithë të hyjnë në një rreth vicioz të formuar nga zhvlerësime, kontrolle të kapitaleve dhe masa proteksioniste”.

Disa ekonomistë kanë folur për rreziqe të tjera që lidhen me Kinën. “Ka shkelje të vazhdueshme të pronësisë intelektuale”, thotë Visente Palardo, studiues në observatorin e ekonomisë ndërkombëtare në universitetin e Valencias. “Kinezët përdorin teknologjitë e arritura nga kompanitë e tyre falë aleancave me kompanitë shumëkombëshe në projekte të financuar nga shteti, si trenat me shpejtësi të lartë. Modeli kinez ka funksionuar shumë mirë dhe për këtë arsye do të jetë shumë e vështirë të ndryshohet. Mbi të gjitha, sepse Kina ka kuptuar që shumë vende të tjerë dhe në përgjithësi të gjithë fuqitë e mëdha, po përdorin sisteme të tjerë për të arritur po këtë rezultat, domethënë zhvlerësimin e monedhave të tyre”.

Presionet mbi Pekinin do të vazhdojnë. Komuniteti ndërkombëtar këmbëngul se Kina tashmë është shndërruar në një fuqi që duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Për këtë arsye i dha çmimin Nobel disidentit Liu Hsiaobo, duke shpresuar që të përshpejtojë në një farë mënyre një ndryshim politik dhe ditën tjetër G-7, G-20, SHBA dhe BE i kërkuan gjigantit aziatik më shumë përgjegjësi në menaxhimin e krizës së këmbimit.

Një tjetër pohim i faktit që ndoshta vetëm Kina do të arrijë të zgjidhë krizën. Modeli kinez, i përshkruar me shprehjen enigmatike “ekonomia sociale e tregut” zë një vend gjithnjë e më qendror në tregun monetar. Në fund të fundit, kriza ekonomike ka shumë fytyra. Dhe këto variante të njëpasnjëshme, ku njëri pjell tjetrin, ofrojnë shpesh kontraste të çuditshme.

Si arrin njeriu të shikojë yjet

Rrezet X, rrezet gama, mikrovalët, grimcat dhe kundërgrimcat – shumë nga këto mbetje që nga shpërthimi i parë i madh tregojnë se çka prej 14 miliardë vjetësh ka kaluar përgjatë universit

 


 

Për të parë nuk mjafton teleskopi i malit Palomar, që mbledh të njëjtin rrezatim si të një milion syve njerëzorë. Kështu është në një univers që është i përbërë nga dritë dhe hije, e ku përfundimi del se është e dyta ajo që mbizotëron. Nuk janë hija apo errësira një problem për astronomët, përkundrazi problem është asgjëja, e kundërta e tyre. Ashtu siç e demonstron Big-Bengu me dritën e tij të fortë i detyruar nga ligji i fizikës. Mes hapësirave më të errëta të universit, sytë rrotullohen gjithandej për të tentuar të shpjegojnë këtë lëndë dhe atë energji të errët që asnjeri nuk e shikon dhe që për më tepër ekziston, sepse kështu sigurojnë gjeometrinë e yjeve që lëvizin në tavolinën e bilardos së kozmosit. Kështu, duke harruar dritën nënkuptohet se kemi harruar sytë njerëzorë dhe valë të tjera në të cilat teleskopët e sotëm janë përqendruar. Rrezet X, rrezet gama, mikrovalët, grimcat dhe kundërgrimcat – shumë nga këto mbetje që nga shpërthimi i parë i madh tregojnë se çka prej 14 miliardë vjetësh ka kaluar përgjatë universit – e janë protagonistët e rinj të asaj që është quajtur astronomia e padukshme. Mbase e vetmia shkencë që ndërsa udhëton larg në hapësirë, udhëton ndërkohë edhe larg në kohë nga ku kërkon t’i afrohesh sa më shumë origjinës, me synimin për të imagjinuar sesi do të jetë fundi. Çfarë ka ngelur nga yjet e asaj kohe, pra të astronomisë së padukshme?

