Si lindën Kombet e Bashkuara, si një aleancë e botës antinaziste

“Foreign Policy”

Në fakt, sipas Dan Plesch, një analisti britanik në Universitetin e Londrës, OKB-ja u bё realitet. Në një libër të ri provokativ për Amerikën, Hitlerin dhe Kombet e Bashkuara, ai eksploron “rrënjët” e Kombeve të Bashkuara si një aleancë ushtarake e Luftës së Dytë Botërore dhe argumenton se: Kjo aleancë ka shfrytëzuar fuqinë e “butë” të bashkëpunimit shumëpalësh, për të mposhtur fuqitë e Boshtit dhe menaxhuar paqen e pas luftës. E themi kёtё me sigurinë mё tё madhe, se lufta kundër Hitlerit dhe aleatëve tё tij, u krye kryesisht nga amerikanët, udhëheqësit britanikë, Bashkimi Sovjetik, si edhe oficerë dhe ushtarë. Por Plesch argumenton se Shtetet e Bashkuara dhe promovimi i një fronti të gjerë ndërkombëtar nga Britanikët, të ashtuquajturit Kombe të Bashkuara, ka luajtur një rol jetik në sigurimin e fitores që është “shuar me kohё nga kujtesa kulturore”. Presidenti Franklin D. Roosevelt prezantoi një seri shumëpalëshe inovacionesh, nga ngritja e një komisioni për krime lufte tek ngritja e një agjencie ndërkombëtare “lehtësimi”, e cila ndihmoi nё krijimin e një aleancë prej më shumë se 30 vendesh dhe siguroj atë publik tё “izoluar”, amerikan, që qëllimet e luftës ishin në përputhje me vlerat demokratike amerikane dhe se barra e detyrimeve për konfliktin do të ndahesh midis këtyre vendeve. “Për shumicën e njerëzve Kombet e Bashkuara, tashmë me 193 vende anëtare, është një i organizatë e madhe dhe e çrregullt, e cila shpesh zhgënjen dhe sa për sukseset e saj, rrallё tё vjen të dëgjosh ndonjë. “Sir Brian Urquhart, një ish-oficer britanik i inteligjencës, i Luftës së Dytë Botërore, i cili i kushtoi karrierën e tij të mëvonshme Kombeve te Bashkuara, shkruan në librin e tij. “Vetëm pak veta kujtojnë se Kombet e Bashkuara erdhën në “jetë” në vitin 1942 vetëm pas Pearl Harbor, që atëherë OKB-ja ishte duke luftuar për jetën e saj, kundër Hitlerit dhe aleatëve tё Boshtit”, tha ai. Plesch ka mbledhur një “tufё” dokumentesh qeveritare, kujtime, copa të prera gazetash dhe të dhëna historike, tё cilat tregojnë se sa thellë është e rrënjosur shprehja, “Kombet e Bashkuara”, kanё luftuar për ndërgjegjësimin e publikut gjatё kohёs sё luftës. Në fakt, ajo ishte bërë si njё sinonim me forcat aleate. “Kombet e Bashkuara”, u mburr gjenerali Dwight D. Eisenhower, “u kanë shkaktuar gjermanëve humbje tё mëdha, në betejë të hapur edhe kokё për kokё”. Plesch, një ish-përkrahës i kontrollit të armëve, është një mbështetës i “patrembur ” i Kombeve të Bashkuara dhe libri i tij shërben si një kritikë për tendencat konservative amerikane, të cilat ai beson se i kanë vështirësuar operacionet e OKB-sё në vende si Iraku (Ndërsa lufta në Irak kishte tё bënte me një koalicion ushtarak, i mungonte një miratim i qartë i OKB-së dhe u kundërshtua nga disa nga aleatët evropian kyç, tё Uashingtonit). Ai e interpreton çështjen edhe me tё dhëna të tjera historike, që kanë vënë në pikëpyetje themelet progresive tё Kombeve të Bashkuara, duke veçuar pretendimet e historianit britanik Mark Mazower, që Kombet e Bashkuara u themeluan për të ruajtur gjurmët e fundit të një epoke koloniale nё venitje. Për Plsech, organizata mishëron aspiratat demokratike tё Roosevelt-it dhe ato anti-imperialiste. Por ai ofron një arsyetim bindës, se aleanca e ushtarake e OKB-sё, ka luajtur një rol qendror në ndërgjegjen e kombit dhe përgatitjen e terrenit për “fillimin e një kulture shumëkombëshe”. “Tre vjet para se Kombet e Bashkuara tё krijoheshin dhe njiheshin zyrtarisht, në vitin 1945, një titull kryesor i gazetës se Uashingtonit, më 5 janar tё 1942-it, thërriti: “Blloqet Anti-Bosht u ftuan të bashkoheshin me Kombet e Bashkuara”.
Më vonë atë vit, fuqitë aleate lëshuan Deklaratën e OKB-së dhe më 14 qershor vendosën ditën zyrtare tё saj. U paraqit një flamur i kohës së Luftës së OKB-së, projektuar nga një industrialist New York-ez, me një sfond të bardhë me katër shirita tё vendosur nё formë vertikale, për tё përfaqësuar “katër liritë” e Presidentit Roosevelt. Gjithashtu u përfshi edhe një konkurs literature i OKB-së, grupet e avokateve tё OKB-së, vulat e OKB-së, madje edhe një libër historie i OKB-së. Historia e Plesch fillon më 29 dhjetor të vitit 1941, në një dhomë miqsh nё Shtëpinë e Bardhë, ku kryeministri britanik Uinston Churchill doli i zymtë dhe gjysmë i zhveshur (“një engjëll rozё) siç do ta quante mё vonё, “i zoti i shtëpisë” Rousvelt-i) nga dushi, për të ndarё mendimet e tij rreth aleancës sё re ushtarake, e cila do të përballej me Hitlerin, “Kombet e Bashkuara”, thotë Roosevelt. “Mirë!” i përgjigjet Churchill. 

