ARSIMI SHQIPTAR NË MAQEDONI – DEGRADIMI SI PASOJË E PARTIZIMIT TË SKAJSHËM

Xhelal Zejneli 


Xhelal Zejneli 


Rezultatet e maturës shtetërore në Maqedoni nga lënda e gjuhës shqipe dhe e letërsisë, për shkak të mënyrës se si realizohet provimi, as prej së largu nuk janë tregues objektivë dhe të saktë të cilësisë së arsimit shqiptar në Maqedoni. Në disa shtete të rajonit, provimi i maturës shtetërore zbatohet nën mbikëqyrjen e kamerave dhe pa telefona celularë. Përqindja e nxënësve që nuk e kalojnë maturën shtetërore, p.sh. në Shqipëri dhe në Kosovë është tejet e madhe. Sikur edhe në Maqedoni të viheshin në përdorim kamerat dhe të eliminoheshin telefonat celularë, përqindja e nxënësve që nuk do ta jepnin këtë provim, do të kishte përmasa dramatike dhe tronditëse. Në vitin shkollor 2010-2011, në afatin e qershorit provimin nuk arritën ta japin vetëm 1 % e maturantëve. Pas dy muajve, pra në afatin e gushtit, kaluan të gjithë. Sivjet, provimin nuk arritën ta japin 3,6 % e maturantëve. 

Politizimi dhe partizimi i skajshëm i arsimit shqiptar në Maqedoni 
– Faktori politik shqiptar në Maqedoni, në lëmin e arsimit zbaton përzgjedhje negative. Për t’u punësuar si mësues, si arsimtar, si profesor në shkollë të mesme, apo edhe si asistent dhe ligjërues në universitet, medoemos të jesh anëtar partie, ose të jesh në shërbim të partisë. Përndryshe, s’ke gjasa të punësohesh as edhe si mësues në ndonjë shkollë katundi. Pa kaluar nëpër listat e strukturave të mesme partiake, nuk mund të punësohesh as edhe si shërbëtor shkolle.
Në këtë mes pra, nuk merren parasysh kriteret profesionale dhe morale të kandidatit i cili dëshiron të punësohet si edukatore në çerdhen e fëmijëve, si mësues, si arsimtar, si profesor shkolle të mesme, si asistent dhe si ligjërues. Kriter i vetëm është përkatësia partiake. Të jesh anëtar partie, veprimtar, d.m.th. aktivist partie, militant partie, emisar politik i partisë, vjedhës votash i partisë, mbushës kutish votimi, agjitprop i partisë; të kesh varur flamurë nëpër shtylla elektrike, të kesh ngjitur nëpër mure dhe ekspozitura parulla, pankarta, banderola, billborde; të kesh shpërndarë afishe dhe material propagandues partiak nëpër çajtore, byrektore, qebaptore, bastore dhe taverna; ta kesh sharë sa më shumë partinë oponente, të kesh shkruar dhe të kesh botuar shkrime denigruese për partinë oponente dhe ta kesh lëvduar partinë vetanake; të kesh marrë pjesë – bashkë me familjen (me nënën 80-vjeçare të marrë nga shtrati i lëngimit, me bashkëshorten dhe me fëmijët) – nëpër mitingje dhe tubime partiake, duke qëndruar shpeshherë në reshtin e parë të tubimit…
Partitë politike e politizojnë dhe e partizojnë arsimin edhe duke emëruar drejtorë shkollash. Më pas, prej drejtorëve të shkollave partitë kërkojnë të jenë të dëgjueshëm, të jenë instrumente të tyre, t’i zbatojnë urdhrat, kërkesat, dëshirat, nevojat dhe interesat meskine të tyre. Ndryshe, drejtorin, ose e ndërrojnë, ose nuk e rizgjedhin. 
Partitë politike shqiptare në Maqedoni, në fund të vitit shkollor hartojnë lista me emra nxënësish të cilët kanë prej 7 deri në 12 nota të dobëta dhe të cilët, për interes të partisë, nuk duheshkan të përsërisin. Në këto lista përfshihen dhjetëra dhe qindra nxënës të dobët. Si rezultat i këtij angazhimi partiak, në shkollat që kanë mijëra nxënës, ndodh të përsërisin një numër simbolik i nxënësve, për të mos thënë asnjë. 
Kur nxënësit e shohin se nuk ngel pothuajse askush dhe se kalon edhe ai me 12 nota të dobëta, shpeshherë edhe pa shkuar në riprovim, ata akoma më shumë i shpërfillin detyrimet shkollore. 
Nuk përsërit nxënësi i cili katër vjet me radhë ka pasur 12 apo edhe 14 nota të dobëta, i cili çdo vit ka pasur nga 100 mungesa dhe ka munguar kur ka dashur, i cili kurrë s’ka marrë çantë në shkollë, i cili kurrë s’ka mbajtur uniformë shkollore, i cili kurrë s’ka pasur stilolaps gjatë orës së mësimit, i cili në një fletore të vetme “ka mbajtur” shënime për 12 lëndë të ndryshme, d.m.th. për të gjitha lëndët.
Po të jetë fjala për një, dy, apo tre nxënës, disi do t’i dilej në krye çështjes. Por fjala është për dhjetëra dhe qindra nxënës të tillë.
Nxënësit e tillë rijnë në të njëjtën klasë me nxënësit e dalluar.
Kjo ndikon që cilësia të ulet në mesatare, për të mos thënë të bjerrë edhe nën mesatare. Në të tilla rrethana, pesa e nxënësit të dalluar (tanimë “të dalluar”), të jetë relative dhe e diskutueshme.
Partitë politike shqiptare në Maqedoni, në kohën e regjistrimit të nxënësve, hartojnë lista dhe ua dorëzojnë drejtorëve të shkollave, duke kërkuar prej tyre që në shkolla elitare të regjistrohen pa kritere edhe nxënësit të cilët nuk i plotësojnë kriteret e regjistrimit, pra nxënësit të cilët do të duhej të orientoheshin nëpër shkolla profesionale. Që në tremujorin e parë, kjo kategori e nxënësve mbushen me nga shtatë nota të dobëta. Si “rezultat”, nxënësit me 12 nota të dobëta do të jenë katër vjet në të njëjtën klasë me nxënësit e dalluar. 
Kjo përzgjedhje skajshmërish negative është në dëm të arsimit, në dëm të cilësisë në arsim, e sidomos në dëm të nxënësve të dalluar.
Mirëpo, partive politike shqiptare në Maqedoni, kjo nuk u intereson fare. Atyre u interesojnë votat, u intereson marrja e pushtetit, qoftë në shkallë vendore, qoftë në atë qendrore. 
Në sistemin monist drejtorët emëroheshin prej komitetit komunal të partisë komuniste. Sot emërohen prej degës së partisë – demokratike. Në thelb, midis emërimit të drejtorëve në kohën e monizmit dhe emërimit të të njëjtëve në kohën e pluralizmit, d.m.th. të demokracisë, nuk ka asnjë dallim. Madje, ka që thonë se në komunizëm disi i kushtohej rëndësi cilësisë së kuadrit arsimor dhe atij drejtues. Sot ndërkaq, përzgjedhja negative e kuadrit arsimor dhe atij drejtues, ka marrë përmasa dramatike.
Partizimit dhe politizimit të arsimit sot, të zbatuar nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, do t’ia kishin zili edhe emisarët e arsimit të Josip Visarionoviç Xhugashvili Stalinit. 
Shqiptarët nuk duhet të presin se cilësinë e arsimit në Maqedoni do t’ua përmirësojnë maqedonasit.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni ndërhyjnë në punët e shkollave edhe për çështje të tjera, si: 

– shëtitjet njëditëshe në natyre apo në ndonjë qytet tjetër; 
– ekskursionet pesëditëshe në vitin e tretë të shkollës së mesme; 
– kremtimi i mbrëmjes së maturës.