“Ja, atje janë gjithmonë. Mundemi t’i shikojmë që nga këtu”, thotë Paolo De Bernardis, astrofizikanti i La Sapiencës së Romës që më 1998 ka lëshuar në Antarktidë balonën Bomerang, me anë të cilës mund të arrish të futesh në brendësi të atmosferës dhe që aty të mbledhësh mikrovalët që ka formuar rrezatimi i fundit kozmik, duke analizuar kështu “Big Bengun”. Duke ndezur një ekran të zi me abshisa, ordinata dhe grafikë të cilët lëvizin lartë e poshtë: “Këto janë të dhënat që sateliti Plank sapo ka filluar t’i transmetojë që nga hapësira. Në muajin e njëzetë e tetë që sateliti do të jetë në hapësirë, ai duhet që të skanojë harkun e brendshëm të qiellit dhe të dizenjojë një hartë të shpërndarjes së rrezatimit të fundit kozmik. Nga gjurmimet e tij ne marrim pamje të universit në etapën e krijimit”. Ishin pikërisht mikrovalët e “Big Bengut”, të cilat u zbuluan rastësisht më 1964 nga dy radio-astronomë, të cilët ishin të bezdisur nga fishkëllima e përhershme në antenën e tyre, të cilët sugjeruan si ide të parë që universi në të shkuarën është zhvilluar në mënyrë konstante dhe duke u nisur nga rrjedha logjike, duhej të përfundonte në një pikë të përbashkët. Ndërkohë që teleskopi Plank mbledh me durim të dhëna në pikat më të ftohta të universit (“ku temperatura është dhjetë gradë nën zeron absolute”, thotë De Bernardis), teleskopi Agile, i prodhuar nga Agjencia Hapësinore Italiane, Instituti Kombëtar i Astrofizikës dhe Instituti Kombëtar i Fizikës Nukleare, ndjek shtegun drejt orbitës dhe në bord ka një “sy” të ndjeshëm me rreze X. Kolegu i tij Hershel po dizenjon hartën e kozmosit me ngjyra infra të kuqe nga ku edhe sateliti Fermi vëzhgon të njëjtën panoramë, por është i pajisur me sensor të ndjeshëm kundrejt rrezeve gama. “Të gjitha këto valë tregojnë historinë e universit. Secila nga këto valë e bën këtë gjë me anë të gjuhës së vet, por mesazhi që është në qendër është i njëjtë”, shpjegon Pierxhorxhio Pikoza i universitetit Tor Vergata, ndërkohë i ati i satelitit Pamela i ndërtuar në bashkëpunim me Infn dhe me ASI, ka mbledhur në Mars duke u nisur nga valët, sinjalet e para të lëndës së zezë. “Në fund të fundit me Big-Bengun ka nisur një eksperiment i madh i bërë nga natyra dhe që ne ende nuk mundemi ta interpretojmë. Mundemi të studiojmë për të kuptuar sesi lëvizin yjet dhe galaktikat. Por mund të shkojmë edhe përtej kësaj, mund të kërkojmë pyetje më të thella. Për shembull, cila është natyra e materies dhe e energjisë së zezë, që ne nga 23 deri në 73 përqind nuk arrijmë me anë të asnjë mënyre ta shpjegojmë”. Vrima e madhe e errët e dijeve tona lind nga qielli dhe përfundon duke prekur Tokën. “Për aq sa ne dimë, materia është e përbërë nga atome: protone, neutrone dhe elektrone. Fatmirësisht, e kemi kuptuar që me këtë model që kemi mundemi të shpjegojmë vetëm katër përqind nga e gjithë masa që e rrethon universin. Pjesa e mbetur? Mbi lëndën e errët kemi disa ide. Por për energjinë e errët ne nuk arrijmë as të imagjinojmë një përbërës”, hap krahët Antonio Masiero, drejtori i Infn në Padova. “Yjet”, shpjegon De Bernardis, “vazhdojmë t’i shikojmë, por nuk nisen më nga ato pyetjet e vështira”. Dhe, ashtu si drita kur është shumë e fortë ne mbulojmë sytë me dorë, kështu, vetëm një zgjidhje na shtyn që ta kërkojmë me ngulm qiellin dhe të gjejmë strehim poshtë në tokë. “Fuzioni nuklear që vjen nga brendësia e diellit lëshon neutrone. Dhe këto pjesë, të cilat janë më të përhapura në univers, mund të përfaqësojnë vetëm pak nga bilanci i fatit tonë. Masa e tyre përfaqëson me siguri ndryshimin mes një universi që zgjerohet në mënyrë të pafund dhe tjetrit që kthehet për të na takuar në mënyrë që të mbarojë përtypjen e madhe”. Teleskopët poshtë në malet e Abruzos, që ekzaktësisht 20 vjet më parë i ishin përkushtuar kërkimit, sot kanë edhe sensorë. Ashtu si Kubi i Akullt, një instrument ky që mundëson shikimin e neutroneve të cilit i shërben si mburojë një shtresë akulli në Antarktidë prej 1 mijë e 400 metra. Eksperimenti italian Nemo, po kërkon strehim tek rrezatimi i ambientit i cili përkulet deri në fund të detit larg në Kapo Pasero. “Nuk ka asgjë të çuditshme”, buzëqesh Koçia, “nëse Aristoteli fliste për një grup të çmendurish të cilët lumturoheshin në pafundësinë për të vëzhguar yjet. Ne jemi ata trashëgimtarë. Shikojmë dritën që hyn nga hyrja dhe që më pas reflektohet në sipërfaqe të ujit duke na treguar kështu sesi është bërë qielli”.