The-united-nations


Përpjekjet e Roosevelt-it për të paraqitur luftën, si pjesë e një misioni të gjerë ndërkombëtar, duke kërkuar dhe duke i bёrё apel për mbështetjen e mbi 30 kombeve nga Brazili në Kinë, ka ndihmuar të reduktojë shqetësimet e publikut amerikan, i cili ishte skeptik për tё hyrё në një aleancë të huaj dhe tё rrezikshme, me fuqitë e mëparshme koloniale botërore. Kombet e Bashkuara shërbyen si një nocion progresiv që përshtatet me dashurinë amerikane për demokraci dhe ndarjen e detyrimeve. Plesch, paraqet sesi koncepti i Kombeve të Bashkuara u rrit në një grup organizatash, qё organizuan bashkëpunimin ndërkombëtar në fronte të shumta. Dy vjet para “lindjes” sё Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara themeluan Komisionin e Ushqimit dhe Bujqësisë për të trajtuar varfërinë globale, Administrimin e Rehabilitimit për të koordinuar përpjekjet e ndihmës, si dhe një Komisioni tё OKB për krimet e luftës. Konferenca e parë e OKB-së u mbajt në Hot Springs, nё Virxhinia, në vitin 1943. “Kombet e Bashkuara, si fillim u lançuan si një simbol, por shumë shpejt morën një identitet të përbashkët”, shkroi Plesch. “Kjo largoi mosbesimin tradicional amerikane të aleancave ekskluzive, veçanërisht një aleancё me Mbretërinë e Bashkuar … duke listuar kombet e lira të botës pas fuqive tё mëdha”. Rrënjët e Kombeve të Bashkuara gjatë kohës së luftës janë të evidentuara pastër nga roli i privilegjuar, i dhënë fuqive tё mëdha për menaxhimin e sigurisë ndërkombëtare pas luftës. Pesë fitimtarët e luftës: Britania, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik (tani Rusia), Kina dhe Franca, kanё të drejtën e vetos, për të bllokuar çdo masë nën shqyrtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Statusi i OKB-sё, ndërkohë, vazhdon të identifikojë fuqitë e Boshtit; Gjermania, Italia dhe Japonia, për armiqtë e Kombeve të Bashkuara, edhe kur te njëjtat qeveri janë shfaqur si mbështetës të mëdhenj të OKB-së dhe luftës financiare. Nё luftё janë përfshirë shumё nga këto kompromise tё krimbura dhe aleanca me qeveri tё neveritshme, tё cilat njihen mirё nga vëzhguesit e ditëve tё sotme, të cilët kanë shprehur zemërimin se rrëzimi i diktatorin tё Libisë Muamar al-Gedafi, do të mund t’u siguronte një vend nё Këshillit e të Drejtave të Njeriut, ose një vend bërthamor si Koreja e Veriut, e cila mund të marrë një vend në komision. Plesch, për shembull, citon një vendim nga Eisenhower, për të lejuar një marrëveshje bashkëpunimi me një lider të qeverisë pro-naziste, tё qeverisë së Vishi-së në Francë. 
Me programin “jap-marr”, fabrikat amerikane furnizuan me sasi tё mëdha materialesh britanikët dhe e kundërta ndodhi pёr ushtrinë e kuqe tё Stalinit. Ky program ka ndihmuar Sovjetikёt tё parandalojnё një pushtim tё Rusisё nga gjermanёt; duke “ngurtësuar makinën luftarake” gjermane, por gjithashtu është kritikuar nga konservatorët, për forcimin e fuqisë ushtarake tё sovjetikët, kur gjatё Luftës sё Ftohtë dy fuqitë aleate u bënë rivalë. Programi “jap-marr”, u bё themeli i bashkëpunimit tё OKB-së, shkruan Plesch. “Pa programin “jap-marr”, rezultati i betejave do tё ishte kaotik.

Arabia zgjeron pushtetin – ndikimi i SHBA-ve bie

“Washington Post”

Saudi-arabia-riyadh

 

Gjatë këtij viti të revoltës së “Pranverës arabe”, Arabia Saudite ka zëvendësuar gjithnjë e më shumë rolin e Shteteve të Bashkuara si fuqi kryesore në Lindjen e Mesme – një rol që duket se do të zgjerohet edhe më shumë në vitet e ardhshme derisa Arabia Saudite do të rrisë shpenzimet ushtarake dhe ekonomike. Arabia Saudite e përshkruan rolin në rritje të mbretërisë si një reagim, pjesërisht, për të zvogëluar pushtetin e Shteteve të Bashkuara. Ajo ende i vlerëson marrëdhëniet amerikano-saudite si të vlefshme, por nuk shihen më si përpara si një garantues i sigurisë. Për këtë, sauditët kanë vendosur se duhet të mbështeten më shumë në veten e tyre dhe të kenë në një grup më të gjerë të miqve që përfshin partnerin e tyre ushtarak, Pakistanin, dhe klientin më të madh të tyre të naftës, Kinën. Për vëzhguesit e Arabisë, ky ndryshim është i mrekullueshëm. Praktika e vjetër e mbretërisë ishte mbajtja e kokës poshtë, shpërndarja e parave për grupet radikale në përpjekje për të blerë paqen, dhe mbështetja në një ombrellë të ushtrisë amerikane.
Tani, Riadi është më i hapur dhe më i zëshëm në shtyrjen përpara të interesave të veta, sidomos me Iranin sfidues. Roli i Arabisë ka qenë i qartë në mbështetjen e saj të hapur për përmbysjen e presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili është aleat i rëndësishëm i Iranit. Sauditët ishin mbështetës të fortë të vendimit të fundjavës së kaluar për të pezulluar anëtarësimin e Sirisë nga Liga Arabe. Paraja është gjithmonë burimi më i madh i sauditëve, ndërsa ata po planifikojnë të shpenzojnë me më shumë agresivitet si një fuqi ndërmjetëse rajonale – pothuajse duke dyfishuar forcat e tyre të armatosura gjatë 10 vjetëve të ardhshëm dhe duke shpenzuar të paktën 15 miliardë dollarë në vit në mbështetje të vendeve të dobësuara ekonomikisht nga trazirat e këtij viti. Zgjerimi i madh ushtarak u njoftua javën e kaluar nga shefi i shtabit gjenerali Husein al-Kubail. Për shkak të “rrethanave”, tha ai, sauditët do të shpenzojnë më shumë për të arritur “shkallën më të lartë tw gatishmërisë luftarake”. Për mbikëqyrjen e forcimit të trupave do të jetë një ministër i ri i mbrojtjes, princi Selman bin Abdul-Aziz, i përshkruar nga sauditët si një menaxher i fortë. Ky thuhet të jetë kontrasti i paraardhësit të tij, Princi Sulltan, i cili vdiq në tetor, pas 48 vjetësh si ministër i Mbrojtjes. Burime nga Arabia kanë ofruar një përmbledhje jozyrtare të planit për rritjen e mbrojtjes. Ushtrisë së tashme me 150,000 persona do t’i shtohen edhe 125,000; garda kombëtare do të rritet nga 100,000 në 125,000; marina do të shpenzojë më shumë se 30 miliardë dollarë duke blerë anije të reja dhe raketa; forcat ajrore do të shtojnë 450 deri në 500 aeroplanë dhe Ministria e Brendshme po rrit numrin e policisë dhe forcave speciale.
Dyfishimi i forcave tokësore është pjesërisht një projekt i punësimit, por është edhe një sinjal i besimit të Arabisë. Lista për blerje e Arabisë është një burim fitimi për tregtarët amerikanë dhe evropianë të armëve. Blerja e armëve të rënda për Arabinë Saudite ka qenë dobësi për disa dekada. Më interesante është mënyra e tyre për të ndihmuar regjimet mike për të mbajtur rajonin që të mos shpërthejë në këtë periudhë të jostabilitetit. Sauditët kanë dhënë 4 miliardë dollarë këtë vit për të ndihmuar Egjiptin, 1.4 miliard për Jordaninë, dhe 500 milionë në vit gjatë dekadës së ardhshme për Bahreinin dhe Omanin. Ata pa dyshim do të japin para edhe, në Siri, Jemen dhe Liban, pas qartësimit të situatës në ato vende të paqëndrueshme. “Në shpenzime, ne kemi dhuruar 15 miliardë dollarë në vit vetëm për të ruajtur paqen,” thotë një burim arab, duke shtuar ndihmën ekonomike për fqinjët arabë. Sauditët flasin me më shumë butësi për Shtetet e Bashkuara sesa disa muaj më parë, pas vizitave tw zëvendëspresidentit Xho Bajden dhe këshilltarit për siguri kombëtare Tom Donilon. Bashkëpunimi i ngushtë ushtarak dhe i inteligjencës vazhdon. Por, presidenti Obama shihet si një udhëheqës relativisht i dobët që e ka braktisur thirrjen e tij për një shtet palestinez nën presionin izraelit. Shtetet e Bashkuara nuk janë saktësisht “zot” që dështoi,por fuqitë e tyre hyjnore janë sigurisht të dyshuara në Riad.

India e re, Europa e vjetër?