Shpesh ndodh që agjencinë apo ndërmarrjen transportuese e cila e zbaton shëtitjen apo ekskursionin e nxënësve, ta caktojë partia, përkatësisht individë influentë të pushtetit vendor, d.m.th. komunal. 
Restorantin apo motelin ku do të drekojnë nxënësit apo arsimtarët me rastin e shëtitjes njëditëshe në natyrë apo në ndonjë qytet tjetër, ndodh ta caktojë partia apo individë influentë të pushtetit vendor.
Hotelin ku do të vendosen nxënësit që shkojnë në ekskursion – po ashtu e cakton partia, përkatësisht individë influentë të pushtetit vendor, d.m.th. komunal. 

Kur është fjala për kremtimin e mbrëmjes së maturës, partia apo individë influentë të pushtetit vendor ndërhyjnë në caktimin: 

– e studios që do ta kryejë fotografimin e nxënësve;
– të grupit muzikor; 
– të restorantit apo të sallonit ku do të kremtohet mbrëmja e maturës.

Në pikëpamje ligjore, çdo gjë duket në rregull, por, çdo lloj tenderi është i kotë. Tenderimi nuk përfillet fare, pothuajse në asnjë shkollë.

Shkollat furnizohen edhe me material konsumues. Ka raste kur edhe furnizuesi i shkollës me material konsumues caktohet me kritere partiake.

Nga sa më sipër rezulton se partive politike shqiptare në Maqedoni nuk u intereson fare cilësia në arsim, por votat, ardhja në pushtet, vendor apo qendror. 
Atëherë shtrohet pyetja: kush do ta rregullojë arsimin, si do ta rregullojë dhe kur?!
Shoqëria civile në Maqedoni është në shkallë të ulët. Asaj as që i dëgjohet zëri. 
Prindërit kurrë nuk e kanë çelur gojën për dobësitë në arsim. Shumë shpesh qëllon të dëgjosh në çarshinë e qytezës apo të kasabasë refrenin: “Sot s’ka arsim. Arsimi është i shkatërruar…”
Ndonjëri nga këta që ka ardhur në konstatime të këtilla, mbase është edhe prind. Prindërve ndërkaq, u intereson vetëm një gjë: Fëmija i tyre të kalojë shkëlqyeshëm, d.m.th. me pesë. A janë të merituara pesat dhe sa janë të merituara, kjo çështje, asnjë prindi fare nuk i intereson. Prindi ndërhyn që fëmija i tij të kalojë me pesë, apo, po qe se është i dobët dhe ka 12 nota të dobëta – të mos përsërisë. I njëjti prind, pas dy ditëve, të ndalë në rrugë dhe të thotë: “Sot s’ka arsim. Arsimi është i shpartalluar…” Ai harron se një prej rrënuesve të arsimit është edhe vetë ai, ngase kërkon që treshi i fëmijës së vet të bëhet pesë.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni merren: 

– me politikë kombëtare, apo; 
– me kalimin e nxënësve që notojnë në nota të dobëta?!

Preokupim kanë: 

– çështjen shqiptare në Maqedoni, apo;
– mosngeljen e nxënësve që vlojnë nga mungesat?!

Çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara në Siri?

 “Uashington Post”

Msyria

 

Shtetet e Bashkuara kanë një dritare për të lehtësuar një tranzicion të rregullt në Siri, pa vendosjen e forcave ushtarake. Por, dritarja është ngushtuar dhe administrata Obama duhet të rregullojë strategjinë e saj politike për të pasur sukses. Diplomatikisht, administrata është përqendruar në angazhimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në Miqtë e Sirisë. Por, Këshilli i Sigurimit mbetet në rrugë qorre nga vetot e Rusisë dhe të Kinës, ndërsa Miqtë e Sirisë janë tepër të ngathtë për të arritur marrëveshje mbi masat operative që do të ndryshojnë kushtet në terren. Ushtarakisht, vendimi i administratës për të siguruar vetëm ndihmë jovdekjeprurëse për opozitën siriane është duke zgjatur trendët e pafavorshëm në fushën e betejës. Një luftë e gjatë civile rrit gjasat që institucionet shtetërore të copëtohen, që armët e shkatërrimit në masë të përdoren apo të bien në duar të gabuara dhe që gjakderdhja etnike dhe sektare të vazhdojë edhe pas rënies së regjimit të Asadit. Për të lehtësuar një tranzicion të rregullt, pa vendosjen e forcave, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë pesë gjëra. Së pari, të nxitet një “koalicion i përshtatshëm”, i përbërë nga një grup vendesh që kanë ndikim të rëndësishëm në Siri. Uashingtoni duhet të përqendrohet në integrimin e përpjekjeve me Turqinë, Arabinë Saudite, Jordaninë, Katarin dhe shtetet e tjera të Gjirit, ashtu si edhe me Britaninë dhe Francën. Së dyti, presidenti Obama duhet të emërojë një të dërguar special, që të punojë me koalicionin në organizimin e opozitës siriane. Fuqitë rajonale nuk kanë qenë në gjendje të unifikojnë opozitën ose të identifikojnë liderë të besueshëm, të cilët gëzojnë mbështetje të gjerë kombëtare. Së treti, Uashingtoni duhet të ndalojë ndarjen e punës, e cila u jep fuqive rajonale rolin kryesor në armatosjen e opozitës. Shteteve të Bashkuara u duhet ulëse në tavolinë. Përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA-së përmirëson gjasat që armët të shpërndahen për ata sirianë që duan rendin gjithëpërfshirës. Së katërti, me ndryshimin e gjërave, Uashingtoni duhet të kërkojë mirëkuptim nga Moska. Koalicioni duhet të lehtësojë ndryshimin e politikës ruse, duke siguruar Moskën se interesat e saj strategjikë dhe biznesorë në Siri do të mbrohen. Së pesti, Uashingtoni duhet të mbetet i hapur për një rol aktiv të Kombeve të Bashkuara për finalizimin e tranzicionit. Kombet e Bashkuara kanë luajtur një rol të tillë në Afganistanin post-taliban. Përfaqësuesit specialë të tyre kanë katalizuar procesin për ndërtimin e një regjimi të përkohshëm, kanë hartuar një kushtetutë dhe kanë organizuar zgjedhjet. Ka ardhur koha për angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara në Siri. Duke krijuar një koalicion të përshtatshëm, Uashingtoni mund të lehtësojë tranzicionin politik, i cili i jep fund gjakderdhjes, përjashton një sërë krizash – nga terrorizmi deri te përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë – dhe shtron themelet për një Siri të qëndrueshme dhe demokratike. 

Podrimja – libri i parë e biseda e mbramë

 Nga Kujtim M. Shala


523793_402505526475020_666403523_n

 