 

Sytë e Galileos dhe Hëna e kristaltë

Zbulimi që, ashtu siç e kuptoi menjëherë dhe Galileo, rrëzoi definitivisht rëndësinë e Tokës kundrejt elementëve qiellorë, do të mund të kishte hapur rrugën e pranimit të sistemit Kopernikan. Galileo menjëherë, i dërgoi një kopje Sidereus Nuncius dhe i kërkoi Keplerit t’i jepte një mendim mbi këtë teori, të cilën ky e mori më 18 prill 1610. Për 11 ditë ai shkroi një diskutim mbi Sidereus Nuncius, ku e mbronte dhe mbështeste Galileon, ndërsa e kritikonte atë se kishte vepruar vetëm me qëllim që të mahniste të tjerët dhe se kishte heshtur për emrat e paraardhësve që kishin mbështetur apo kontribuar në këtë teori (veç Kopernikut).

Mosmirënjohësi Galileo në fakt nuk denjoi t’i përgjigjet kërkesës së Keplerit për të pasur edhe ai mundësinë të kishte një mjet me të cilin mund të konfirmonte të dhënat dhe këtë ai duhej të priste deri në fund të gushtit 1611, ku më në fund arriti ta gjente një të tillë. Por menjëherë sapo arriti ta siguronte një teleskop, në dhjetë ditë vëzhgimi ai arriti të konfirmonte ekzistencën e planeteve mesatarë dhe filloi menjëherë të shkruante në mënyrë bujare një raport me vëzhgimet e tij për katër satelitë të Jupiterit për ta dëshmuar këtë. Përpara raportit të Keplerit, Galileo kishte pasur njohje të thella në matematikën e jezuitëve në Kolegjin Roman, nga të cilët kishte ikur në pranverën e vitit 1611: ndërsa për Sidererus Nuncius, i bënë nderime publike. Në Romë shkencëtari toskan ishte vlerësuar nga fisnikë dhe aristokratë: në veçanti u vlerësua nga princi Federiko Çezi në Akademinë Lincei, e cila ishte themeluar nga ai më 1603, gjithashtu u nderua nga Paolo IV me kusht që të qëndronte i heshtur gjatë kohës që ishte i pranishëm dhe publiku. Por jo të gjithë i pranuan në mënyrë entuziaste zbulimet e reja. Një farë Ludovik Kolombo duke bërë përpjekje të mëdha, në një letër me datë 27 maj 1611 i shkruante priftit Kristofor Klavio se Hëna të dukej sikur thyhej njësoj si Toka, por në brendësi të saj ajo në të vërtetë ishte “figura me zmalt të bardhë brenda si një top i madh kristali”. Galileo zbavitej duke kthyer përgjigje për këto gjëra, Xhalankone Xhalankonit i shkruante në një letër të lënë më 16 korrik 1611 dhe i thoshte se ishte e ligjshme të imagjinohej për këto gjëra dhe që kjo gjë e bënte të ndjehej rehat, porse nëse ai duhej të pranonte e besonte në këtë sferë të tejdukshme kristali, nuk hiqte dorë të shtonte edhe se nuk ishte e sheshtë, por që ka male të pafundme dhe tre herë me të larta sesa ato tek ne. Ndërkohë Galileo e kishte tejkaluar tashmë Sidereus Nuncusin dhe kishte kryer zbulime të tjera. Në një letër të shkruar më 30 korrik 1610 informon Belisario Vintën që “ylli i Saturnit nuk është një i vetëm, por një kompleks prej tre yjesh, të cilët pothuajse preken, por kurrë midis tyre ata nuk lëvizin ose të ndryshojnë”. Ndërsa tek Xhuliano de Mediçi dhe tek Kepleri në fakt ai do ta maskojë këtë dhe e zgjidh duke e thënë në një anagramë se “kam vëzhguar dhe kam dalë në përfundimin se planeti më i largët është i trefishtë”. Galileo ishte detyruar të besonte që Saturni mbase ishte i “trefishtë”, për shkak se teleskopi i tij kishte rezolucion të dobët. Duke e zmadhuar nga njëshi deri tek pesa, Kristian Huigens do të zbulojë më pas në 1655 që planeti ka një unazë të hollë dhe të sheshtë, e cila ka mundësi që të jetë një satelit i quajtur Titano. Në 1671 Xhovani Kasini do të zbulojë këtë herë edhe dy satelitë të tjerë, Xhiapeton dhe Rean, dhe do të kuptojë që unazat janë më shumë se një dhe që janë të qëndrueshme. Duke u kthyer përsëri tek Galileo, i cili në shtator të 1610 do të transferohej nga