 Nga Shashi Tharoor

Taj-mahal

 

Takimi dypalësh mes Italisë dhe Indisë i mbajtur së fundmi në Milano më 7 nëntor, në një kohë kur Italia po bën përpjekjet e saj për t’u rimëkëmbur nga kriza e euros dhe Silvio Berluskoni në mënyrë të pashmangshme paraqiti dorëheqjen e tij politike, solli në kujtesë potencialin dhe kufijtë e marrëdhënieve mes Indisë dhe Bashkimit Eyropian. India ka një histori të gjatë të marrëdhënieve me Evropën, po të shikojmë pas, në ditët e Perandorisë Romake. Shteti  i saj jugperëndimor i Keralas krenohej me portin romak, Muziri, shekuj para lindjes së Jezu Krishtit.
Gërmimet tani kanë  zbuluar edhe më shumë për  pasurinë dhe ndikimin e këtij porti. Zbulimi i amforave të lashta ka konfirmuar se India importonte produkte të tilla si vaj ulliri, verë, dhe qelq nga Italia, në këmbim të sendeve ekzotike si fildishi dhe erëzat. Mjaft interesante është gjetja, gjatë gërmimeve në rrënojat e Pompeit në jug të Italisë, e një statujë fildishi e perëndeshës Hindu, Lakshmi, që daton në shekullin e parë para Krishtit. Pas venitjes për shekuj me radhë, tregtia edhe një herë është duke formësuar marrëdhëniet mes këtyre dy rajoneve të botës. BE-ja është partneri i dytë më i madh tregtar i Indisë, me një qarkullim që arrin 68 bilion euro (93,5 bilion dollar) në 2010, që llogarit 20% të tregtisë globale të Indisë. Eksporti i shërbimeve nga Evropa në Indi kap vlerën e  10 bilion euro, ndërsa importi i shërbimeve arrin pak më shumë se  8 bilion euro.
India ka një afinitet të veçantë me BE-në, e cila jo ndryshe nga ajo, gjithashtu, është një bashkim ekonomik dhe politik i shteteve që ndryshojnë nga ana gjuhësore, kulturore, dhe etnike. Por në fakt, këto afinitete nuk janë përkthyer praktikisht në marrëdhënie të ngushta politike apo strategjike. Në vitin 1963, India ishte një nga vendet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me Komunitetin Ekonomik Evropian (paraardhësi i BE-së së sotme), dhe Partneriteti Strategjik Indi- BE dhe Plani i Veprimit të Përbashkët të vitit 2005 dhe 2008 ofrojnë një kuadër bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Por do të duhet kohë për BE-në të zhvillojë një kulturë të përbashkët strategjike. Shtetet anëtare të BE-së duhet të kenë një qasje të përbashkët për problemet e sigurisë kombëtare para se të zhvillojnë një bashkëpunim kuptimplotë strategjik midis BE-së dhe Indisë.
Një tjetër pengesë e rëndësishme për marrëdhëniet Indi-BE është se indianët nuk duan që dikush t’u japë udhëzime atyre. Një nga dështimet e mëdha në bashkëpunim BE-Indi ka qenë tendenca e Evropës për të ndërhyrë në Indi mbi çështje të tilla si të drejtat e njeriut, çështje të cilat indianët mendojnë se mund ti trajtojnë fare mirë edhe vetë. Një demokraci për më shumë se gjashtë dekada (më shumë se disa vende anëtare të BE-së), India i shikon të drejtat e njeriut, si një çështje jetike vendore. As Amnesty International Human Rights Watch, as ndonjë institucion Evropian nuk ka ngritur as edhe një problem të vetëm në lidhje me të drejtat e njeriut në Indi, që qytetarët indianë, gazetarët, dhe OJQ-të nuk  e kanë konstatuar tashmë dhe nuk e kanë trajtuar brenda hapësirës politike demokratike të Indisë. Duke pasur parasysh këtë, përpjekjet e BE-së për të shkruar dispozitat e drejtave të njeriut në një marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë, sikur të ishin standarde të emetimit të automobilave, kjo përpjekje e zmbrapsi Indinë. Tregtia nuk duhet të mbahet peng e politikës së brendshme evropiane për të drejtat e njeriut. Në lidhje me të drejtat e njeriut, India dhe BE janë në të njëjtën anën dhe kanë të njëjtat aspirata. Pasi ky episod irritues për Indinë të kapërcehet, negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë, të cilat kanë mbetur për një kohë të gjatë në fazën e tyre “finale”, mund të përfundohet, dhe duhet të përkthehen në tregti të lirë. Mes BE dhe Indisë ka gjithashtu edhe vend për bashkëpunim teknologjik. Fuqia mendore (intelekti) shkencor i bollshme dhe i lirë në Indi dhe reputacionin e saj në rritje për “risi jo të shtrenjta” ofrojnë një mundësi mjaft interesante për të bashkuar këtë forcë mendore me kapacitet inxhinierike evropiane.
Sigurisht, ka pengesa serioze strukturore. Ironikisht, duke lënë mënjanë polemikën mbi të drejtat e njeriut, BE-ja ka favorizuar për një kohë të gjatë më shumë Kinën se Indinë: për çdo euro që BE investon në Indi, ajo investon 20 € në Kinë. Duhet pranuar se kjo ka ndodhur pjesërisht për faj të Indisë, pasi ajo nuk ka krijuar një klimë të pëlqyeshme për investimet e huaja.
Një tjetër pengesë është se India preferon më shumë marrëveshjet bilaterale me shtetet anëtare të veçanta se sa me BE-në mënyrë kolektive. Një gjë e tillë mund të jetë e kuptueshme, duke marrë parasysh mungesën e kohezionit  të institucioneve evropiane mbi çështjet strategjike. Që kur, nëpërmjet  Traktatin të Mastrihtit u krijua BE-ja në vitin 1992, Europa është përpjekur të ketë një “politikë të jashtme të përbashkët”, por jo një politikë të jashtme “të vetme”. Nëse do të ishte kështu, shteteve anëtare të BE nuk do t’i duheshin dy nga pesë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB, dhe nuk do të kërkonte edhe një të tretë.
Megjithatë, bashkëpunimi Indi-BE nuk mund të bëhet më i fortë se kaq, për sa kohë pjesa më e madhe e zonave problematike të botës shtrihen mes Indisë dhe Evropës. Ekziston rreziku që India mund ta shikojë Evropë si tërheqëse por të parëndësishme, kontinentin ideal për pushime verore, por jo për biznes serioz. Bota do të jetë më e varfër në qoftë se kontinenti i vjetër dhe kontinentet periferike në zhvillim dështojnë të ndërtojnë vlera të përbashkëta demokratike dhe interesa të përbashkëta për të ofruar një alternativë të vërtetë konkurruese për dominimin amerikano-kinez.

Shashi Tharoor, ish-ministri i shtetit indian për Çështjet e Jashtme dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, është një deputet indian dhe autor i një duzinë librash, duke përfshirë edhe “India nga mesnata në mijëvjeçar”
Marrë nga Project-Syndicate.com

NDRYSHIMI I HISTORISË SHPIE NË PËRSËRITJEN E SAJ

 Xhelal ZEJNELI

 

Historinë duhet ta rishikojnë, jo shqiptarët e sunduar, por sunduesit turq; pra, jo i sunduari, por sunduesi!

 

Autoritetet e sotme të Ankarasë kërkuan prej shqiptarëve të riinterpretojnë historinë kombëtare që ka të bëjë me periudhën osmane. Me fjalë të tjera, ata kërkuan prej shqiptarëve ta ndryshojnë historinë e vet. Këtë kërkesë turqit e bëjnë nga pozicioni i forcës.

Krahas shqiptarëve, në gadishull jetojnë edhe popuj të tjerë. Një kërkesë të tillë Turqia, të paktën publikisht, nuk ia ka bërë asnjë populli tjetër të rajonit, si për shembull grekëve, rumunëve, serbëve, bullgarëve etj. Një kërkesë e tillë popujve të sipërthënë as që mund të paramendohet.

Korrigjimin e historisë, autoritetet turke ia kërkuan edhe kryeministrit të Maqedonisë – Vlado Buçkovskit, gjatë vizitës së tij në Ankara dhe në Stamboll në vitin 2004. Në konferencën për shtyp në Ankara të kryeministrit turk R. T. Erdogan-it dhe atij sllavo-maqedonas Buçkovskit, kryeministri turk deklaroi se me homologun e tij, përpos tjerash ka biseduar edhe për korrigjimin e historisë 

 

 Historinë e vet – nën trysni – e ndryshojnë vetëm popujt e parëndësishëm. Shqiptarët nuk bëjnë pjesë në këtë kategori popujsh. Janë popull i lashtë dhe rrënjës në gadishull, në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut. Janë racë ariane, indoevropiane. Prej popujve të tjerë i dallon gjuha, e cila është mu në rrënjë të trungut gjenealogjik të gjuhëve indogjermane. Rrjedhimisht, janë populli më i rëndësishëm i rajonit.

Periudha osmane e historisë së popullit shqiptar është hartuar dhe është shkruar me kritere shkencore, nga dijetarët më eminentë të kombit. Në të nuk mund të gjesh as edhe një fyerje të vetme ndaj pushtuesve dhe sunduesve osmanë.

Ata që parapëlqejnë rishikimin e historisë i referohen edhe një kërkese tëKomisionit Evropian për ndryshimin e gjuhës së urrejtjes në Ballkan.

Është e vërtetë se Bashkimi Evropian sugjeron dhe parapëlqen që popujt e kontinentit të mos i përfshijnë në tekstet shkollore të historisë ato njësi mësimore që mund t’i ndezin ndjenjat nacionaliste dhe të mbjellin urrejtje ndaj një populli të caktuar. Mirëpo, një kërkesë e tillë vlen në radhë të parë për vendet që janë anëtare të BE-së. Ndërkaq, për vendet që nuk janë anëtare të Unionit, ndonëse synojnë integrimin, një kërkesë e tillë nuk mund të jetë detyruese. Përveç kësaj, Bashkimi Evropian prej vendeve anëtare kërkon të kenë kujdes sidomos për periudhat historike të kohës më të re, p. sh. për Luftën I Botërore dhe për Luftën II Botërore. Me fjalë të tjera, Brukseli nuk kërkon revidimin e historisë së shekujve të kaluar.

Revidimi i historisë së shekujve të kaluar, më parë se karakter shkencor, ka karakter politik. Pra, kërkesa e dy ministrave turq, Omer Dinçer-it – për Arsim dhe Prof. Ahmet Davutoglut – për Punë të Jashtme, nuk është veçse kërkesë politike.

Kërkesa e Ankarasë nënkupton revidimin e historisë, që nga periudha luftërave të Gjergj Kastriotit, e deri në shpalljen e pavarësisë. Kjo paraqetçhistorizimin e popullit shqiptar dhe zhveshjen e tij nga një pjesë e madhe e historisë së vet kombëtare. Të kërkosh prej një populli të ndryshojë një histori pesëshekullore, do të thotë ta lësh atë popull pa histori. Një popull që do të pranonte ta ndryshojë historinë e vet pesëshekullore, mbetet pa histori dheçhistorizohet.

Duke qenë se as Shqipëria, përkatësisht Kosova dhe as Turqia nuk janë anëtare të BE-së, atëherë del se sugjerimet e Brukselit për ta zbutur historinë, nuk janë detyruese për shqiptarët.

In ultima linea, nuk kanë qenë shqiptarët pushtues dhe sundues të Turqisë. Përkundrazi, është Perandoria Osmane ajo që e pushtoi Shqipërinë – madje pas një qëndrese çerekshekullore. Dhe nëse duhet ndokush ta ndryshojë apo ta riinterpretojë historinë, këtë duhet ta bëjnë turqit dhe jo shqiptarët. Këtë pra, duhet ta bëjnë ata që kanë pushtuar toka të huaja dhe që kanë sunduar mbi popuj të tjerë. Dhe jo të sunduarit – shqiptarët. Kjo i ngjan rrëfimit të ujkut dhe të qengjit: “Mos ma turbullo ujin” – i thotë ujku qengjit!

Për qëndresën heroike antiturke të shqiptarëve, sidomos në shekullin XV flet edhe orientalisti austriak Joseph von Hammer (1774-1856) në veprënGeschichte des Osmanischen Reiches, I-III, 1836(Përkthimi në gjuhën kroate,Joseph von Hammer, Historija turskog / osmanskog carstva, 1-3, Zagreb, 1979. Vëllimi I: 1-536 f.; vëllimi II: 5-553 f.; vëllimi III: 5-571 f. 

 

Epoka osmane e historisë së popullit shqiptar shquhet për dy periudhave të lavdishme:

– e para, periudha zulmëmadhe e luftërave të popullit shqiptar nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit kundër pushtuesve osmanë, që në letërsinë dhe në artin shqiptar është quajtur moti i madh;

– e dyta, periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që fillon në vitet dyzet të shekullit XIX.

 

Pa epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit, populli shqiptar nuk do ta kishte periudhën e Rilindjes Kombëtare. Ndërkaq, pa periudhën e Rilindjes Kombëtare, shqiptarët nuk do ta kishin pavarësinë. Arritje e rilindësve shqiptarë është pavarësia e Shqipërisë (1912), d.m.th. shteti shqiptar.

Shteti – gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë e një populli. 

Me fjalë të tjera, epoka e Kastriotit në shekullin XV, periudha e Rilindjes Kombëtare në shekullin XIX si dhe shpallja e pavarësisë në fillim të shekullit XX, janë tri verigat kryesore të zinxhirit historik të popullit shqiptar për t’u çliruar nga zgjedha osmane.

Pa Gjergj Kastriotin shqiptarët nuk do ta kishin as Rilindjen Kombëtare; pa Rilindjen Kombëtare nuk do të kishin as shtet. Shqipëria do të shlyhej nga harta politike e Ballkanit. Si disa popuj të tjerë pa shtet, edhe shqiptarët – të përbuzur – do të endeshin udhëkryqeve të botës.   

Një popull që është çliruar nga sundimi i huaj, historinë e shkruan ashtu si do vetë dhe jo si ia diktojnë të tjerët. Aq më pak – pushtuesit dhe sunduesit. Natyrisht, duke u bazuar në argumente shkencore.

 

Kërkesa turke për ta riinterpretuar historinë, një ditë do të shtrihet edhe në rrafshin e letërsisë dhe të artit. Letërsia shqiptare e periudhës së Rilindjes Kombëtare, sikundër edhe e popujve të tjerë të gadishullit, ndërlidhet ngushtësisht me synimet për t’u çliruar nga sundimi osman. Romantizmi në letërsinë shqiptare, që lindi me Jeronim De Radën në vitet ’30 të shekullit XIX ndër arbëreshët e Italisë,  trajtoi temat që janë tipike për këtë drejtim letrar dhe artistik, siç janë: tema e historisë, tema e së kaluarës së lavdishme, e lashtësisë së popullit, e prejardhjes, e figurave historike, e gjuhës, e traditave dhe e virtyteve të popullit. Figura qendrore e letërsisë shqiptare të drejtimit letrar të romantizmit është ajo e Gjergj Kastriotit. Ky personalitet vigan i historisë së popullit shqiptar ka qenë burim frymëzimi për studiuesit dhe për krijuesit artistikë shqiptarë, që ngahumanistët shqiptarë në qindvjeçarët XV-XVI e deri në ditët tona.

 

Ç’nënkuptojnë turqit me revidimin e historisë së popullit shqiptar?!

Të hiqet përmendorja monumentale e heroit të tyre kombëtar nga fortesa e Krujës legjendare që përjetoi tre rrethime (1450, 1466, 1467) në të cilat morën pjesë vetë Sulltan Murati II dhe Sulltan Mehmeti II (pushtuesi i Kostandinopojës). Të hiqet kryetrimi kombëtar nga sheshi i Tiranës, i Prishtinës, i Shkupit dhe i Dibrës?! Të shmanget antemurales i qytetërimit perëndimor nga sheshet anembanë metropoleve të Evropës?!

Ç’do të thotë ndryshim i historisë?!

Të digjen si në mesjetë, sipas Index librorum prohibitorum  poemat e letërsisë shqiptare që kanë për protagonist qendror figurën e kryezotit të mesjetës?! Figura e Gjergj Kastriotit është trajtuar artistikisht nëpër shekuj edhe nga krijues letrarë dhe artistikë të huaj. Por, ndikimi i Ankarasë nuk shtrihet deri atje.

Luftërat antiosmane të shqiptarëve për liri u trajtuan në mënyrë artistike nga poetë, romancierë, dramaturgë, piktorë, skulptorë. Sot, kur ish-sundimtarët e kanë marrë veten, a duhet vallë që edhe veprat e krijuesve artistikë të asgjësohen?!

 

Ministri turk i Punëve të Jashtme – Dautoglu thotë se historia e shqiptarëve duhet të riinterpretohet për arsye se qenkësh shkruar sipas urdhrave të Enver Hoxhës dhe të Titos!!

Po letërsia dhe arti shqiptar i periudhës së viteve 1836-1944, që prejKëngëve të Milosaos e këndej, që midis tjerash trajton artistikisht edhe temën e qëndresës antiosmane të popullit shqiptar – pa diktatin e Enverit dhe të Titos – a duhet vallë të ndryshohet, të ndalohet, të seleksionohet dhe të asgjësohet?!

 

Ankaraja duhet të dallojë në mënyrë të qartë marrëdhëniet politikendërmjet dy vendeve: Shqipërisë, përkatësisht Kosovës, në një anë dhe Turqisë, në anën tjetër – nga raportet historike të të dy popujve: popullit shqiptar dhe atij turk. Pa një dallim të këtillë, Ankaraja nuk ka për të qenë në ndihmë të shqiptarëve.

 

Po qe se shqiptarët, me kërkesën e Dautoglut, e ndryshojnë historinë, ndërkaq popujt e tjerë të Ballkanit nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë shtrohet pyetja: “Në ç’pozitë bien shqiptarët, përballë fqinjëve të tyre ballkanikë”?!

 

*   *   *

Dikur historianët serbë dhe grekë shkruanin: “Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, shqiptarët ka qenë në shërbim të Stambollit. Si të tillë, ata nuk kanë luftuar për t’u çliruar nga zgjedha e turke”.

Shkrimet e tilla të historiografisë serbe, greke dhe ruse inteligjencia shqiptare për një i konsideronte si tendencioze dhe thellësisht antishqiptare. Historianët shqiptarë ndërkaq, shkrimet e tilla i hodhën poshtë në mënyrë shkencore.

Ç’ndodh sot?! Po ndodh diçka absurde dhe e pabesueshme!! Disa historianë shqiptarë të specializuar për periudhën osmane të popullit të vet(osmanologë) ngulmojnë se kjo periudhë për shqiptarët nuk ka qenë sundim por administrim. Sot, vetë shqiptarët i konfirmojnë shkrimet kuazi-shkencore të studiuesve sllavo-bizantinë për periudhën osmane të historisë së popullit shqiptar. Tash e tutje, kundër interesave jetike të shqiptarëve, s’ka nevojë më të shkruajnë serbët, grekët dhe rusët. Kështu sepse, këtë e bëjnë me devotshmëri vetë shqiptarët. Janë i vetmi popull i rruzullit që lufton kundër vetes e që vë në lojë identitetin e vet.!! E paparë kjo, në historinë e botës!! Me pikëpamjet kundër vetvetes, shqiptarëve do t’ua kishin zili edhe akademikët serbë.

 

Në këtë dance macabre bën pjesë kolona e pestëkuislingët, mercenarët dhe shqiptarët e ndershëm të llojit të sejdo-bajramoviqit(“përfaqësues” i Kosovës në Kryesinë e RSFJ-së në kohën e S. Milosheviqit). Ndër ta ka edhe klerikë, analistë politikë, drejtues të mediumeve, veprimtarë të shoqatave humanitare, pseudo-historianë. Kuptohet – edhe politikanë të shiturpër pesë para. (Emra të tjerë “shqiptarësh të ndershëm” nuk  përmendim në shenjë konsiderate ndaj familjeve të tyre, që u distancuan prej bijve dhe vëllezërve  të vet).  

 

Ka që thonë se gjatë periudhës osmane shqiptarët zinin poste të larta perandorake.

Turqit, elitën shqiptare e shpërblenin me favore dhe privilegje. Gjatë shërbimit në pushtetin otoman, shqiptarët shquheshin me zellin, devotshmërinë dhe luajalitetin. Nga dinastia e familjes me famë të Qypryllinjve (me prejardhje shqiptare), gjatë shekujve XVI-XVII dolën pesë kryevezirë. Gjatë pesë shekujve të Perandorisë Osmane dhjetëra vezirë (rreth 47 sish) kanë qenë me origjinë shqiptare. (Vezir ka kuptimin ministër, guvernator krahine, kryetar vilajeti; Vezir i madh ose kryevezir – gradë më e lartë e qeverisjes në Turqinë e kohës së sulltanit).

Është më se e qartë se qeveritarët e Perandorisë, me prejardhje shqiptare, nuk i sollën popullit të vet ndonjë të mirë të veçantë.

Mirëpo, historinë e popullit shqiptar nuk e krijuan ata që i qëndruan besnikëPortës së Madhe edhe pas shembjes së saj. Histori krijuan dhe në histori  hyrën ata që kishin ideale të larta dhe që u flijuan për kauzën e madhe. Vepra historike nuk krijojnë ata që luftojnë për interesa meskine, por ata që kanë ideale madhore. 

 

*     *     *

Për kuazi-historianët, sundimi osman mbi shqiptarët nuk ka qenë pushtim dhe sundim, por administrim dhe shpëtim. 

Mirëpo, shumë shqiptarë që nuk e pranuan fenë islame, për arsye të ndryshme u detyruan t’i lënë vatrat e stërgjyshërve. Pa i llogaritur shqiptarët që u shpërngulën në Itali pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, shumë shqiptarë kërkuan strehim në Greqi, në Rumani, në Bullgari, në Ukrainë, në Zarë të Kroacisë, në Vojvodinë (fshatrat Nikinci dhe Hërtkovci të themeluar nga fisi Kelmendi që u shpërngulën nga Kosova pas luftës austro-turke të vitit 1683-99; duke qenë se banorët ishin të fesë katolike, radikali serb Vojislav Sheshel, më 1993 fshatrave ua vuri flakën, duke e dëbuar popullsinë për në Kroaci).

Shumë shqiptarë u vendosën edhe në vende të tjera të botës.

Po qe se sundimi osman mbi shqiptarët paska qenë administrim dhe shpëtim, atëherë çka i shtyri shqiptarët që në periudha të caktuara të çohen nëkryengritje antiosmane?! Cila e mirë i shtyri t’i lënë vatrat stërgjyshore?!       

 

A ka qenë prania osmane sundim ose jo, këtë e kanë ditur më së miri ata që janë ballafaquar me formacionet e ndryshme të ordive perandorake, si dhe me pushtetin perandorak. Frang Bardhi është autor i fjalorit të parë shqiptarDictionarium latino epiroticumRomë 1635. Kjo është e para vepër në gjuhën shqipe pa përmbajtje fetare të drejtpërdrejtë. Ndërmjet tjerash, vepra përmban edhe 113 proverba dhe fjalë të  urta (e para përmbledhje e tillë). Një prej fjalëve të urta, përkatësisht sentencave që e ka thënë populli shqiptar para rreth 400 vjetësh, thotë: “Tek shkel turku, nuk mbin bar”.

Kalvari i popujve, i shkaktuar nga bajonetat e ushtrive të huaja, nuk mund të përjetohet nga ex-katedrat e akademikëve. Në të kaluarën, për t’iu përshtatur sistemit të pushtuesit, d.m.th. për t’u integruar në shoqëri dhe për t’u asimiluar, një populli i nevojiteshin dekada, në mos dhe shekuj. Faza e integrimit ka qenë e dhimbshme. 

A mund ta përfytyrojë ndokush sot eksodin biblik nëpër Adriatik dhe Jon të arbëreshëve pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – drejt Kalabrisë dhe Sicilisë?!

 

         Një perandori, për t’u konsideruar dobiprurëse për një popull që ka qenë pjesë e saj, duhet që pas shpërbërjes, populli i sunduar (apo edhe i administruar):

 

– të ketë ruajtur njësinë tokësore;

– të ketë ruajtur gjuhën;

– të ketë ruajtur fenë e të parëve të vet;

– të ketë ruajtur folklorin dhe etnografinë e vet;

– të ketë ruajtur kujtesën historike;

– të ketë krijuar klasë dhe elitë intelektuale;

– të ketë krijuar klasë dhe elitë politike;

– të ketë krijuar determinantë historikë dhe sociologjikë;

– të ketë shënuar zhvillim ekonomik;

– të ketë ruajtur vetëdijen kombëtare;

– të ketë ruajtur identitetin kombëtar;

– të ketë ndërtuar institucione kombëtare.

 

Në çastin e shpërbërjes së perandorisë, populli që i ka ruajtur apo që i ka krijuar vlerat e sipërthëna, ka mundësi të rezultojë si subjekt politik i mëvetësishëm.

         Pas zhbërjes së perandorisë, populli që ka qenë pjesë e saj, e që nuk i ka ruajtur apo që nuk i ka krijuar kategoritë e mësipërme rezulton: i asimiluar; pjesërisht i asimiluar; pa subjektivitet politik ose me subjektivitet politik të pjesshëm. Në rast të tillë, për popujt e asimiluar, pjesërisht të asimiluar, pa subjektivitet politik ose me subjektivitet politik të pjesshëm perandoria konsiderohet  pushtuese dhe sunduese. 

 

Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane:

 

– shqiptarët nuk krijuan institucione kombëtare;

– në zona urbane të caktuara, në vend të gjuhës shqipe, mbizotëroiturqishtja;

– një pjesë e shqiptarëve u konvertuan në fenë islame;

– në rajone të caktuara u godit rëndë kujtesa historike e shqiptarëve;

-shqiptarët nuk arritën të krijojnë klasë dhe elitë intelektuale relevante;

-shqiptarët nuk arritën të krijojnë klasë apo elitë politike kombëtariste që do të mund të ishte në krye të përgjegjësisë historike;

– në shekullin e kombeve (shek XIX), për dallim nga popujt e tjerë të Ballkanit, shqiptarët nuk patën elitë politike nacionaliste;

– shqiptarët nuk arritën të krijojnë determinantë sociologjikë dhe historikëqë do të ishin promotorë të proceseve politike;

– u rrezikua edhe vetëdija kombëtare e shqiptarëve;

– u rrezikua edhe identiteti kombëtar i shqiptarëve;

– në kohën kur Turqia e humbi luftën ballkanike (1912) dhe Shqipëria paskryengritjeve të përgjithshme antiosmane (1909-1912) u shpall e pavarur,shqiptarët nuk ia dolën të ruajnë tërësinë tokësore.

 

Nga kjo rezulton se periudha osmane për shqiptarët ka qenë pushtim dhe  sundim.

 

Në faza të caktuara, perandoritë dobësohen. Gjatë luftërave me fuqitë e tjera, ato humbin edhe territore. Gati si rregull, fuqive ngadhënjyese ua dorëzojnë provincat e perandorisë, d.m.th. tokat e huaja. Por, kur ishin në pyetje tokat turke të Perandorisë, Stambolli luftonte deri në pikë të fundit.

 

Përkundër kësaj, ka mercenarë dhe kuislingë që thonë se Perandoria Osmane s’paskësh qenë sundim por administrim, madje edhe çlirim!!

 

Individë dhe grupe shoqërore të popullit të sunduar, për interesa vetjake kanë qenë të integruar në shoqërinë e pushtuesit dhe të sunduesit. Rrjedhimisht, ata kanë qenë edhe në shërbim të tij.

Po të jesh sot në shërbim të ndonjë pushtuesi apo sunduesi, shpallesh tradhtar.   

 

Ngecja e shqiptarëve në shekullin e kombeve – Kah mesi i shekullit XIX, kur serbët dhe grekët hartonin projektet e tyre  – Naçertanien (1844), përkatësishtMegali idenë (1844) për t’i formuar shtetet e veta kombëtare, Naum Veqilharxhimezi ia doli të përpilojë një abetare tetëfaqëshe (Ëvetari1844)Ëvetari i Naum Bredhit shënon fillimin e pranverës shqiptare drejt lirisë. Në agimet e historisë politike të kohës më të re të popullit shqiptar në Ballkan lindi edhe qarkorja e tij.  

Në shekullin e kombeve popujt e Ballkanit: grekët, rumunët, serbët, malazeztë, bullgarët arritën të fitojnë pavarësinë nga Perandoria Osmane. Shqiptarët ndërkaq, nuk ia dolën. Nuk kishin një elitë politike kombëtare që do të ishte në krye të përgjegjësisë historike.

Dhe në këtë mes, vetvetiu shtrohet pyetja: Në shërbim të kujt kanë qenë qeveritarët e Perandorisë Osmane – me prejardhje shqiptare?!

 

*     *     *

Një popull që ndryshon historinë e vet mohon veten, punon kundër vetvetes, manifeston krizë identiteti dhe vë në dyshim qenien kombëtare.

Përshtatja e historisë objektivave turke do t’i konfirmonte pohimet serbe dhe greke se shqiptarët janë përçues të interesit turk në rajonin e krishterë dhe në Evropën katolike e protestante.

Në fund të fundit, Ankaraja nuk duhet të brengoset gjithaq për rishqyrtimin e historisë së popullit shqiptar. Kështu sepse shqiptarët, edhe pa këtë rishqyrtim,nuk e dinë sa duhet historinë e vet.  Sikur ta dinin, një kërkesë e tillë nga pushteti turk as që do të shtrohej.  

 

 

Me ardhjen e turqve në gadishull, u ndërpre në lule të moshës veprimtaria e humanistëve shqiptarë – Gjon Gazullit, Marin Barletit, Mikel Marulit, Leonik Tomeut, Maksim Grekut, Marin Beçikemit.

Sundimi osman mbi shqiptarët e ndërpreu edhe traditën e shkrimit shqip të filluar nga Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani. Lidhjet e shqiptarëve me botën perëndimore – u ndërprenë.

 

Sipas përfaqësuesve të mendimit politik shqiptar, islamizimi i shqiptarëve paraqet për ta aksident historik që:

– e ndërpreu zhvillimin e shqiptarëve në frymën perëndimore;

– e vështirëson riintegrimin e shqiptarëve në familjen perëndimore.

 

Përkundër kësaj ndërprerjeje, do të ishte johistorike ta projektosh pozitën e shqiptarëve jashtë gjirit perëndimor.

Gjatë sundimit osman shqiptarët u asimiluan, jo vetëm në pikëpamje fetare por edhe në atë kombëtare. Deri vonë ke mundur të hasësh shqiptar i cili pyetjes:Ç’je me kombësi? i përgjigjej: Turk, elhamdulilah! Ndonëse, me përjashtim të huazimeve, nuk dinte asnjë fjalë në gjuhën turke. Me fjalë të tjera, feja islame  identifikohej me kombësinë turke.

Shkrimtari boshnjak që deklarohej serb – Mesha Selimoviq thotë: “Asgjë në histori nuk ka mundur të ndodhë ndryshe përpos siç ka ndodhur”.

Duke qenë se gjatë sundimit osman u shlye edhe kujtesa historike e popullit shqiptar, këtij populli iu desh një rilindje kombëtare.

Tragjizmi shqiptar arriti kulmin në Londër (1912-1913), kur trojet e Arbërisëu ndanë në katër copa: në gjysmë-Shqipëri, në Greqi, në Serbi dhe në Mal të Zi. Më vonë edhe në dy copa të tjera: në Kosovë Lindore dhe në Maqedoni. Gjithsej gjashtë. Si asnjë popull tjetër në botë.

Për këtë tragjedi të popullit shqiptar, autoritetet turke duhet t’u kërkojnë shqiptarëve falje dhe jo riinterpetim të historisë. Tragjizmi shqiptar troket në ndërgjegjen e Ankarasë së sotme.

 

Të vonuar në histori dhe pa potencial intelektual dhe politik të duhur, shqiptarët as që mund të pritnin diç më shumë nga gërshërët londineze. Nuk mund të krijohej Shqipëria etnike duke ndenjur – deri në momentin e fundit në parlamentin turk. Nga kolltuqet e atij parlamenti, mund të krijohej jo më shumë se një gjysmë-Shqipërie.

Përsëri shtrohet pyetja: Kujt i shërbyen qeveritarët me prejardhje shqiptare të Perandorisë Osmane?!

Edhe në kohën e Josip Broz Titos ka pasur shqiptarë që kanë qenë në maje të piramidës së shtetit të sllavëve të jugut – Jugosllavisë federative. Mirëpo, gati të gjithë u varrosën në Novo groble të Beogradit. Në dheun e Kosovës, për ta s’pati vend. Të tillët nuk e krijuan historinë e Kosovës. Duke qenë turpi i Dardanisë, ata u shndërruan në metaforë të tradhtisë së lartë dhe mbetën në anën e kundërt të historisë. 

 

Popujt e Evropës vërtet kanë bërë ndryshime të caktuara në tekstet shkollore të historisë, por këtë e kanë bërë në mënyrë të ndërsjellë. Francezët dhe gjermanët tri herë kanë luftuar ndër vete. Për të ndërtuar një kontinent të qetë dhe me perspektivë, brezat e ri i edukojnë në frymën e bashkëjetesës dhe jo të të kaluarës së përgjakshme.

Historinë duhet ta rishikojnë, jo shqiptarët e sunduar, por sunduesit turq. Pra, jo i sunduari, por sunduesi.

 

Gjatë historisë së kohës më të re, Serbia dhe Greqia kanë kryer gjenocidndaj shqiptarëve. Prej luftës ruso-turke më 1877 e deri në ditën e çlirimit të Kosovës më 1999, serbët ndaj shqiptarëve kanë bërë krime përmasash të mëdha. Të njëjtën ndaj shqiptarëve e kanë bërë edhe andartët grekë dhezervistët. A thua një ditë, edhe serbët dhe grekët, me sugjerimet dhe me kërkesat e Brukselit, do të kërkojnë prej shqiptarëve që ta riinterpretojnë historinë?! Për pajtimin e popujve kolonizues me popujt e kolonizuar, më parë se rishkrimi i historisë, nevojiten veprime të tjera. Serbët dhe grekët, në radhë të parë duhet t’ua kthejnë shqiptarëve tokat e pushtuara, t’u paguajnë zhdëmtim dhe t’u kërkojnë falje.

Si mund ta riinterpretojnë historinë myslimanët (boshnjakë) me 200 mijë të vrarë, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës?!

Një ditë serbët mund t’u thonë shqiptarëve: “Në Jugosllavinë federative, sidomos pas Kushtetutës së vitit 1974,  i keni gëzuar të gjitha të drejtat. Shqiptari ka qenë: nënkryetar i Kryesisë së RSFJ-së, kryetar i Kryesisë së RSFJ-së, kryetar i Kuvendit të RSFJ-së, kryetar i Komitetit Qendror të LKJ-së (Lidhjes së Komunistëve ët Jugosllavisë), kryetar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugollavisë,   sekretar federativ (ministër). Keni qenë ambasadorë në shumë vende prestigjioze të botës. Keni pasur shkallën më të lartë të autonomisë; keni pasur qeveri, parlament, universitet në gjuhën amtare, akademi shkencash dhe artesh, veprimtari kulturore; keni qenë element përbërës i federatës…Dhe përsëri thoni se keni qenë të pushtuar, të robëruar, të kolonizuar, të eksploatuar!! Dhe gjithmonë jeni rebeluar!!”

E vërteta është se prej vitit 1877 e deri në vitin 1999 Serbia i pushtoi tokat shqiptare dhe ndaj tyre ushtroi gjenocid. Që nga dita e pushtimit, shqiptarët kanë pasur një synim të vetëm: çlirimin nga zgjedha e huaj dhe kthimin në gjirin e vendit amë – Shqipërisë.

Historinë e shqiptarëve nuk e krijojnë shqiptarët që u ngjitën në majën e piramidës së shtetit të sllavëve të jugut në të cilin dominonin serbët, por ata mbi të cilët ideologjia garashaniniste qëndroi si shpatë e Demokleut, ata që ecën tehut të shpatës dhe liri kërkuan ndër shekuj, duke qëndruar të patundur – si një mal i vetmuar.

Historia e dëshmon se popujt që kanë qenë nën sundimin e perandorive, rëndom janë asimiluar. Gjuha e tyre është bërë gjuhë e vdekur. Me shpërbërjen e perandorive, popujt që kanë mbijetuar, i kanë formuar shtetet e veta kombëtare.      