Libri i parë – Libri i parë i Ali Podrimjes që kam lexuar është saktësisht kryevepra e tij, Lum lumi. Kujtoj, në mjegullën e moshës, të ketë qenë vjeshtë, ndërsa viti ka humbur në kujtimet e hershme. Librin e solli baba. Ai e kishte blerë, sepse e dinte historinë e tij, atë rrëfim që unë do ta mësoja vetëm kur do të rritesha.
Një kore disi e hirtë, e ftohtë, shoqëruar nga ilustrimi: një lule mbi kokën nëntokë të një vogëlushi. Në kore shenjohej e fillonte tmerri, që unë, atëherë fëmijë, nuk arrita ta lexoja në faqet e rralla të librit. Pak pata kuptuar nga teksti dhe mes meje e veprës qe shtrirë një ftohtësi, që, më parë se leximi i veprës së tij, më vonë, e ka fshirë vetë autori, njeriu Ali Podrimja, që në takimet e para fizike me të, nga shtatori i vitit 1999 e këndej.
Në leximet e tjera të Lum lumit kam zbuluar se libri, qysh në takimin e parë, më pati transmetuar tmerrin, që nuk arrija t’i vija emër, dhimbjen, që shtrihej nga libri te jeta e secilit, tragjedinë e zezë të babës që mbetet pa djalin e dhimbjes. E di që ndryshe do të kisha ligjëruar atëherë për këtë, po t’i zotëroja kuptimet e po ta dija ligjërimin.
Të gjitha i kam njohur edhe në ligjërimin e Podrimjes, me shkëputjet e hapërdarjen e njohur, në rrëfimin e prerë, të rinisur, të shtrirë në çdo takim e në çdo bisedë. Kudo ndodhej Lumi, si shenjë mbretërore e jetës, si kurora e zezë e saj. Nuk më ka ndodhur të ulem e të bisedoj me Ali Podrimjen dhe ai të mos flasë për Lumin, e të gjithë ata që e kanë njohur, e dinë se bisedat me të rrallë kanë qenë të gjata, meqë ai ka folur shpejt, ka ndenjur shpejt, ka ikur shpejt e rrëmujshëm.
Dorëshkrimi e takimi/Në dimër të viti 1998 unë ende nuk e kisha takuar Ali Podrimjen. Kisha gati për botim dorëshkrimin tim të parë, të titulluar Trajta. Dorëshkrimin e kishte lexuar Sabri Hamiti dhe ma ktheu me një shënim të shkurtër karakterizues, që është shënimi i parë për poezinë time. Pastaj dorëshkrimin, bashkë me atë shënim, ia pata dhënë poetit pejan Sali Beqiraj, mik imi dhe mik i Ali Podrimjes. Podrimja e kishte marrë nga Saliu. Dorëshkrimi qe botuar te “Rilindja” me titullin Mërzi e zezë, titull që e pata zgjedhur në fund, për të shenjuar trashëgiminë moderne të poezisë dhe frymën e dorëshkrimit, bashkë me diskursin. Podrimja më njohu nga ky dorëshkrim. Ai e kishte firmosur librin si redaktor i tij. Pastaj, shpërtheu lufta dhe jetuam egërsinë paskaj. Me Aliun për herë të parë fizikisht qeshë takuar një vit e gjysmë më vonë. Nga ajo kohë, e kam njohur veten si një nga miqtë e rinj të tij. Miqësi e dashuri të njohur e të provuar dyanshëm. Të ruajtur e të shenjuar, qoftë dhe në shenja ambientale të Rrafshit të Dukagjinit, prej nga vinim të dy, të provuar vençe: kur më kishte dhuruar një këmishë, që e kishte sjellë nga Zvicra; kur më dha një foto të tij të hershme me dedikim; poezitë e tij në frëngjishte; apo kur ma ktheu dorëshkrimin e Sagës sime, të shoqëruar nga ligjërimi i ndërprerë dhe, në fund, i prerë me lot pa zë, si shenjë identifikimi me poezitë për Babën e për Nanën. Dorëshkrimin me ndonjë shënim dhe me firmën e tij e ruaj si shenjë dukagjinçe të mallit. Podrimja, po dukagjinçe, donte ta quaja Mixhë. Kështu e quanin edhe disa miq të tjerë të përbashkët. Kurrë nuk i kam thënë Ali. Të tjerët e kanë quajtur Bal, edhe Baba Ali. Kam lexuar që, dikur në rini, i thoshin Ali Taljani, sepse ashtu i kishte thënë vetes.
Njeriu/Ali Podrimja kishte shtat mesatar. Ecte shpejt. Fliste me ngut e me ngecje. Vishej përtej kodit në çdo rast. Nuk e donte sjelljen formale. Pantallona me ngjyrë tjetër nga këmisha. Këpucë të lehta, gati atlete. Kapelë në dimër, për t’u mbrojtur nga i ftohti, dhe një tjetër në verë, për ta përballuar vapën. Kurrë nuk e kam parë me kollare. Dukej si fliste. Jashtë rregullit. Ali Podrimja ishte njeri zemërbardhë. Ndër vite e kam parë të gëzohet me librat e autorëve të rinj. E kam dëgjuar të flasë për ata libra, kam lexuar vlerësimet e tij. Vetëm për librat ka folur. Ai nuk ka folur për të tjerët. I ka njohur të gjithë përreth, po njohjen s’e ka bërë rrëfim. Ai ka folur për veten dhe ka pyetur për të tjerët, ka dëgjuar se çfarë i ke thënë. Më duket se këto janë rastet kur ai është treguar i durueshëm. Podrimja nuk ka folur as për njerëzit e tij. Vetëm për Lumin. Kohën e fundit fliste edhe për nipin, Gentin. Ali Podrimja ka dashur të dijë për jetën e të tjerëve, në rrëfimet e tyre. Më ka pyetur shpesh për familjen time. E pëlqente shumë emrin e djalit tim, Det. Ndërsa, vetë detin e quante Uji i Madh.
Edhe kur kishte mall, ai pyeste rrallë për të tjerët. Podrimja thoshte që s’mërzitej fort për ato që shkruanin të tjerët për të. Se e dinte që ishte poeti më i madh i gjallë i shqiptarëve. Këtë e thoshte me zë, e përsëriste deri në bezdi. Podrimja ankohej për çdo gjë, tepër përgjithësueshëm, tepër rrallë për gjëra konkrete. Gjithë çfarë mund të të kërkonte ai, ishte një libër ose një kafe. Ali Podrimjen kurrë s’e kam dëgjuar ta ketë pranuar me fjalë që s’ka të drejtë. Kur zihej ngushtë, buzëqeshte, thoshte diçka të papërfunduar si ligjërim e largohej ose të thoshte ku e di ti e prapë largohej. Ai shante edhe kur vetëlavdërohej, edhe kur lavdëronte. Podrimjen kurrë s’e kam dëgjuar të flasë për politikën apo për njerëzit e saj. Paradoksalisht, më duket që ai të ketë qenë fort i politizuar, po më parë fort i mërzitur e i tronditur. Ali Podrimja ka ndjerë e nuk ka folur. Një pendesë politike të tijen e kam parë të ngjallej me dhimbje në elegjinë kushtuar mikut e studiuesit të poezisë së tij, Presidenitit Rugova. Poezia niste me: Pa na kallëzuar ëndrrën deri në fund / për Dardaninë / ike mik i dashur, vijonte: Në thue shpesh zura në Ty / më tmerronte / qetësia jote dhe mbyllej: Lamtumirë President i / Dardanisë / perënditë tek bredhin tokave të zjarrta / do takohemi njëherë / Yll i këputur nga Grigja. Një poezi që provon dramën e madhe të Rugovës së moskuptuar, dramën e madhe të zbulimit të tjetrit pasi që ai të ketë shkuar, dramën e shqiptarëve me prijësin e vet. Shenja që ngjallen tani për ta zbuluar dramën e shqiptarëve me Poetin e tyre të madh, që sapo shkoi. Ai ishte këtu.
Vox-i/Takimet më të shpeshta me Podrimjen i kam patur nga viti 2002.
Unë pata filluar punë në Universitetin e Prishtinës. Podrimja, e dinë të gjithë, jetonte në Ulpianë. Rruga për të shkuar në Akademi apo në bufenë e Radio Prishtinës, i binte nga Fakulteti. Gjithnjë kemi ndenjur në bufenë e vogël të fakultetit ose tek “Edi 2”. Mbaj mend që një herë të vetme të jetë ngjitur në katin e dytë, në zyrën time të punës, edhe pse e ftoja përherë. Kurrë s’e kam kuptuar pse s’vinte.