Padova në Firence, aty ku edhe mori titullin “si matematikani parësor në Studion e Pizës dhe filozof i Dukës së Madh” dhe gjithashtu mori një katedër të cilën e ëndërrojnë të gjithë profesorët: por duhej, pra të mësonte të bënte provime. Shkencëtari do të vazhdojë vëzhgimet e tij dhe më 11 dhjetor 1610 ku do t’i tregojë Xhuliano de Medicit një zbulim. Kepleri mundohet që të deshifrojë këtë, duke mos arritur propozon zgjidhje të gabuara ndryshe nga qëllimi i Galileos, por fatmirësisht kjo korrigjohet nën dritën e zhvillimeve pasardhëse. Ekzaktësisht, në çështjen e parë, “umbistineum geminatum Martas proles”, që do të thotë “shpëto, dy binjakë të nxehur, bijë të Marsit”, duke dhënë në këtë mënyrë zbulimin e 1877 të dy satelitëve të Marsit (Fobas dhe Deimos). Dhe në çështjen e dytë, “macula rufa in Iove est gyratur mathem” që do të thotë që ” është një makinë e kuqe mbi Jupiter e cila rrotullohet në mënyrë matematike”, parashikonte në këtë mënyrë zbulimin e një “makine të përkohshme” të zbuluar nga Kazini në 1665 dhe është parë më 1713, Makina e Kuqe e Madhe e cila është (ri)shikuar më Tetëqindën. Ndërsa për sa u përket fazave të Venusit i cili u vëzhgua nga ai, Galileo, i cili shfaqet duke i shkruar një letër në fillim të janarit më 1611 Xhuliano de Mediçit, thotë që këto nuk janë një zbulim i mirëfilltë, kur një “sens i njëjtë nuk dyshon mbi intelektin”: e cila në bazë të teorisë heliocentrike, të gjithë planetët rrotullohen rreth Diellit dhe duhen pra të sillen në të njëjtën mënyrë me të cilën sillet edhe Hëna e cila rrotullohet rreth Tokës. Dhe nëse Galileo apo Kepleri dinin të shikonin me syrin e mendjes, përtej sesa do t’i lejonte atyre teleskopi të shikonin me syrin e trupit. Asnjë nga të dy nuk mundi të shkojë në hënë si person për të mësuar se si do të ishte shikimi që atje mbi Tokë, por të dy kanë përshkruar në mënyrë të ngjashme një spektakël në librat e tyre: respektivisht, në ditën e parë të “Dialogut mbi dy sisteme maksimale të botës”, një gjumë i romancës së fantashkencës. Rezultatet e vëzhgimeve sipas imagjinatës së tyre, sot të konfirmuara nga dëshmitë e astronautëve që 40 vjet më parë vunë këmbët në satelitin tonë, kalojnë çdo shpikje poetike. Nga njëra anë, Toka ka në qiellin e Hënës faza të njëjta dhe të kundërta ndryshe nga ato që Hëna ka në qiellin e Tokës. Nga ana tjetër, që nga Hëna shikohet gjithmonë e njëjta faqe e Tokës, kjo mundet vetëm të shihet vetëm nga faqja që ne shikojmë Hënën, dhe aty ku shihet, duket sikur është fiks në qiell. Çka do të thotë që ai që gjendet në faqen e dukshme të Hënës në periudhën kur Toka është e plotë, mund të vëzhgojë “këtë botë fatale”, akoma mbi qiell, duke lëvizur përgjatë 24 orëve: një demonstim i mrekullueshëm i të parit duke u rrotulluar, e cila mund të bëjë edhe një poet lunatist të shprehet me fjalët: “Çfarë bën, ti, Tokë, në qiell? Më thuaj, çfarë bën, e heshtura Tokë?”. Poetët e brendësisë së ndjenjave, në fakt, nga Hëna dinë vetëm një gjë: çfarë është. Por edhe ata amatorët e astronomisë nuk dinë ndonjë gjë më shumë, duke parë që edhe Leopardi i dashuruar me Galileon vazhdonte të shkruante me dijeni më 1819 që Hëna “nuk ishte parë kurrë t’i binte përqark Tokës përveçse në ëndrrat tona”. Megjithëse në fund të 1687 Isak Njuton nuk kishte vetëm mendim të ndryshëm ku thoshte se “Hëna i bie në mënyrë të vazhdueshme përqark Tokës”, por ai gjithashtu kishte llogaritur sesa herë i binte ajo përqark. Kjo demonstron se poezia është më shumë e përhapur sesa librat e shkencës dhe që qiellin nuk mjafton ta shikosh dhe t’i këndosh, për ta parë dhe kuptuar.

 

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI