GJUHËT INDOEVROPIANE

Xhelal Zejneli


            Gjuhët indoevropiane janë grup gjuhësh të cilat për nga krijimi i tyre janë të afërta. Ky grup i gjuhëve përbën familje gjuhësore të veçantë.  Që nga lashtësia fliten ose janë folur në një brez të gjerë prej skajit perëndimor i Evropës deri te cepi lindor i Indisë dhe deri te Turkestani kinez, në zemër të Azisë. Prej zbulimeve gjeografike e këndej, këto gjuhë fliten po ashtu në zonat e të shpërngulurve të Amerikës, Veriore, Qendrore dhe Jugore, të Australisë, të Zelandë së Re, pastaj në Siberi dhe gjetkë. Emërtimi “indoevropian” për këto gjuhë është më i vjetri dhe i pranuar nga të gjithë. Pothuajse po kaq i vjetër është edhe emërtimi: gjuhët “indogjermane” , që përdoret në vendet e shprehjes gjuhësore gjermane. Në Angli ngandonjëherë shfaqet edhe emërtimi “ariane”. Mirëpo, termi arian i përgjigjet gjuhës së indasve dhe të iranianëve të vjetër, të cilët janë të vetmit nga indoevropianët që e kanë quajtur veten arianë.    

            Ngjashmëria ndërmjet gjuhëve indoevropiane, në shumë raste edhe sot është evidente. Për shembull fjala “tre” në indishten e vjetër është trayah, në greqishten e vjetër treis (në të vërtetë tres), në gotishtepreis, në lituanisht trys, në sllavishten e vjetër trije, në latinisht tres.Kuptohet, ka edhe shumë fjalë të tjera që shqiptohen ngjashëm në disa gjuhë të kësaj familjeje. Në bazë të tyre, gjuhëtarët kanë ardhur në përfundim se në të kaluarën e largët banorët e hapësirave të lartpërmendura kanë folur në gjuhën e lashtë indoevropiane, d.m.th. në gjuhën e indoevropianëve të parë.             Supozohet se atdheu i parë i indoevropianëve ka qenë diku në Evropën Qendrore dhe Juglindore, por ka të tillë që e vendosin në Azinë Qendrore. Pothuajse para gjashtë mijë vjetëve fiset indoevropiane kanë filluar të shpërndahen duke kërkuar hapësira të reja për t’u vendosur. Në këtë kohë bashkësia e parë gjuhësore indoevropiane fillon të shpërbëhet. Kështu lindën më vonë edhe degët dhe nëndegët e familjes gjuhësore indoevropiane. Gjuhë të caktuara indoevropiane përfshihen në to në bazë të afërsisë së ndërsjellë, diku të madhe, diku më të vogël.

            Gjuhët indoevropiane gjuhëtarët i kanë ndarë në dy grupe: në grupin satem dhe në grupin kentum. Në gjuhët që i takojnë grupit satem, velaret palatale të indoevropianishtes së stërlashtë k, g, g h kanë kaluar në sibilantë. Satem buron nga gjuha avestike për numrin “njëqind” – satem. Ndërsa kentum rrjedh prej fjalës latine centum për numrin “njëqind”. Ka pasur studiues të cilët ndarjen e gjuhëve indoevropiane nësatem dhe në kentum e kanë vënë në dyshim. 

 

            Në familjen e gjuhëve indoevropiane bëjnë pjesë gjuhët, si më poshtë:

           

            1. Gjuha shqipe, e cila përbën degë indoevropiane të veçantë. Nuk është aq e afërt me asnjërën nga gjuhët e njohura indoevropiane. Sipas gjuhëtarëve eminentë evropianë, sidomos gjermanë dhe austriakë, shqipja është pasardhëse e gjuhës ilire.  Flitet: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në viset shqiptare në Maqedoni, në viset shqiptare në Mal të Zi, në Çamëri. Në Ballkan, gjuha shqipe flitet prej shtatë milionë shqiptarëve. Shqipja flitet edhe në ngulimet e arbëreshëve në Kalabri dhe në Sicili, në Zarë të Dalmacisë në bregdetin kroat (lagjja Arbanasi) etj. Shqipja flitet edhe në diasporën shqiptare në Evropë, në SHBA, në Kanada, në Australi. Një numër i madh i shqiptarëve banojnë në Turqi.

            Gjuha shqipe i ka ruajtur tiparet thelbësore të trashëguara nga një fazë e hershme indoevropiane, siç janë sistemi i rasave dhe zgjedhimi foljor, natyrisht, me ndryshime të dukshme të përftuara në rrjedhën e shekujve. Ajo ka edhe një fond të konsiderueshëm fjalësh të trashëguara, si: ditë, natë, dimër, ujk, ujë, punë, zemër, i lehtë, i thellë, i rëndë, jam, kam, bie, ha, pi etj. Ky fond i trashëguar arrin në rreth 2000 fjalë të parme, nga të cilat janë formuar shumë fjalë të tjera të prejardhura, të përbëra dhe të përngjitura, si p.sh.: punëtor, punëtori, punishte, punoj, punim, punonjës, punëdhënës etj. Sipas studiuesve të huaj, shqipja ndodhet pikërisht te rrënja e gjuhëve indoevropiane.    

            Disa fjalë në gjuhën ilire kanë shënuar shkrimtarët antikë. Emra të përveçëm vendesh e njerëzish janë ruajtur në veprat e shkrimtarëve antikë apo në mbishkrimet ilire. Për ilirët dhe Ilirinë bëjnë fjalë burimet e autorëve antikë grekë e latinë dhe bizantinë të hershëm, prej kohëve të lashta homerike deri në shekullin VII të e.s. (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Instituti i Historish dhe i Gjuhësisë i USHT-së, 1965, vëll. I, ribotuar në vitin 2002). Fise të veçanta ilire, panojët dhe tesprotët përmenden në poemat Iliada dhe Odisea. Emri i përbashkët ilirë del vetëm në shekullin V p.e.r. te HerodotiIliria, e banuar nga ilirët, përmendet për herë të parë në gjysmën e dytë të shekullit IV p.e.r. nga Demosteni si fqinjë perëndimore e Maqedonisë. Nga gjuha ilire janë ruajtur pak glosa, si:sika “thika”, peli “qelq” (Epir), aspetos “i shpejtë” (Epir), sabaja “një lloj birre” etj.; emra njerëzish, si Dardania “dardhë”, Dalmatia “delme, dele”,Ulkin “ujk”, Bardhyl “bardhë”, Bala “balë”, Daz “dash” etj.          

            2. Gjuha armene po ashtu është degë e veçantë. E flasin armenët në atdheun e tyre dhe jashtë tij, armenët në emigracion. Njihet në dy forma: armenishtja klasike dhe armenishtja e sotme e re.

           

            3. Dega indo-iraniane   

           

            A. Nëndega indike – Gjuhët e vjetra indikegjuha vede dhesanskritishtja; gjuhët indike të mesme prakërt, siç janë: pali, shaurasendhe maharashtri si dhe një numër i madh i gjuhëve të reja indike: gjuhët letrare – gjuha urde në Pakistan dhe gjuha hindu në luginën qendrore dhe perëndimore të Gangesit dhe në Rajasthan, gjuha guxharat në Guxharat, gjuha penxhap në rrjedhën e epërme të Indit, gjuha pahar në Himalaje dhe në Nepal, gjuha land në luginën qendrore të Indit, gjuha sind rreth rrjedhës së poshtme të Indit, gjuha marat në Maharashtri në anën e pasme të Bombeit, gjuha bihar  në Bihar dhe në luginën lindore të Gangesit, gjuha orise në Orissi, gjuha bengale rreth grykës së Gangesit në Bengal. Jashtë Indisë fliten gjuha sinkaleze në Sri-Lankë, gjuha nepale në Nepal, gjuha cigane ose rome, gjuhë e ciganëve apo e romëve evropianë. Në Pakistan fliten sot 60 gjuhë, me gjuhën urdu si gjuhë kombëtare. Në Indi fliten sot 200 gjuhë, 14 nga të cilat mësohen. Ka dhe shumë dialekte. Gjuhë zyrtare është indishtja.

            Në gjuhën sanskrit (indishtja e vjetër) u shkrua Mahabharata(Historia e madhe e Bharatas) njëri nga dy eposet e mëdha të letërsisë sanskrite në Indi, i konsideruar si një prej teksteve të shenjta hindu. Përfshin 110.000 kuplete (215.000 vargje) dhe është ndoshta poema më e gjatë në letërsinë botërore. Tema e saj qendrore është lufta ndërmjet dy familjeve kushërinjsh, Kauravas dhe asaj që në fund del fitues, Pandavas.Mahabharata nuk është vepër e një poeti të vetëm, por përfaqëson një varg të tërë poezish të rapsodëve të Indisë së lashtë, e ka të ngjarë të jetë përpiluar ndërmjet viteve 400 para erës së re dhe 200 të erës së re.

            B. Nëndegës iraniane të degës indo-iraniane i takojnë: prej gjuhëve të vjetra iraniane – gjuha avestiked.m.th. gjuha e librave të shenjtë të ithtarëve të Zaratustrës, gjuha e vjetër persiane me të cilën janë shkruar mbishkrimet të mbretit të Persisë Darit dhe të trashëgimtarëve të tij; gjuhët e mesme iraniane: gjuha pehlevi, gjuhë persiane nga fisi i sundimtarëve Sasanid, gjuha parthorezmike dhesodike e partëve dhe pasardhësi bashkëkohor i saj gjuha jagnobike në lindje të Samarkandit. Gjuha sogdike ka qenë e afërt me gjuhën e vdekurskite që e kanë folur skitët. Supozohet se nga gjuha skite rrjedh gjuha osete e sotme – gjuhë iraniane në Kaukaz. Në Azerbajxhan fliten gjuhët iraniane: gjuha tal dhe gjuha tat. Në gjuhën kurde flasin 25 milionë kurdë të Kurdistanit, d.m.th. në Irak, në Turqi, në Iran dhe në Siri. Gjuha pashtoose  afgane është gjuhë zyrtare në Afganistan, kurse gjuha baluxhe flitet në krahinën Baluxhistan të Pakistanit. Në Pamir fliten disa gjuhë pamiri.

           

            4. Dega baltike-sllave

           

            A.  gjuhët baltike bëjnë pjesë: lituanishtja, letonishtja dheprusishtja e vjetër e vdekur. 

            B. Gjuhët sllave përbëhen prej tre grupeve: gjuhët sllave lindore, ku bëjnë pjesë: gjuha rusishtja, ukrainishtja dhe bjellorusishtja; gjuhët sllave perëndimore, ku hyjnë: polakishtja, polapishtja e vdekur, çekishtja, sllovakishtja, gjuha luzhe e epërme, gjuha luzhe e poshtme; dhe gjuhët sllave jugore, ku bëjnë pjesë: kroatishtja, serbishtjasllovenishtja, bullgarishtja, maqedonishtja dhe forma e vjetër e saj sllavishtja e vjetër. Në grupin e gjuhëve sllave jugore pretendojnë të përfshihen edhe: gjuhaboshnjake dhe gjuha malazeze. Sipas shkollës serbe, kroatishtja, gjuha boshnjake dhe gjuha malazeze nuk janë veçse serbishte apo dialekte të saj. Edhe bullgarët e mohojnë ekzistimin e maqedonishtes. Sipas tyre, maqedonishtja popullore është bullgarishte. 

            Pesë degët e lartpërmendura të gjuhëve indoevropiane bëjnë pjesë në grupin satem. 

            Për dallim nga grupi i mësipërm i gjuhëve indoevropiane, te të cilat velaret palatale (qiellzore) k, g, g h kanë kaluar në sibilantë, grupikentum i gjuhëve indoevropiane që pasojnë më poshtë, velaret palatale i ruan si velare. Pothuajse të gjitha gjuhët kentum i takojnë pjesës perëndimore të hapësirës së banuar me indoevropianë.

            5. Dega kelte – Prej saj, deri në vitet ’70 të shekullit XX, janë ruajtur deri diku tri gjuhë: bretonishtja në Bretanjë, e cila, nën ndikimin e frëngjishtes është në zhdukje e sipër, gjuha velse dhe gjuha skoceze. Nëndegës ishullore të gjuhëve kelte i takojnë edhe gjuha man në ishullin Man dhe gjuha kornike e vdekur në Cornëall.          

            Gjuha kelte apo gjuha e galëve në pjesë kontinentale ka vdekur në shekujt e parë të epokës sonë, por fushatat luftarake të keltëve e përhapën në tërë Galinë, në Spanjë, në Italinë veriore, në Panoninë e lashtë (hapësirë e rrafshët në Hungari dhe në Vojvodinë – Serbi), në Ballkan, e deri në Azi të Vogël, ku disa emra në gjuhën kelte ruhen edhe sot, si p.sh.: krahina Galatia në Azi të Vogël. Beogradin e quaninSingidunum.

            6. Gjuhët gjermanike – Ndahen në nëndegën lindore, me përfaqësuesen kryesore – gotishten e vdekur; në nëndegën veriore, me gjuhët: islandishtja, norvegjishtja, suedishtja dhe danezishtja; në nëndegën perëndimore, me gjuhët: gjermanishtja me dialektet e saj të larta dhe të ulta, gjuha frige në Friesland,  holandishtja në Holandë meafrikansën, gjuhë e emigracionit holandez në Afrikën e Jugut si dheanglishtja.

            7. Dega italike – Në fillim kanë qenë gjuhët e vjetra në Italinë qendrore, si: nëndega latino-faliske me gjuhën latine, në fillim gjuhë e qytetit të Romës dhe e krahinës së Lacisë dhe me gjuhën faliske, gjuhë e qytetit të Falerisë; nëndega osko-umbre, me gjuhën oske dhe megjuhën umbre. Pas një kohe, latinishtja mbizotëroi ndaj të gjitha gjuhëve të tjera italike dhe u bë gjuhë botërore e Perandorisë Romake.        Nga e ashtuquajtura latinishte vulgare (popullore) lindën gjuhët romane aponeolatine të sotme, siç janë: portugalishtja, spanjishtja, katalonishtja, gjuha provansale, frëngjishtja, tre grupet e dialekteve retoromane në Alpe të cilët disa i konsiderojnë si gjuhë të veçanta, d.m.th. grupi grizhun, tirol dhe furlangjuha istroromane në zonën prej Pulle deri në Rovinj (qytete në bregdetin kroat dhe slloven) në Istrie, gjuha istrorumune në disa fshatra në Uçkë, gjuha dalmate e vdekur në bregdetin kroat, prej Kërke deri në Dubrovnik (flitej deri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX). Këtu përfshihen edhe do gjuhë që fliteshin jashtë Evropës, e që ishin zhvilluar mbi bazën romane, si p.sh. gjuha haite, kreole.

            Në veri të Danubit ndodhet Dakia, vend i vjetër në Evropë, sot Rumania. Perandori romak Marko Ulpie Trajani  (sundoi në vitet 98-117)në vitet 101-107 pas K. e pushtoi Dakinë. Banorët e saj – dakët, u romanizuan. Rumanishtja është e vetmja gjuhë neolatine e folur në Evropën lindore, e cila u zhvillua nga latinishtja që e solli aty Trajani. Romanë konsiderohen edhe moldavët, vllehtë, cincarët (arumunët).

            Në shekullin VI gjuha latine del nga përdorimi publik dhe mbetet të përdoret kryesisht nëpër kisha.

            8. Gjuha greke – Si shqipja dhe armenishtja, edhe greqishtja përbën një degë indoevropiane të veçantë. Dallohen: greqishtja e vjetëre cila kishte një numër të madh dialektesh; greqishtja e mesme (bizantine) dhe greqishtja e sotme ( e re).

            9. Dega anatolike –  lashtësi, në Azi të Vogël janë folur disa gjuhë të vdekura. Në radhë të parë është hetitishtja, gjuhë e Perandorisë Hetite në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Kjo gjuhë u zbulua në fillim të shekullit XX në pllakat e argjilës që u zbuluan prej arkeologëve në lindje të Ankarasë, në Turqi. Pastaj gjuhët që janë të afërta me hetitishten, sigjuha luvike, palaje; gjuhët më të reja të Azisë së Vogël, po ashtu të vdekura, siç janë gjuhët: likike, lidike, mbase edhe gjuha karike.

            10. Dega e tokarishtes  Në Turkestanin kinez, në lindje,  janë gjetur shkrime në dy gjuhë. Emri i tyre i vërtetë nuk dihet. Në literaturë i quajnë: tokarishtja A dhe tokarishtja B.

 

*   *   *

 

            Gjuhët indoevropiane të vdekura – Përpos gjuhëve anatolike –hetitishtes si dhe tokarishtes janë edhe do gjuhë të tjera indoevropiane të vdekura. Në Azi të Vogël, në lindje të Lidisë, Mizisë dhe Karisë janë gjetur ca mbishkrime në gjuhën frige. Sipas legjendave, frigasit në Azi të Vogël kanë ardhur prej Gadishullit Ballkanik, e që andej në Armeni, kështu që disa mendojnë se frigishtja ka qenë mjaft e afërt me armenishten. Në Maqedoninë antike është folur maqedonishtja. Sipas studiuesve grekë, maqedonishtja ka qenë një dialekt i greqishtes së vjetër. Ka studiues që thonë se nuk dihet në mënyrë të sigurt në ka qenë ndonjë dialekt i greqishtes së vjetër apo gjuhë në vete. (Çështjet që ndërlidhen me gjuhët dhe me prejardhjen e popujve, shpesh në histori janë interpretuar njëanshëm për qëllime politike). Në krahinën e Apulisë në Italinë jugore janë gjetur mbishkrime të shkruara në mesapishte – dialekt i veçantë i ilirishtesKa studiues që thonë se mesapët në gadishullin italian kanë ardhur nga Ballkani. Në rajonin e Venetit të sotëm në veri të Italisë, para ardhjes së romakëve është folur venetishtja. Një kohë të gjatë është konsideruar si një dialekt i ilirishtes. Më vonë do studiues e konsideruan si një degë indoevropiane të veçantë. Në periudhën antike, deri në shekujt e parë të erës së re, në Iliri është folurilirishtjaTrakishtja ka qenë gjuhë e fqinjëve veriorë të grekëve –trakasve. Prej trakishtes janë ruajtur vetëm fjalë të veçanta dhe dy mbishkrime të shkurtra. Trakia në kohën antike ka qenë vend i Heladëve në veri. Sot është pjesë e Bullgarisë, e Greqisë dhe e Turqisë (më 1923, e gjithë traka në lindje të lumit Maricë në Bullgari, iu rikthye Turqisë – Rumelia).

*   *   *

 

            Pellazgët  Pellazgët kanë qenë popullsi e lashtë mesdhetare parailire dhe paragreke. Sipas autorëve antikë (Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukididi etj.) pellazgët banonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë se Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Tesali e gjetkë. Përcaktimi i karakterit etnik të kësaj popullsie u shtrua si çështje që në kohën e lashtë, p.sh. nga Straboni. Gjatë Rilindjes Kombëtare pikëpamja se nga pellazgët e ka prejardhjen populli shqiptar u përkrah si mbështetje për të treguar lashtësinë e tij. Pikëpamjet e sotme më të rëndësishme mund të përmblidhen në dy qëndrime kryesore: 1) Në Ballkan e në Mesdhe ka jetuar një popullsi e tejlashtë me emrin pellazgë, që shërbeu si bazë për formimin e popullsive të mëvonshme të kësaj treve; gjuha e tyre pellazgjishtja duhet konsideruar si një gjuhë e parë indoevropiane. 2) Në kohën e tejlashtë në Ballkan e në Mesdhe nuk ka pasur një popullsi të njëjtë dhe as një emër të njëjtë për të gjitha këto treva; prandaj – sipas disa studiuesve – emërtimet pellazgë pellazgjishte janë të pasakta. Në këtë rast popullsitë quhen parailireparagreke e paratrake dhe – sipas disa studiuesve – përjashtohet mundësia e përcaktimit të karakterit të tyre etnik.

            Pellazgjishtja – Sipas disa studiuesve, gjuha e pellazgëve është gjuhë e panjohur. Disa të dhëna për të, nxirren në mënyrë të tërthortë. Janë bërë përpjekje për të zbuluar lidhje të pellazgjishtes me gjuhë të tjera indoevropiane. E kanë afruar atë herë me ilirishten dhe nëpërmjet saj me shqipen, herë me trakishten, herë me gjuhët gjermanike etj. Si mbetje të pellazgjishtes janë vështruar disa fjalë të greqishtes dhe disa emra vendesh, personash e perëndish me disa prapashtesa të veçantë,që nuk kanë të njëjtat tipare fonetike që karakterizojnë greqishten.

            Që në shekullin XVIII, por veçanërisht me rilindësit e shekullit XIX, nga studiues shqiptarë e të huaj u hodh e u trajtua teza e lidhjes së pellazgëve me shqiptarët dhe e pellazgjishtes me shqipen. Për të treguar lashtësinë e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, tezën e prejardhjes pellazge të shqiptarëve e shtjelluan sidomos rilindësit De Rada, Dhimitër Kamarda, Pashko Vasa, Naim Frashëri, Sami Frashëri. Në mënyrë të veçantë këtë tezë e trajtoi dhe e bëri të njohur në rrethet shkencore evropiane diplomati, filologu dhe albanologu austriak, i konsideruar themelues i studimeve shqiptare Johan Georg fon Han(Johann Georg von Hahn, 1811-1869).       Gjatë shekullit XX me pellazgët e me pellazgjishten janë marrë disa gjuhëtarë të njohur, si linguisti gjerman Paul Kreçmer (Paul Kretschmer, 1866-1956), linguisti dhe filologu bullgar Vladimir Ivanov Georgiev (1908-1986)gjuhëtari dhe studiuesi belg Albert Joris van Vindekens (Albert Joris van Windekens, 1915-1989)linguisti austriak Fric Lohner-Hytenbah (Fritz Lochner-Hűttenbach, 1930) etj.

            Vindekensi pellazgjishten e quan gjuhë indoevropiane.

           

            Në vitet ’60 të shekullit XX tezën e prejardhjes pellazgjike të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe e kanë mbrojtur edhe studiues shqiptarë, si: filologu, helenisti dhe historiani, pellazgologu i parë shqiptar, i lindur në Korçë, i diplomuar në Universitetin e Athinës, Prof.Spiro N. Konda – në librin historiko-filologjik “Shqiptarët dhe problemi pellasgjik”, të botuar në vitn 1962 në gjuhën greke dhe në Korçë më 1964 në gjuhën shqipe; dhe pellazgologu i shquar, i cili studioi drejtësinë në Universitetin e Sienës në Itali, nip i Thimi Mitkos – Prof. Dhimitër Pilika(Korçë, 1923-2003, Tiranë) në librin “Pellazgët, origjina jone e mohuar. Cilët janë pasardhësit e pellazgëve”, Botimet enciklopedike, Tiranë, 2005.

             

*   *   *

            Gjuhët që fliten në Evropë, e që nuk i takojnë familjes së gjuhëve indoevropiane –  Nuk u takojnë gjuhëve indoevropiane: gjuhabaskefinlandishtjahungarishtjaestonishtja (në Baltik). Familjes së gjuhëve indoevropiane nuk i takon as turqishtjaGjuha finlandeze i takon grupit baltiko-fin të gjuhëve ugro-fine dhe është e afërt me estonishten. Gjuhën baske (baskishten) e flasin në vendin bask (në Spanjë dhe në Francë) rreth një milion folës. Nuk lidhet me ndonjë gjuhë të njohur dhe ndoshta është mbetje e gjuhëve para-indoevropiane të Evropës. Hungarishtja është një nga gjuhët ugro-fine dhe është e vetmja gjuhë e madhe e degës ngrike.

*   *   *

            Studimet e para të gjuhëve indoevropiane – Qysh në lashtësi u pa se ndërmjet greqishtes dhe latinishtes ka disa ngjashmëri. Por, për paraqitjen dhe për zhvillimin e indoevropianistikës ndikoi vetëm njohja e Evropës me kulturën indase dhe me sanskritin. Që nga fundi i shekullit XVI u vërejtën ngjashmëri të caktuara të sanskritishtes me disa gjuhë evropiane. Jehonë më të madhe patën mendimet e orientalistit anglezViliem Xhonsit (Wiliem Jones, 1746-1794) i cili kishte shërbyer në Indi. Poeti dhe kritiku gjerman Fridrih Shlegel (Karl Wilhelm Friedrich Schlegel, 1772-1829) dhe romantika e hershme, konstatimet e Xhonsit(Jones) lidhur me sanskritin i pritën me entuziazëm. Në këto rrethana u paraqit vepra e njohur e studiuesit gjerman Franc Bopit (Franz Bopp, 1791-1867) “Mbi sistemin e zgjedhimit të sanskritit në krahasim me sistemin e zgjedhimit të gjuhës greke, latine, persiane dhe gjermane”.Kjo vepër merret si fillim i periudhës krahasimtare në historinë e gjuhësisë. Bopi është një nga themeluesit e linguistikës si shkencë e pavarur. Është i pari që argumentoi se shqipja bën pjesë në trungun e gjuhëve indoevropiane. Është autor i veprës “Gramatika krahasuese e gjuhëve indoevropiane” (1833-1852). Në dhjetëvjeçarët e ardhshëm indoevropianistika mori një zhvillim të hovshëm: u shtruan çështjet që kishin të bënin me gjuhën para-indoevropiane, me atdheun e hershëm të para-indoevropianëve dhe me popullin para-indoevropian. U paraqitteooria e linguistit gjerman August Shlajerit (August Schleicher, 1821-1867) – Teoria e trungut gjenealogjik të gjuhës indoevropiane si dheTeoria e valëve (Wellentheorie) e linguistit gjerman Johan Shmitit(Johannes Schmidt, 1843-1901). Në vitin 1861 August Shlajeri botoi veprën e tij të madhe Përmbledhje e gramatikës krahasuese të gjuhëve indogjermane. Tentoi ta bëjë edhe rikonstruktimin e gjuhës proto-indoevropiane. Filloi botimi i revistave linguistike të rëndësishme. U ndërruan drejtimet kryesore në shkencën e gjuhësisë, siç janëkomparativizmi i hershëmnatyralizmi biologjik, psikologjizmi dheTeoria mbi botën e filozofit dhe gjuhëtarit gjerman Humboldit (Karl Vilhelm, baron Von Humbold, 1767-1835). Me veprat e gramatikanëve të rinj, kjo periudhë e formimit të gjuhësisë arriti kulmin e vet. Në vitin 1880 doli vepra e linguistit dhe leksikografit gjerman Prof. Herman Paulit (Herman Paul, 1846-1821) “Parimet e historisë së gjuhës”, me të cilën u vunë bazat teorike të shkencës së gjuhësisë. Gramatika krahasuese indoevropiane u bë model i studimit të familjeve të tjera gjuhësore dhe burim i rëndësishëm i njohjes së gjuhës në përgjithësi. Në fillim të shekullit XX, pas linguistit zviceran Ferdinand de Sosyrit(Ferdinand de Saussure, 1857-1913), shpejt e zëvendësoi në atë rollinguistika e përgjithshmepor ndikimi i gramatikanëve të rinj në vende të caktuara ende ishte i fuqishëm.

*   *   *

            Familje të tjera gjuhësh: familja e gjuhëve uralo-altaikegjuhët hamitegjuhët semite  – Përpos familjes indoevropiane të gjuhëve, ekzistojnë edhe familje të tjera gjuhësh, si: gjuhët uralo-altaike – grup gjuhësor turan në të cilin bëjnë pjesë gjuhët: ugro-fine (hungarishtja…), samojed dhe altaike, përkatësisht manxhu-tunguze, turko-tatare dhemongoleGjuhët hamite fliten prej popujve hamit të cilët banojnë kryesisht në Afrikë, siç janë berberët, egjiptasit e vjetër, koptët etj. Në grupin e gjuhëve semite bëjnë pjesë gjuhët: babilonase, asirike, hebraishtja e vjetër, fenikase, arameike dhe sirike, arabishtja, etiopishtja e vjetër (gejez), amhar – gjuhë e Etiopisë bashkëkohore dhe disa gjuhë të tjera etiopike. Izraelishtja e sotme quhet ivrit.     

 

 

<p></p>

<p></p>

 

RIORGANIZIMI DHE RIPOZICIONIMI I FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI – IMPERATIV I ÇASTIT HISTORIK

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni është çështje territoriale, është çështje e territorit të pushtuar

 

            Në një shtet dyetnik siç është Maqedonia, bashkësia etnike e caktuar pozitën e vet synon ta mbrojë në dy mënyra:

 

            – duke realizuar liri dhe të drejta të caktuara qytetare; ose

            – duke realizuar të drejtat kombëtare.

           

            Për liri dhe për të drejta qytetare pretendon pakica etnike apo minoriteti. Ndërkaq, një bashkësi etnike që paraqet forcë demografike, krijuese, prodhuese, mbrojtëse, që posedon dimension historik dhe që paraqet vlerë politike e intelektuale – siç janë shqiptarët në Maqedoni – lufton për status politik

             Kudo në Ballkan, shqiptarët janë popull autokton. Popujt rrënjës gjithmonë synojnë të drejta politike dhe jo liri apo të drejta qytetare.

           

            Statusi politik i shqiptarëve në Maqedoni mund të zgjidhet në disa mënyra:  

           

I.  Zgjidhja sipas Marrëveshjes së Ohrit – Marrëveshja e Ohrit shqiptarëve u mundëson:     

           

            – Realizimin e të drejtave kulturore, siç janë: e drejta e arsimimit në gjuhën amtare, në të gjitha nivelet e arsimit; dhe e drejta e kultivimit të traditave kulturore.

            – Realizimin e të drejtave kombëtare në nivel vendor, siç janë: përdorimi i gjuhës shqipe me anë të përkthimit dhe përdorimi i cunguar i simbolit kombëtar.

            – Ligjet që i prekin interesat e bashkësisë etnike “joshumicë” të miratohen me të ashtuquajturin parim të Badinterit. Me parimin e Badinterit nuk nënkuptohet vetoja klasike apo tradicionale. Me të nuk nënkuptohet miratimi konsenzual i akteve juridike. Përveç kësaj, në këtë vend ku përpos shqiptarëve jetojnë edhe minoritetet etnike si: vllehtë, romët, turqit, serbët – parimi i Badinterit lehtë mund të keqpërdoret.   

           

            Me tri të drejtat e lartpërmendura, d.m.th. me të drejtat kulturore, me të drejtat kombëtare në nivel vendor dhe me parimin e Badinterit, shqiptarët në Maqedoni nuk e kanë statusin e popullit shtetformues.

            Me interpretimin e njëanshëm të Marrëveshjes së Ohrit nga VMRO-ja, shqiptarëve në Maqedoni u rrezikohen dhe u vihen në dyshim edhe tri të drejtat e lartpërmendura, të parashikuara me të. Rrjedhimisht shqiptarët, prej një bashkësie etnike me të drejta të pjesshme, të mbrojtura me kushtetutë, shndërrohen në pakicë dhe në minoritet me të drejta të nëpërkëmbura.  

           

II. Autonomia kulturore Zgjidhja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni nëpërmjet një autonomie kulturore, kurrë nuk do të pranohet. Me një autonomi kulturore shqiptarëve mund t’u mundësohen kryesisht të drejta kulturore, siç janë: arsimimi në të gjitha nivelet në gjuhën shqipe, kultivimi i vlerave dhe i traditave kulturore folklorike, mediumet në gjuhën shqipe… Prej vitit 2006 e këndej, nacionalistët sllavë tentojnë që shqiptarët t’i joshin, madje jo me zhvillim kulturor, por me ndërtime infrastrukturore.

III. Autonomia politiko-territoriale – është një prej zgjidhjeve të mundshme të çështjes shqiptare në Maqedoni. Ky lloj autonomie nuk mundëson subjektivitet politik qendror të mjaftueshëm. Mbartës të shtetësisë do të ishin kryesisht maqedonasit. Megjithëkëtë, në shtetet me hapësirë gjeografike të vogël siç është Maqedonia rrallëkund praktikohet. Një zgjidhje si kjo, e dobëson kohezionin e shtetit dhe i nxit tendencat centrifugale të bashkësive etnike. Si rrjedhojë, krijohen mundësitë e dekompozimit të tij.

 

IV. Kuvendi me dy dhoma dhe e drejta e përdorimit të vetos – Shqiptarët në kuvendin shtetëror, për çështjet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare, të kenë të drejtën e përdorimit të vetos. Me fjalë të tjera, aktet juridike që i prekin interesat e shqiptarëve, të miratohen me konsensus. Kjo zgjidhje politike do të bënte të mundur decentralizimin e mirëfilltë të pushtetit qendror dhe subjektivitetin e plotë të shqiptarëve në shkallë vendore.      

            Me interpretimin e njëanshëm të Marrëveshjes së Ohrit nga pala maqedonase, në Maqedoni nuk kemi një decentralizim të njëmendët të pushtetit qendror. Një pjesë e madhe ingjerencave të pushtetit vendor vazhdojnë të jenë nën kompetencat e pushtetit qendror. Në anën tjetër, shqiptarët për të pasur pushtet vendor vërtet të decentralizuar, duhet të manifestojnë kapacitet administrues. Me hedhurinat nëpër rrugë dhe me çrregullimin e planit urbanistik nuk dëshmohet potenciali udhëheqës. Në asnjë vend të botës së qytetëruar nuk ndodh që në çdo hapësirë të gjelbër të ngrihet ndërtesë. Kuvendi me dy dhoma mund t’u mundësojë shqiptarëve të drejta të plota në shkallë vendore si dhe të drejta të pjesshme në shkallë qendrore, d.m.th. ato që kanë të bëjnë me të drejtat kombëtare themelore, përfshi edhe ndarjen e drejtë të buxhetit të shtetit.

            Sipas zgjidhjes së lartpërmendur, shqiptarët do të ishin bashkësi etnike me të drejta kombëtare themelore, të garantuara me kushtetutë, por nuk do të ishin popull konstitucional. Trashëgues të shtetësisë, mbartës të shtetësisë dhe popull shtetformues, d.m.th. komb – do të ishin maqedonasit.

            Zgjidhja e sipërthënë nuk e cenon karakterin unitar të shtetit, por shteti nuk është tanimë monoetnik dhe centralist. Gjuha shqipe, përpos në organin ligjvënës të shtetit do të përdorej edhe në atë ekzekutiv. Zgjidhja e sipërme e parandalon pozitën dominuese të maqedonasve mbi shqiptarët.

            Zgjidhja e sipërthënë në asnjë mënyrë nuk i cenon, as i rrezikon interesat kombëtare të popullit maqedonas. Përkundrazi, zgjidhjen e sipërthënë Maqedonia bëhet më e qëndrueshme edhe më demokratike. Zgjidhja e lartpërmendur e statusit politik të shqiptarëve është pothuajse identike me zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të parashikuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, nën premisën që ajo të interpretohej drejtë, përkatësisht të mos keqinterpretohej, të mos shtrembërohej apo të mos interpretohej njëanshëm.     

            Problemi shqiptar në Maqedoni sot, qëndron pikërisht në keqinterpretimin dhe në shtrembërimin e Marrëveshjes së Ohrit, përkatësisht në interpretimin e njëanshëm të saj.

            Duke qenë se Marrëveshja e Ohrit paraqet zgjidhje të pjesshme të çështjes shqiptare në Maqedoni dhe duke qenë se interpretimi i njëanshëm i saj këtë zgjidhje të pjesshme akoma më shumë e diskrediton, atëherë rezulton fakti se ultra-nacionalistët maqedonas: tentojnë ta mohojnë luftën e 2001-shit, nuk duan ta njohin UÇK-në dhe kanë për qëllim ta komprometojnë krahun politik të luftës.

            Duke qenë se Marrëveshja e Ohrit u hartua në prani të faktorit politik ndërkombëtar influent, atëherë është detyrë e tyre të ndërhyjnë menjëherë për ta ndaluar diskreditimin e saj.

            Po qe se nuk ndërpritet nëpërkëmbja e Marrëveshjes, atëherë faktori politik shqiptar duhet të riorganizohet. Me fjalë të tjera, çështja shqiptare në Maqedoni mund të radikalizohet.

      

V. Federalizimi i Maqedonisë – Pozita e shqiptarëve në Maqedoni mund të zgjidhet edhe duke ua mundësuar atyre statusin e popullit shtetformues, që mund të realizohet nëpërmjet federalizmit të saj.

            Për të qenë shqiptarët popull shtetformues, nevojitet që Maqedonia të përkufizohet me kushtetutë si vend i dy popujve: i popullit shqiptar dhe i popullit maqedonas. Me këtë nënkuptohet që:  

           

            – Gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në tërë territorin e vendit;

            – Gjuha shqipe të përdoret gjatë komunikimit ndërkombëtar;

            – Simbolet e shtetit, d.m.th. flamuri, himni dhe stema – t’i përmbajnë në vete vlerat historike, politike dhe kulturore të të dy popujve;

            – Kuvendi i shtetit të përbëhet prej dy dhomave: dhomës së bashkësive etnike; dhe dhomës së qytetarëve;

            – Në dhomën e bashkësive etnike, të gjitha ligjet të miratohen sipas parimit të konsensusit. Me fjalë të tjera, secila nga bashkësitë etnike të ketë të drejtën e vetos;

            – Kontributi në krijimin e buxhetit të shtetit të jetë në përputhje me potencialin demografik dhe ekonomik të të dyja bashkësive etnike;

            – Ndarja e buxhetit të shtetit të bëhet në përputhje me përqindjen e popullsisë të bashkësisë etnike shqiptare;

            – Decentralizimi i pushtetit qendror dhe subjektiviteti politik, ekonomik dhe kulturor i bashkësive etnike në shkallë vendore.

           

            Në nivel vendor, të dyja bashkësitë etnike – shqiptarët dhe maqedonasit – krahas simboleve shtetërore të përbashkëta, do të kishin të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare të veta – flamujve kombëtarë, të himneve kombëtare dhe të stemave kombëtare.

            Zgjidhjet e mësipërme nënkuptojnë federalizmin e Maqedonisë. Në Maqedoninë federale shqiptarët do të ishin faktor politik vendimmarrës në nivel qendror.

            Federalizimi i një shteti, në rastin konkret i Maqedonisë, nuk nënkupton me domosdoshmëri edhe krijimin e kufijve të brendshëm. Ka shtete federale me kufij të brendshëm, por ka edhe të shtete që nuk kanë kufij të tillë. 

           

            Shtete federale, përkatësisht konfederale nuk janë vetëm Belgjika apo Zvicra. Të tillë shtete kemi edhe në rajon. Bosnja dhe Hercegovina për shembull, përbëhet prej dy entiteteve dhe tre popujve konstitutivë. Entitete janë: Federata Muslimano-Kroate, me 51% të territorit të përgjithshëm dhe Republika Serbe, me 49% të tij. Popuj konstitutivë janë: boshnjakët (myslimanët) – me 44% të popullsisë së përgjithshme, serbët – me 33% dhe kroatët – me 17%. Janë edhe do minoritete – 6% (këto të dhëna të vitit 1992 përputhen 99% me të dhënat e vitit 2008). Të tria gjuhët, d.m.th. boshnjakishtja, serbishtja dhe kroatishtja janë zyrtare. (Politika zyrtare serbe, kombin boshnjak dhe gjuhën boshnjake e njeh vetëm përballë ndërkombëtarëve. Përndryshe shkolla serbe nuk njeh komb dhe gjuhë boshnjake). Me fjalë të tjera, Bosnja dhe Hercegovina përbëhet prej dy njësive politiko-territoriale dhe prej tre popujve shtetformues. Derisa serbët kanë entitet të veçantë, myslimanët dhe kroatët kanë entitet të përbashkët. Edhe kroatët duan entitetin (territorin) e vet, ndaj me zgjidhjen e Dejtonit nuk janë të kënaqur. Uashingtoni dhe Berlini duket sikur i thonë Zagrebit: Me ndihmën e “Stuhisë” i dhamë fund separatizmit serb në Kroaci. Rrjedhimisht, kroatët në BH duhet të pajtohen me zgjidhjen e Dejtonit”.

 

VI. Maqedonia me dy entiteteÇështja shqiptare në Maqedoni mund të zgjidhet edhe nëpërmjet krijimit të një Maqedonie me dy entitete, d.m.th. me dy njësi politiko-territoriale: me entitetin shqiptar dhe me entitetin maqedonas. Maqedonia me dy entitete do të përbëhej prej dy kombeve: prej kombit shqiptar dhe atij maqedonas. Kufijtë e brendshëm të entiteteve nuk kanë karakter ndërkombëtar. Kufiri i entiteteve në fakt është administrativ.

            Mirëpo, krijimi i entiteteve nënkupton luftë për territore. Pothuajse kurrë në histori nuk ka ndodhur që territoret të përvijohen pa luftë të përgjakshme. Lufta për Maqedoninë do të shpinte në bellum omniem in omnes. Uashingtoni dhe Berlini nuk do ta lejonin një luftë të tillë, rrjedhimisht as edhe zgjidhje radikale. 

            Dy kombet që e përbëjnë shtetin me dy entitete, në një moment të caktuar historik, mund të ndahen, qoftë me luftë, qoftë në rrugën paqësore. Serbia për shembull, në fillim të viteve ’90 të qindvjeçarit XX, shkaktoi katër luftëra: në Slloveni (lufta zgjati dy javë), në Kroaci, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Ndërkaq, Çekosllovakia që ishte shtet federal me dy njësi politiko-territoriale u nda në rrugën paqësore.    

           

            Çështja shqiptare në Maqedoni nuk është çështje e pakicës apo e minoritetit, nuk është çështje e të drejtës së zbatimit të parimit të Badinterit apo të vetos në Kuvend, nuk është çështje e njohjes së statusit të popullit shtetformues apo e federalizmit të vendit. Nuk është as kontest territorial. Çështja shqiptare në Maqedoni është çështje territoriale, është çështje e territorit të pushtuar.

           

VII. E drejta për vetëvendosjeNjë mundësi tjetër e shqiptarëve në Maqedoni është edhe e drejta e tyre e natyrshme për vetëvendosje. Kjo e drejtë është historikisht e justifikueshme, për arsye se:

            – Shqiptarët, në hapësirë të caktuar, banojnë në mënyrë kompakte;

            – Shqiptarët kufizohen me vendin amë – Shqipërinë;

            – Me maqedonasit nuk i lidh as gjuha, as kultura, as tradita dhe as feja;

            – Ç’prej vitit 1912, përkatësisht 1944 deri më sot, shqiptarët në Maqedoni kanë qenë populli më i shtypur në kontinent;

            – Maqedonasit ndaj shqiptarëve, njësoj si serbët, janë të ngarkuar me paragjykime;

            – Sot e kësaj dite, maqedonasit tentojnë ta ruajnë pozitën dominuese mbi shqiptarët;

            – Sot e gjithë ditën maqedonasit synojnë t’i mbajnë shqiptarët në pozitë inferiore dhe t’i shndërrojnë në koloni;

            – Duke qenë popull me identitet të diskutueshëm, maqedonasit janë në mosmarrëveshje me fqinjët. Kjo – pa fajin e shqiptarëve – e zvarrit procesin euro-integrues të këtij vendi.

           

            Po të realizohej plani i kriminelëve serbë – kryetarit Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrit Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës, Maqedonia do të zhbëhej si flluskë sapuni, duke u ndarë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë.

 

http://xhelalzejneli.blogspot.com/