Ai asnjëherë nuk rrinte gjatë. Po nuk donte t’ia dinte nëse unë kisha mësime. Po ashtu, vonohej pa të keq, kur linim një orë fikse që të takoheshim. Është proverbiale në mesin e miqve të përbashkët se si më pati telefonuar në një ditë me shi, ndërsa unë ndodhesha në Pejë. Më kërkoi të takoheshim tek “Edi 2” dhe nuk donte të dëgjonte derisa po i thosha që nuk ndodhesha në Prishtinë. Kishte dalë në orën që la vetë dhe më kishte pritur. Nuk më kishte telefonuar më, po kishte marrë poetin Xhavit Beqiri dhe i kishte folur për mua si për një njeri që e le të presë Poetin kombëtar. Me muaj të tërë pati refuzuar shpjegimin tim. Ai kurrë nuk ka qeshur me këtë histori, sado që ne të tjerët talleshim me atë që pati ngjarë. Në këtë kohë, bisedat më të gjata me të i kam patur për Vox-in dhe për Anton Pashkun. Frymën e bisedave tona ai e ka dhënë në një tekst të vetin, pasi unë pata botuar studimin për veprën e Pashkut, Vox-i i Anton Pashkut. Më ka rrëfyer për situatën e njerëzve që patën firmosur Vox-in, rrethanën para e pas publikimit, kush pranoi ta firmoste e kush tha që do ta firmiste po s’e bëri, kush u kundërvu me denoncime publike, kush e firmosi denoncimin e kush e shkroi vërtet. Një pjesë e mirë e këtij rrëfimi ndodhet tek teksti i Podrimjes. Vox-i, Vox Clamantis in Deserto është fryma e vetëdija që e ka robëruar dhe shoqëruar përherë Ali Podrimjen. Ndërsa, për Pashkun donte ta dija që e kishte patur mik të madh. Kur më solli librat që ia kishte dhuruar Pashku me dorë të vet, pata dalluar një peng të tij në raportet me Pashkun. Ndoshta një moskuptim.
    Poezia/Ali Podrimja çdo poezi të re e mbante me vete, herë në shkrim dore e herë të daktilografuar, dhe ua lexonte të gjithë të njohurve që i takonte në rrugë, në kafene, kudo. Ai donte t’i thoshe se kjo është poezia më e mirë. Kurdoherë lexonte poezinë më të mirë, derisa nuk shfaqej me një poezi tjetër. Pastaj ikte shpejt, derisa takonte një tjetër të njohur. Ndonjë mik i tij i vjetër më ka thënë se Aliu i shkonte në derë të shtëpisë sa herë që shkruante një poezi të re. Por, Ali Podrimja recitonte edhe poezitë e të tjerëve, ato që i donte e i zgjedhte. Mbaj mend se si ma pati lexuar përmjet telefonit pjesën e parë të Aldebaranit të Mihal Hanxharit. Dy ditë më vonë, më dhuroi librin me poezitë e zgjedhura të Hanxharit. Ali Podrimjen kurrë nuk e kam parë pa një libër në dorë.
    Vitet e fundit/Viteve të fundit Ali Podrimjen e kam takuar më rrallë, meqë jo pak më është dashur të udhëtoj jashtë Kosovës. Por, flisnim në telefon, shkurt dhe me shkëputje e me kapërcimet e njohura të tij nga një bisedë te tjetra. Nga biseda për një libër, për një poezi të re, ai kalonte tek ankesat për mungesë të dritave dhe gjëra të kësaj natyre. Verën e shkuar, përballë Fakultetit të Filologjisë, në këmbë, në pikën e vapës, më pati thënë se miqtë shpesh nuk janë miq. Rrallë ka ndodhur që ai ta tregojë ashtu mërzinë.
Pak kohë më vonë, në rrethana të tjera, nga goja e një miku të tij, që gjatë ishte mbajtur si i mbrojturi i Podrimjes në fushën e poezisë, mësova për çlirimin që ndjente se Podrimja s’e kishte më temë. Të gjithë miqtë nuk janë miq, Podrimja e dinte mirë këtë.
Nga kjo kam kujtuar situatën e çudishme në një takim të PEN-Qendrës së Kosovës, në të cilin miqtë e tij rrinin skutave e s’i afroheshin, me sytë përdhe, derisa, të ulur afër njëri-tjetrit, me mund e me një mijë ndërprerje, po flisnim për poezinë e tij Përmendorja e viçit. Mbaj mend se në fund qe ndalë të fliste me Ali Aliun dhe me Agim Gjakovën. Iku rrrëmujshëm si gjithnjë. Sivjet, disa muaj më parë, Podrimja shënoi tridhjetë vjetorin e publikimit të Lum lumit. Ai po shënonte dekadën e tretë të stolisur me kurorën e zisë paskaj. Ai po shënonte datën e shpirtit të humbur. Një i zi, në një faqe të zezë, shkroi se u shënua një ngjarje që s’thotë asgjë. Podrimja kishte ngelur i tmerruar nga kjo. Nuk tregonte mërzi. E thoshte tmerrin për monstrën që thotë se lexon letërsi.
    Biseda e mbramë/Podrimjen për herë të fundit e kam takuar gjatë Panairit të Librit, këtë qershor. Bënte vapë. M’u duk i lodhur dhe tepër i shpërqendruar. Unë ngutesha. Në pak minuta bisedë, mësova që të shkonte në një festival poezie në Francë. Nuk i kushtova ndonjë vëmendje, edhe pse e dija që ai i ka pëlqyer shumë takimet e njerëzve të poezisë. Asgjë më shumë. Ngutesha. Pas asaj dite s’e kam parë më.
Ali Podrimjen e kam dashur me dhimbje. Në letërsi e në jetë. Për trishtimin e fjalës së tij, për mërzinë e zezë, për qeshjen e dhembshur, për zemrën e bardhë, për gëzimet e tij para punës së tjetrit. Po shikoni sa libra të autorëve të rinj ka lexuar e ka botuar Podrimja; sa tekste ka shkruar për ta; sa antologji ka bërë. Një njeri i tillë, është njeri zemërbardhë, në terrinën e shkretë të smirzinjve. Miqtë nuk janë miq përherë. Po Ali Podrimja ishte Njeriu zemërbardhë, Miku i madh. Lajmin e parë për zhdukjen e Ali Podrimjes e mora disi me shaka. Mixha do të jetë fshehur diku. Po sillet (pa)zakonshëm, siç bën përherë. Pastaj ndjeva frikën që rritej. Lajmin për vdekjen sikur nuk e kam dëgjuar. Vetëm pasi trupi i tij u kthye në Prishtinë, në Ulpianën e tij antike, e ndjeva që ai nuk është më. E kishin gjetur me një tufë lulesh në dorë. Çantën e vogël me libra afër. Lule e libra, fryma e butë që pati e që la Ali Podrimja. Ai shkoi në vetmi, butë. Sikur po luante. S’ia njohëm dhembjen e fundit. Apo ia kemi njohur përherë: Lumi. Thonë ngelet vepra. Po mua, miqve, rrugëve, kafeneve, Akademisë u mungon Ali Podrimja, njeriu ynë. Mungon zëri i tij i thellë, disi i shuar në vete, kur lexon poezinë e tij kudoqoftë. Shakatë e shkurtra. Ligjërimi e bisedat e rrëmujshme. Ecja e tij e shpejtë. Dhimbja e tij për Lumin. Sa pak e kam takuar Ali Podrimjen dhe sa shumë jetë ka shkuar bashkë me të.
Lum lumi (1982) është vepra më e madhe e Ali Podrimjes, një nga veprat shqipe të shekullit. Është vepra më personale e Podrimjes, vepër me faqe elegjiake e të mbushura dhimbje për humbjen e të birit, Lumit. Lum lumi mban e jep konstantat formale të poezisë së Podrimjes, me trajta eliptike të zgjedhura, që hapen në qerthuj semantikë të pashterrshëm. Por, edhe shpërthehen konstantat, bashkë me shpërthimin e dhimbjes së gjallë. Edhe këtu provohet se sensibilitetet përcaktojnë forma të shkrimit, ndërsa tërmetet e thella emocionale lëkundin gjithçka. Dhimbja e thellë, figurat fatale, kënga e zezë për Lumin, e bëjnë Lum lumi një elegji të rrallë, një vepër që nis si mimetikë e fortë dhe përfundon në një metaforikë të hapur. Po, se hapjet personale përherë provohen të jenë universale. Lum lumi është shtruar në katër cikle, nga të cilët, i dyti, i titulluar Të jetosh, është më i bukuri poetikisht e më i rëndi tematikisht. Është një perlë e zezë e veprës, ndërtuar nga poezitë për Lumin e përfshirë në qerthullin e vdekjes. Lumi e kapërcen këtë kufi, derdhet tej, ndërsa baba/poeti e provon vdekjen për së gjalli. E thënë në idiomin e rëndë: Me vdek për s’gjalli. Figurat e Podrimjes te ky cikël burojnë nga emocioni, nga dhimbja. Kur hapet figura, takohet emocioni e ndjehet thellë dhimbja. E shoqëruar nga një fatalitet pa rrugë të dytë, figura e Podrimjes merr shenjën e një figure mitike. Vaji i Podrimjes bëhet vaj i qyqes, si në etosin e dhimbshëm shqiptar. Figura e tillë s’është dekori i temës e i strukturës, por esencë e tyre. Kur lexohet figura, lexohet zemra e qerthujve semantikë të poezisë së Ali Podrimjes. Lum lumi i bashkohet rrjetit të elegjive për njerëzit e dashur, të shkruara kudo e në çdo kohë. Por, si të gjitha veprat e tilla, Lum lumi e provon se askush nuk mund të vajtojë për Lumin si Ali Podrimja. Kjo vepër vetëm përjetohet nga të tjerët, më shumë a më pak, në leximet e secilit. Ajo hapet me frymën e me zinë e saj para shpirtit që ndjen. Emocionet e rënda reflektojnë ide të rënda, që, përtej racios, nisen drejt shpirtit të lexuesit. Kush e lexon Lum lumin, i hyn aventurës së rëndë për ta njohur Ali Podrimjen, gurët e rëndë të jetës së tij, frymën e dhembjen, Ali Podrimjen e kthyer nga vetja, nyjën universale të poezisë së tij.
Lum lumi është Vepra…

Kush i ka mallkuar Veton Surroin, Bujar Bukoshin dhe Arben Xhaferin?

Musa Lamallari (Tim Shkupi)


Musa54

Nga vet titulli i këtij artikulli e shifni se bëhet fjalë për mallkim? Mallkimi si kategori fetare ka domethënien e vet, njëjtë po aq sa edhe Lutja, kur i drejtohemi Zotit, për ndonjë ndihmë, dëshirë ose përkujdesje të veçantë.

Një hollandez i islamizuar në një TV lokale pat mallkuar ultratëdjathin Greet Wilders për islamofobinë e tij, kurse gazetari e pyet: A nuk ke frikë se mund të ndiqesh penalisht për këtë mallkim? Përgjigjia e tij ishte: Në sistemin tonë lejohet mallkimi i njerëzve që janë të dëmshëm për shoqërinë hollnadeze? Kurse në Atdheun tim të tretë në Britani, islamofobit Wilders i refuzohet hyrja.

Nuk kam se çka fshehi në këtë shkrim asgjë, pasi ju vet e keni parë se mendoj islamikisht, shkruaj shqip, pse jam shqiptar dhe e dua racën time, që kuaziborgjezëve që lindën në kurriz të interesave kombtare t’ua japim vendin e merituar, që vet turpësisht e kanë përvetsuar me lajka për të jetuar vetëm gjaku dhe sorrollaku i tyre jetën e VIP-ve. 

Mund të paramendoj se dikush mund të më akuzon se jetoj “butë dhe rehat në Londër, shes mend për rregullimin e atdheut!” Kjo nuk më bën përshtypje aspak se ka pas momente kur kam jetuar në Atdhe dhe kur e kam ngrënë mëngjesin, drekën, darkën vetëm me bukë e kos dhe kam punuar, shkruar nuk jam ndalur dhe kurrë nuk kam pranuar të nënshtrohem para njerëzve që kanë qenë lajkatarë të mësimeve hyjnore.

Më kujtohet kur kam qenë imam në Haxhi Jonus, në Gazi Babë, kur më thirrnin të pagëzojë fëmijët e posalindur, lutesha, o Zot, bëre këtë foshnje sulltan të tokave shqiptare. Lutjet e mia në xhami kanë qenë të hapura: Linde, o Zot, një sulltan t’i bashkon trojet shqiptare prej Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Nga gëzimi një peshqesh nga hoxha, por kur dilsha nga dera merrsha më pak se peshqeshi im, jo nga koprracia e tyre, ngase gëzimi ishte i madh, por nga skamja, varfëria. Asnjëhere syri nuk me ka shkuar aty, as që kam pranuar gjëra të tilla, por diçka tjetër mendojsha atëherë. Pse mercenarët, argatët e unitarizmit, duke ditur pozitën e rëndë të nëpunësve fetar, i mbanin gajlet e mia, ku po marr lekë që po vishem dhe po vozitem me taksi, ngase sot e kesaj dite unë patent shoferi nuk kam. Kënaqem me biçikletë ose kur vrapoj nga stacioni Richmond në Londër deri në adresën time të fundit South Street. Kurse buka me kos më mban në formë edhe në Londër të mos kem vjam Harami në muskujt e mi.

Nëse kjo hyrje mjafton të bindeni se edhe sot nuk preferoj jetën VIP që e kanë këta tre emra të përmendur në këtë artikull. Akoma më shumë i lutem Zotit në këto ditë të agjërimit të mos mallkohem as nga njerëzit e racës sime dhe as nga miqët e shqiptarëve: amerikanët. 

Në fund të shekullit të kaluar, si ambasador i SHBA-ve në Shkup, ka punuar një diplomatë i shquar, përkrahës i fortë i presidentit Rugova për urtësinë e tij politike dhe njëherit shumë mik i fortë i shqiptarëve, William Hill. Atëkohë ai, si ambasador, e mbulonte edhe Kosovën, që ishte nën okupimin klasik të regjimit të magogëve serb të Beogradit, i cili në një ndeje, gjatë luftimeve të para të UCK-së në Kosovë, me Abdurrahman Alitin e PPD-së, i kishte pas thënë: ”Do të ndodhë diçka e mirë për Kosovën, por unë dua t’ua lë një amanet, nëse pas asaj të mire historike që do të ndodh, nëse e shoh se aty prapë përzihet Veton Surroi dhe Bujar Bukoshi, mos e gëzoftë Kosova atë të mirë, ngase i mora në Amerikë, gjoja të mbrojnë Kosovën, më ikën nga aeroporti dhe nuk i pash më, ata kishin qenë dallaverexhinjtë e Kosovës…”

Prej atëherë e deri më sot kanë shkuar afër 15 vjetë. Veton Surroi, pas përfundimit të luftës në Kosovë, filloi të përzihet prap në politikë, deri sa ishte edhe anëtar i grupit negociator për Kosovën, por më lirinë që fituan shqiptarët, shumë shpejtë këtë amanet të William Hillit me votën e tyre e realizuan për Veton Surroin. Kurse Bujar Bukoshi, përkundër humbjeve në zgjedhje, përdori gjitha akrobacionet të jetë megjithatë në qeveritë e Hashim Thaçit. Pse kjo ka ndodhur kështu, duhet më mirë të pyetet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli? Nuk po them se këta dy vetëm ia kanë kthyer borxhin Bujar Bukoshit, ngase ai arriti të manipuloi edhe djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova, pastaj ta bind të mos jetë në opozitë me partinë e Ramush Haradinajt, por të bëhet pjesë e qeverisë së Hashim Thaçit. Ndaj mos e sulmoni Kryeministrin e Kosovës, është në vijën e amanetit të ambasadorit Hill, ku është edhe vullneti i shumicës së shqiptarëve, sikur që ishte dikur me Ibrahim Rugovën. Ju atje në Kosovë duhet të akuzoni për gjithçka këta dallaverxhinjë, që nuk u bëhet vonë kurrë të dalin edhe me letra lamtumirëse për miqët e shqiptarëve dhe të dëmtojnë interesat strategjike të Kosovës në favor të atyre pan-slave në Ballkan.

Shyqyr, që tani Bujar Bukoshi pret gjyqin për një korrupcion, kurse për tjerat korrupcione, për pengesat që ia ka bërë kauzës kombtare dhe presidentit Rugova,  atij do t’i përgatiten ndoshta gjyqe edhe pas vdekjes së tij. Ngase shqiptarët në zgjedhjet e fundit nuk e votuan, pra, shqiptarët i mbetën besnik amanetit të ambasadorit William Hill. Por gabim ka qenë i Hashim Thaçit, që pranoi Bujar Bukoshin (si të imponuar) në qeveritë e tij, pasi kjo edhe mund t’i hakmerret. Por, me burra si Albin Kurti dhe Isa Mustafa, ku njëri ma sulmon dinin në Tiranë, tjetri bën lajka për parcelën e xhamisë në Prishtinë, unë nga Londra lirisht ju them se Hashim Thaçi, që ngrit duart dhe bën dua, për inat të Halil Matoshit, me Rexhep Erdoganin në Prizren, shumë leht e fiton edhe një mandat, në  qoftë se kandidohet. Ama, Hashimi “has balls of steel” mund të mos kandidohet, e ju të tjerët i keni të knusit. 

Nëse dikush i ka bërë lajka popullit të vet nga poste ushëheqëse partiake me shtojcën “SH”, ka ironizuar besimin e tyre, atij Zoti nuk ja sjell një fund të leht, por një fund të turpshëm. Ndaj në fenë islame, namazi i xhenazes, falet në këmbë, me këpucë dhe pa sexhde, ngase mund t’ju falet edhe atyre që kanë qenë të poshtërit e dinit dhe vatanit, ku me veprimet e tyre, sa kanë qenë gjallë, njerëzit tjerë i kanë konsideruar vetëm numra që mund të shfrytzohen sa herë që ata kanë pasur nevojë.

Ky shembull më së miri vlen për “atdhetarin” Arben Xhaferi, i cili poashtu ka qenë në listën e mallkimit të ambasadorit amerikan William Hill. Në vitin 1997, dy javë para ngjarjeve tragjike në Gostivar, ambasadori ka parandaluar avanturat e qeverisë komuniste të Branko Cërvenkovskit. Natën e fundit, para ndërhyrjes së policisë në Gostivar, ambasadori Hill zhvillon një takim me Kiro Gligorovin, Abdurrahman Alitin, Xhevdet Haredinajn, Arben Xhaferin. Në atë takim, Arben Xhaferi, sajuesi i krizave të atëhershme politike, ka insistuar të ndërhyhet në Gostivar, pasi ka arsyetuar ndërhyrjen me qendrimin e tij se nuk e ka nënkontrol Rufi Osmanin. Kjo e ka shtyrë ambasadorin Hill t’i thotë Gligorovit: “Atëherë vepro sipas fjalëve të Arben Xhaferit dhe përgjegjësia është e juaj” dhe del jashtë i hidhëruar nga ai takim.

Pra, si ia piu sorra mend Rufi Osmanit dhe të ulet me Mendu Thaçin? Ndaj, kurrë, mos m’i përbuzni shkrimet e mia: “Ali Ahmeti, po qeshet ëmbël? Nuk shkruaj pse kam qejf, as për ndonjë mutmedalje të më jep ndokush!

Edhe amaneti për Arben Xhaferin dhe Mendu Thaçin ka shkuar në vend, kur këta dy nuk kanë fituar votat e shqiptarëve për t’i përfaqësuar, por me prapaskena janë imponuar në qeverinë unitariste të Maqedonisë. Kurse fitoret e Ali Ahmetit kanë ardhur si rezultat i punës së mbrapshtë të këtyre dyve. Krejt ne e dijmë se Ahmeti është marksist-leninist, enverist, por s’kemi pasur qejf të na prek mallkimi i ambasadorit William Hill. Ndaj, tani, duhet futur të gjithë këta në paketë së bashku, Ahmetin, Thaçin dhe Xhaferin dhe t’i dënojmë me fuqinë e dinit tonë, me paralajmërimet e Profetit tonë për Pranverën shqiptare në Shkup deri në melehmet e mdhaja Globale.

Jam në 10 ditët e fundit të itikafit, jam mbyllur dhe ju nuk bën me pa se çka shoh unë! Por, një po ju tregoj, të dalin emrat e kodoshëve që janë të papërdorshëm dhe të mbrohen të përdorshmit, është maskaradë, pasi na duhen edhe 18 vjet të pastrohemi definitivisht nga raca e kodoshëve në trojet shqiptare. A e dini ju se çka është Itikafi?

A do t’ia kthejnë “borxhin” Kim Mehmetit?

Nga Musa Lamallari (Tim Shkupi)

552686_10150906949416513_235041884_n

Që nga titulli mund të kuptoni se fjala është për një borxh. Ndaj ky tekst nuk e trajton Kim Mehmetin si shkrimtar, por “si publicist, si analist, si baba, por para së gjithash, një zë i vetëm i arsyes dhe ndërgjegjies, 

që flet ashpër por edhe me përmbajtje se çfarë drejtimi duhet të marrin shqiptarët në politikë sot”. Kështu kam shkruar për Kim Mehmetin në kohën kur u pushkatua barbarisht Harun Aliu, kur haptazi vetë Kim Mehmeti pat deklaruar në një TV, “më nuk jam me BDI-në dhe Ali Ahmetin”, kurse mua që atëherë më pat pëlqyer artikulli me titull ”Atdheu që të ekzekuton” 

Pra, Kim Mehmeti, atëherë tregonte shqetësimin e tij si njeri e si shkrimtar, për pozitën e tij si baba, pasi ai vetë me të birin e tij jetojnë në atdheun ku regjimi i vret njerëzit e vet pa i gjykuar…

Njerëzit e pendës, që dijen e shfaqin në emër të Zotit, kurrë nuk do të pranojnë që dija dhe puna e tyre të jenë instrument për të kënaqur epshin e tyre. Në këtë synim, njeriu i pendës, që lufton për interesin e gjithmbarshëm të shoqërisë, nuk ka dallim nëse ai është çifut, i krishter ose musliman. Me rëndësi është ideali i shkrimtarit, ku përmes pendës së tij të shndrrohet në zë të masave të shoqërisë së revoltuar nga tirania e sunduesve të poshtër.

Shpesh shkrimtarët dalin në ballë, u prijnë situatave, siç patën rastin shqiptarët në Kosovë me shkrimtarin Ibrahim Rugova. Por, shpesh ndodh që shkrimtarët të përkrahin ndonjë grup, të gabojnë në vlerësime për situata të ndryshme, por munden pahiri edhe ta qëllojnë dhe të kënaqen me klasën sunduese. Ne kemi edhe Ismail Kadarenë, që kurrënjëherë nuk ia ka qëlluar në vlerësime politike: as kur doli UÇK në Kosovë, as në paqe, as për shqiptarët e Maqedonisë. Por, Ismail Kadare mbetet shkrimtar i lexuar nga ata që preferojnë të lexojnë romanet e tij. Nëse ka gabuar Ismail Kadare një herë, Arben Xhaferi si politikan gabimet i ka pasur në gjen, kurse tani ky gjen kreu masturbimin e atdhetarizmit të tij të dikurshëm shumë turpshëm në prehërin e Cërvenkovskit. Këta shkrimtar janë pasues të epshit përmes pendës së tyre, ndaj Allahu nuk ua mundëson të mbesin faqebardhë me masat.

Çfarë lidhje kanë të gjitha këto se kush duhet t’ia kthejë borxhin Kim Mehmetit. Edhe unë bëj pyetje: Çka ka të përbashkët emri i Veton Surroit me disa procese në Maqedoni? A thua, kur shkruan Veton Surroi, e thotë: “Në ty kam besim, i nderuar ambasador, por në Hashimin jo”. Kjo tregon marrëzinë e tij se asgjë s’ka njerëzore tek ai, as kombëtare. Paramendo, nëse Hashimi i thotë ambasadorit Dell, me Ty pa TY, unë fitoj, kam votues që japin kokrra për mua, kurse Veton Surroit dua t’i ndihmoj, por ai s’ka kokrra, se preferojnë shqiptarët, është i shkëputur me realitetin e shoqërisë shqiptare më keq se Isa Mustafa. 

Përdornie logjikën deduktive dhe dilni në pozicionin e ambasadorit Dell, do të shihni se edhe ju do të doni të jeni të afërt me personin më të fortë, më të sinqertë dhe jo me ndonjë si Veton Surroi. Pse e them këtë? Sikur ambasadori Dell t’i thoshte Veton Surroit, as unë s’kam besim në Hashimin, por ky është realiteti, kurse ne si amerikanë e pranojmë, atëherë edhe ti duhet ta pranosh, ngase vetëm përmes tij mund të bëhesh president. Më i sinqertë është ambasadori Dell se sa magnati ynë kuaziborgjez në rënie, Veton Surroi.

Ku është në këtë lojë Kim Mehmeti? Kush i ka borxh atij në Maqedoni? Me mbylljen e Velija Ramkovskit, Kim Mehmetit iu mbyll një gazetë “Koha e Re”, juridikisht ai s’ka qenë në menaxhimin e kësaj gazete, njëjtë sikurse që nuk figuron juridikisht edhe Veton Surroi se drejton gazetën “Koha Ditore”, por gjithë e dinë se ai është “boss” dhe fjala e tij shkon aty, ani pse drejtohet prej të tjerëve. Disa fjalime, shkrime të përhapura në internet se Kim Mehmeti është në rrezik, ka kërcënime, vërtetë janë “fora të killafta”, por kjo krijon edhe huti ndër njerëzit e painformuar se çdo fjalë që shkruan Kim Mehmeti, i vjen nga një kërcnim me telefon nga Ali Ahmeti. Pra, për Kim Mehmetin, “një fjalë (është) një lirë”. Çfarë është e tepërt, e tepërt është, s’ka asgjë të vërtetë, por nga këto spekulime ekziston një cak, që është dominimi në opinion, eleminimi i të tjerëve në treg mediatik, sidomos sigurimi i pozitave të reja nesër me ndonjë qeverisje ku nuk do të jetë aty Ali Ahmeti. Sjelljet e këtilla nga kushoqoftë kanë një qëllim: të mbahet Maqedonia me këtë sistem, siç është, të përjashtohet debati i vërtetë politik, që nuk e dërgon ujin në mullirin e sitemit unitar? 

Dallim është i madh te shkrimtarët në Maqedoni. Ka shkrimtarë të afërt me pushtetin, ka që e kritikojnë pushtetin, ka disa që janë “kodoshë”, por ka edhe të guximshëm, ku shkrimin, idealin e tyre, se për çka shkruajnë, angazhohen, nuk e lidhin me të përditshmen, me interesin personal, gjithashtu ka edhe aso shkrimtar që kanë ambicie, preferojnë të jenë kudo, sidomos kur librat e tyre nuk shiten as nga 200, 300 copë, aq sa është edhe botimi i tyre. 

Në këtë betejë të jem kudo, të flitet gjithçka, vetëm që të jem prezent, Kim Mehmeti qëndron më së miri nga të gjithë shkrimtarët në Maqedoni, pothuajse është VIP, por lider kurrë s’mundet të jetë, i mungojnë shumë sende, por një më kryesorja, s’ka qejf ta prish reahtllikun e vet, “oazën” e paqes së tij në kullë, ngase vetëm ai ka fëmijë, e të tjerët s’kanë. Ndaj është mirë të kursehet nga fjalori se dikush po e kërcnon, akoma më mirë të kursejë veten me lajme spekulative në interes të biznesit të tij mediatik. Nuk është patjetër Kim Mehmeti të jetë gjithkundi dhe të del në fund se nuk është askundi, por përfolja e emrit të tij, sikundër edhe përfolja e vipave, sjell interesimin se për Kim Mehmetin flitet.

Nëse Kalosh Çelikun, si shkrimtar, sot e kemi në rol të shajë sa më shumë minaret e xhamive, të ofendojë shqiptarët, që nuk pijnë raki, nuk mendojnë si ai, që vet ëndrron të shndrrohet në ndonjë Selman Ruzhdi, pasi si njeri është i falimentuar materialisht, por edhe moralisht, jeton me mendimin se do të jetë i preferuari i regjimit nga jashtë, siç ka qenë çdoherë, të jetë në listën e të paguarve tek Ministria e Kulturës me shtëpinë e tij botuese “Asdreni”. Vetëm në Maqedoni, mund të bëhesh vetë botues, vetë shkrimtar, vetë mund të vetëshpallesh patriot, pasi vetëm në Maqedoni njërëzit me interese të dynjallikut janë të shkëputur  nga realiteti i shoqërisë shqiptare.  

Kim Mehmetin, së paku, nuk e kemi kështu, një shkrimtar si Kalosh Çeliku. Ai është në luftë me regjimin, me njerëzit e tij, por që janë yje të tij të dikurshëm, ndaj ai nuk mund ta paramendojë se si ylli i tij, Ali Ahmeti, është aq naiv përpara Nikolla Gruevskit, s’mund ta besojë si mundet partizani marksist-leninist Ali Ahmeti të jetë shumë kooperues me ultratëdjathtin fashist, Nikolla Gruevskin, duke i harruar të mirat e Brankos.  Ndaj ftesa “nga destruktivi” i Brankos, Menduh Thaçi, është e hapur edhe për Ali Ahmetin “to join the club” për një mashtrim tjetër të radhës në Maqedoni. Megjithatë, Kim Mehmeti mbetet në treg, di të luajë, pothuajse një kohë të gjatë luan shumë mirë futboll, dhe si yll me përvojë, çdoherë imponon ofertën e vet tek ekipet që kanë ambicie të reja në ndonjë sezon vjeshtor apo pranveror.

Kurse lajmi i shkrepur disa ditë më parë “Kim Mehmeti kandidat për kryetar të Shkupit?” nuk është asgjë tjetër veçse një ofertë tjetër e imponuar nga ai, që do të thotë: akoma luaj, jam po ai, kur kam qenë me Veton Surroin, kam marrë edhe çmimin e tij Rexhai Surroi, kam një dribling të mirë me Fërçkovskin, Cërvenkovskin, pasi me Vladimir Milçinin i kemi mësuar këta dy “debila” si bëhet politika dhe si duhet të sillesh me shqiptarët, jam i pari që kam kritikuar mikun tim Alitin e PPD-së në favor të Arben Xhaferit, Mendu Thaçit, jam unë Kim Mehmeti me Teuta Arifin, të vetmit që kemi përkrahur Rufi Osmanin në ditën e Flamurit, jam unë që hapatazi u rreshtova në ushtrinë e Ali Ahmetit, jam unë, e kam emrin Abdul Hakim, krejt shqiptarët “vehabi”, dyfytyrsha, që rrehën pleq si Eshtref Aliu në xhami, janë me mua, nuk janë në burg. Nga kjo lirisht mund të themi se gjithë këta i kanë borxh Kim Mehmetit dhe duhet ta përkrahin të jetë kandidat për Shkupin. Le ta provojnë të gjithë së bashku dhe të mbyllet kapitulli i Kim Mehmetit në Maqedoni?

Në qoftë se këta janë krejt me zemër dhe shpirt për Kim Mehmetin, siç ka qenë ky për ta gjatë këtyre viteve, është e moralshme dhe punë e sinqertë që këta t’ia kthejnë borxhin Kim Mehmetit, kurse unë nga Londra them se Shkupi mund të fitohet lehtë, në emer të vëllazërim-bashkimit me shkijet e LSDM-së, që Kim Mehmeti nuk e fsheh, por e thotë haptazi se i ka shokë të moçëm, shokë të ndejave, muhabeteve matanë urës. Amani, ju lutem, dilni bëhuni bashkë krejt dhe vetëm rrëzoni “putat” e Gruevskit se sytë po m’i vrasin saherë që e vizitoj Shkupin.

Por ekziston një diçka tjetër në këtë hesap, një hendikep, por nuk jam i obliguar të flas për këtë hendikep, mund t’ua jap disa germa të alfabetit shqip të Manastirit: SHRSHSH. Tjerat mendoni vetë se ku kanë rënë të gjitha laviret e interesit të dynjasë?

DIALOGU POLITIK ME SERBINË – PARASKENAT DHE PRAPASKENAT E TIJ

Avni Klinaku

Kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Avni_klinaku


avniklinaku@levizjaperbashkim.com

 

 

DIALOGU POLITIK ME SERBINË – PARASKENAT DHE PRAPASKENAT E TIJ

 

(Nuk është kohë e largët sa të mos na kujtohet koha e fillimit të të ashtuquajturit dialog teknik Kosovë-Serbi. Të gjithë e kanë të lehtë ta kujtojnë se sa debatet e polemikat u zhvilluan në Kosovë rreth tij. Duhet të ketë apo s’duhet të ketë dialog me Serbinë, do të bëjmë dialog politik apo vetëm për çështje teknike, do të fitojë Kosova apo Serbia nga ky dialog etj. etj. Zhurmë ka pasur shumë, por veprime të mençura – aspak! Kosova hyri në dialog me Serbinë tërësisht e papërgatitur. Forcat politike, të barrikaduara në istikamet e interesit partiak, nuk arritën ta hartojnë një platformë për bisedime. E bisedimet megjithatë u zhvilluan… Në dialog të papërgatitur – kjo, në asnjë mënyrë, nuk duhet të na përsëritet më.)

 

Interes i kujt është dialogu Kosovë-Serbi

 

Që nga vendimi i prerë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me normat ndërkombëtare, Serbia, e vetëdijshme për pasojat e një vendimi të tillë, në arenën ndërkombëtare ka luajtur një lojë sa djallëzore, aq edhe të dobishme për të. Ka vazhduar ta mbajë në kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të Serbisë, e në të njëjtën kohë tërë diplomacinë e ka futur në funksion të arritjes së dy qëllimeve të veta shtetërore: të arrijë sa më tepër që të jetë e mundur për serbët e veriut të Kosovës (status special, autonomi apo diçka të ngjashme, me çka do t’i përcaktonte edhe juridikisht vijat etnike për një ndarje të mundshme të nesërme) dhe të bëjë hapa sa më të shpejtë drejt BE-së. Për realizimin e hapit të parë, pra, për një lloj të autonomisë në veri të Kosovës, Serbia nuk ka asnjë nevojë për dialog me Kosovën. Serbët në veri të Kosovës aktualisht kanë më tepër se autonomi e, madje, edhe më tepër se republikë. Qëllimet e veta shoviniste në veri të Kosovës, Serbia po i realizon thuajse e papenguar. I ka dëbuar shumicën e shqiptarëve nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, e tani është në fazën e blerjes së pronave të tyre. Nevojë dhe interes të vetëm për dialog me Kosovën, Serbia e ka përshpejtimin e fazave të hyrjes në BE. Në anën tjetër, Serbia as që do t’ia dijë për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë), çështje të cilën me çdo kusht dëshiron ta mbajë të mbyllur si çështje të brendshme të saj.

BE dhe ShBA janë pala e dytë e interesuar për një dialog politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duke i parë qëllimet e Serbisë dhe metodat e saj për realizimin e tyre, BE dhe SHBA duan që me çdo kusht ta shkëpusin Serbinë nga ndikimi i Rusisë, dhe këtë do ta realizojnë qoftë edhe duke i përmbushur disa nga ambiciet shoviniste të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Prandaj do ta vazhdojnë presionin për një dialog dhe për kompromise në drejtim të autonomisë së veriut të Kosovës.

Realisht, pala që ka më së tepërmi nevojë për dialogun Kosovë-Serbi është vetë Kosova dhe shqiptarët. Territori i veriut të Kosovës është juridikisht brenda Kosovës dhe në një pjesë të tij është duke vazhduar spastrimi etnik i shqiptarëve. Mitrovica është padrejtësisht e ndarë. Fshatrat më veriore shqiptare kanë mbetur nën mëshirën e shovinistëve serbë. Shqiptarët në Kosovën Lindore janë nën një represion të vazhdueshëm me të vetmin qëllim shpërnguljen e tyre nga trojet stërgjyshore. Të gjitha këto çështje deri më tani janë heshtur në arenën ndërkombëtare. E meqenëse qe 13 vjet pas lufte kapacitetet kosovare të sigurisë kanë mbetur plotësisht të varura nga prania e armatosur ndërkombëtare dhe meqenëse faktorët ndërkombëtarë jo vetëm që e përjashtojnë vetë imponimin me forcë të rendit dhe ligjit në veri, por një gjë të tillë ua kanë kërkuar me vendosmëri edhe përfaqësuesve politikë të Kosovës, – praktikisht vetëm se po se sillemi në një rreth vicioz. Veriu i Kosovës ashtu siç është sot, nuk është asgjë tjetër veçse një sëmundje kanceroze për Kosovën. Si i tillë, ai po u kushton shqiptarëve shumë, si në stabilitetin politik, si në zhvillimin ekonomik, si në integrimet kombëtare edhe në ato ndërkombëtare. Nga kjo gjendje duhet dalë sa më shpejt që të jetë e mundur. Një dialog me Serbinë, i monitoruar nga faktorët ndërkombëtarë, do të ishte rasti më i mirë për t’i shtruar për zgjidhje të gjitha këto çështje. Kosova, si shtet i pavarur, do të duhej vetë ta kërkonte një dialog të tillë për t’i shtruar këto çështje të rëndësishme për interesin kombëtar.

 

Duhet të jemi të përgatitur për dialog

 

Ajo që Kosova ka më së tepërmi nevojë para dialogut me Serbinë është dialogu në mes të forcave politike të saj. Kosova ka nevojë për një unitet sa më të madh përballë situatës aktuale. Për ta arritur këtë, është e domosdoshme që forcat politike të Kosovës së bashku me përfaqësuesit legjitimë të Kosovës Lindore t’i lënë anash interesat e ngushta partiake e grupore e të mblidhen në një tryezë të përbashkët, për ta hartuar një platformë politike për bisedime me Serbinë ku do të shprehej qartazi interesi kombëtar i Kosovës dhe i popullit shqiptar në këto bisedime. Natyrisht, kjo platforme do të duhej të miratohej fillimisht nga qeveria, e pastaj edhe nga Kuvendi i Kosovës.

 

Çka duhet të përmbajë platforma jonë për dialog

 

Lëvizja për Bashkim para dy vitesh (gusht 2010) ka hartuar Platformën Politike për Zgjidhjen Përfundimtare të Çështjes Shqiptaro-Serbe, ku e parasheh dialogun politik si mundësi për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës dhe të çështjes shqiptare në Kosovën Lindore. Ideja që e përshkon tejpërtej këtë platformë është zgjidhja e çështjeve që kanë mbetur të pazgjidhura në mes të serbëve dhe shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Janë tri çështje që shqiptarët dhe serbët, apo Kosova dhe Serbia, duhet t’i zgjidhin ndërmjet veti nëse vërtet e duan stabilitetin e vet politik, zhvillimin ekonomik, e sidomos integrimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura e që duhet të zgjidhen dhe mund të zgjidhen me dialog janë: çështja e veriut të Kosovës (Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok) dhe çështja e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë). Çështja e tretë në raportet mes serbëve e shqiptarëve është ajo e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Aty është kryer spastrimi etnik i shqiptarëve dhe shqiptarët duhet të kthehen pa asnjë kusht në pronat e veta, me çka do të krijoheshin kushtet për bashkimin e këtij qyteti të ndarë padrejtësisht. Ndërsa kur është fjala për veriun e Kosovës dhe Kosovën Lindore, këto çështje kanë ngjashmëri të plotë për sa i përket statusit shoqëror të banorëve në të dyja territoret dhe pala shqiptare duhet të ngulë këmbë që, në kërkimin dhe gjetjen e zgjidhjes për veriun, të mos lejojë të përdoren standarde të dyfishta. Ajo duhet të ngulë këmbë që të gjitha të drejtat që Serbia dhe serbët po i kërkojnë në veri të Kosovës të zbatohen edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore. Në këtë mënyrë, pra, me zbatimin e reciprocitetit në të drejta si për shqiptarët, ashtu edhe për serbët, respektivisht, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, jo vetëm që zgjidhen çështjet drejt, por edhe lehtësohet zgjidhja e tyre. Në të kundërtën, nëse pala shqiptare, respektivisht Kosova, hyn në dialog vetëm për veriun e Kosovës, apo vetëm për të drejtat e serbëve, natyrisht se do të dalë e humbur dhe pasojat do të jenë afatgjata. Një dialog i tillë duhet të refuzohet kategorikisht.  

 

Në fund

 

Rreziku i vërtetë Kosovës nuk i vjen nga bisedimet politike, por nga agjenda e bisedimeve. Prandaj faktori politik shqiptar, përballë kësaj situate duhet të sillet me përgjegjësinë maksimale. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet që ta trajtojnë seriozisht situatën nëpër të cilën po kalojmë dhe të organizojnë një tryezë konsultuese të partive politike shqiptare të Republikës së Kosovës dhe të subjekteve politike shqiptare të Kosovës Lindore, ku do të harmonizohej platforma për bisedimet politike Kosovë-Serbi,  e cila do t’iu shërbente përfaqësuesve të Kosovës si udhëzues për ato bisedime. Nëse sërish hyjmë në bisedime pa një konsensus kombëtar dhe pa një platformë për bisedime, dëmet nga bisedimet politike Kosovë-Serbi do të jenë shumë të mëdha.

 

Prishtinë, 4.8.2012

 

Dialogu_politik_Serbi-Kosov.doc Download this file