 

Ndryshimi i periudhës osmane të historisë së popullit shqiptar mund të ketë reflektim negativ, të brendshëm, por edhe të jashtëm:

 

– e para, shqiptarët janë popull që u përkasin tre konfesionevekatolike, ortodokse dhe islame. Shqiptarët e fesë katolike dhe ata të fesë ortodokse, kërkesën e Ankarasë do ta hedhnin poshtë në mënyrë të prerë;

– e dyta, përmbushja e kërkesës turke për rishikimin e historisë do të ndikonte në prishjen e harmonisë fetare, duke shkaktuar ndër shqiptarë edhe përçarje mbi baza fetare;

– e treta, fuqitë historike të kontinentit të vjetër dhe qendrat politike të tyre si: Roma, Berlini, Vjena, Parisi dhe Londra, përkundër kërkesës së Brukselit për shmangien e gjuhës së urrejtjes nga faqet e historisë, përmbushjen e kërkesës turke nga shqiptarët, nuk do ta shikonin me sy të mirë. Dhe do të thonin:Shqiptarët janë pro-turq. 

 

Rishikimin e periudhës osmane të historisë së popullit shqiptar Ankaraja e kërkoi edhe prej autoriteteve të Kosovës. Duhet ditur se kjo periudhë e historisë së popullit shqiptar, që nga çasti i pushtimit të Shqipërisë nga turqit më 1479 e deri në ditën e shpalljes së pavarësisë (1912) është histori e përbashkët dhe e pandarë e kombit shqiptar në Ballkan. Është një histori. Me fjalë të tjera, pa pëlqimin e Tiranës, Kosova nuk ka të drejtë t’i qaset rishikimit të periudhës së sipërthënë të historisë së popullit shqiptar.

Shqiptarët në Ballkan dhe në diasporë flasin një gjuhë, kanë një histori dhe janë një komb.

Po qe se autoritetet e Prishtinës do ta zbatonin kërkesën turke për riinterpretimin e historisë, kjo do të shkaktonte përçarje edhe ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Çështja e rishikimit, e rishkrimit dhe e riinterpretimit të historisë së një populli nuk është çështje politike, por shkencore. Me historinë duhet të merren historianët dhe jo politikanët. Rishikimi i historisë së një populli është e drejtë dhe detyrë e institucioneve shkencore të një kombi, siç janë Akademia e Shkencave, institutet përkatëse, katedrat e universiteteve, nën premisën që të jenë jashtë ndikimeve politike. 

 

Natyrisht, shqiptarët për çdo dështim të vetin gjatë historisë dhe sot, nuk duhet ta fajësojnë Turqinë. Në mesjetën e hershme, serbët dhe bullgarët i krijuan mbretëritë e tyre. Shqiptarët jo. Atëherë mbi shqiptarët nuk sundonin turqit. Nga kjo shihet se shqiptarët nuk posedojnë kapacitet të mjaftueshëm shtetformues dhe shtetndërtues.

 

Ndryshimi i historisë shpie në përsëritjen e saj.

 

*     *     *

Kurdistani është një rrafshnaltë dhe rajon malor në Lindjen e Mesme, në jug të Kaukazit. Në të hyjnë vise të Turqisë, të Irakut verior, të Iranit perëndimor, të Sirisë lindore, të Armenisë dhe të Azerbajxhanit. Prej shekujsh ka qenë atdheu tradicional i popullit kurd. Krijimi i një shteti të veçantë të Kurdistanit u propozua nga Aleatët pas Luftës I Botërore, por ky propozim u braktis më 1923 kur Turqia ripohoi pushtetin territorial mbi këtë rajon. Ndonëse zyrtarisht nuk njihet si shtet, banorët e quajnë rajonin Kurdistan.

Kurdët janë popull mysliman arian kryesisht baritor, që flet një dialekt tëpersishtes. Sipas burimeve britanike, janë afro 20 milionë dhe prej 3000 vjetësh(Sipas disa burimeve, në Turqi jetojnë 10,4 deri 14 milionë kurdë). I kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e veta kulturore, por kurrë nuk janë bashkuar nën një sundimtar të vetëm. Në shëkullin XIX lëvizjet kombëtare kurde vepruan të veçuara nga njëra-tjetra në secilin nga vendet që përfshin Kurdistani. E para kryengritje e madhe kurde ka ndodhur në Turqi më 1925, por vetëm kur u themelua ilegalisht Partia Demokratike Kurde në Turqi më 1967 nacionalizmi militant përfshiu të pesë provincat juglindore të Turqisë. Më 1984 kryengritjet e kurdëve në Turqi u ripërtërinë. Ankaraja i quan terroristë. Në vitet ‘60 dhe në fillim të viteve ’70 të shek. XX kurdët organizuan kryengritje kundër qeverisë së Irakut. Pas revolucionit iranian (1979) pati një rritje të disidencës kurde në Iran. Vëmendja ndërkombëtare u përqendrua te kurdët më 1988-89, kur Iraku nisi zbatimin e politikës së shpopullimit të zonave kurde në kufi me Turqinë, dhe më 1991 kur, pas Luftës së Gjirit, qeveria e Irakut rifilloi fushatën e vet kundër kurdëve në Irakun verior. Ali “kimisti” përdori ndaj tyre edhe helme kimike. Më pas, për kurdët e Irakut verior u vendos “hapësira ajrore e sigurt”.    

 

Të supozohet se një ditë do të krijohet shteti i kurdëve. Kryengritjet e tyre përballë Turqisë, Irakut dhe Iranit të shuara në gjak, do t’i shënojnë në historinë kombëtare të vet.

Shtrohet pyetja: A do të kërkojnë autoritetet e Ankarasë, të Bagdadit dhe të Teheranit prej kurdëve riinterpretimin e historisë ku përshkruhen bombardimet, tanket, burgjet, dënimet drakonike dhe helmet e Ali “kimistit:?!

 

Për të kërkuar riinterpretime të historisë, pushtuesit dhe sunduesit problemet e popujve që aspirojnë lirinë duhet t’i zgjidhin me dialog dhe jo me politikën e forcës. Nuk burgoset një popull i tërë. Aq më pak në shekullin XXI.

 

 

Evropianizimi i Evropës kalon përmes SHBE-së

Nga Joschka Fischer (Project Syndicate)

 

 

Joschka_fischer

Eurozona po përballet me një vorbull të krizës financiare në rrafsh global, ngaqë pikërisht atje, në mbretërinë e monedhës së dytë më të rëndësishme botërore pas dollarit, kriza ka goditur më shumë “strukturën” e dobët se sa një shtet me pushtet të vërtetë. Një strukturë e tillë që po rrënon besimin e qytetarëve dhe tregjeve në aftësinë e tyre për t’i dhënë zgjidhje konflikteve – ndërkohë që po e shtyn sistemi financiar ndërkombëtar drejt caqeve të katastrofës. Me fjalë të tjera, kriza financiare tani po pasqyron një krizë politike të eurozonës – çka vë në pikëpyetje vetë ekzistencën në tërësi të projektit evropian. Nëse bashkimi monetar evropian dështon, nuk do të mbetet shumë për të thënë për tregun e përbashkët, për institucionet dhe traktatet evropiane, pasi edhe ato do të pësojnë të njëjtin fat. Do të na duhet të zhbëjmë 60 vitet e suksesshme të integrimit evropian, e për më tepër, pasojave nuk u dihet fundi. Ky dështim do të përkojë me shpalosjen e një rendi të ri botëror dhe sundimi dyshekullor i Perëndimit mund të jetë në perëndim e sipër. Fuqia dhe pasuria po rrëshqasin kah Azia Lindore dhe vendet në zhvillim, ndërkohë që Amerika do të jetë e përqendruar për t’i dhënë zgjidhje problemeve të brendshme, duke e kthyer “busullën” nga Atlantiku te Paqësori. Nëse evropianët nuk shenjojnë siç duhet interesat e tyre, askush nuk do të kryejë këtë në vend të tyre. Nëse Evropa sot nuk vepron për të zgjidhur fatin e saj, ajo do të kthehet në objekt shqyrtimi prej fuqive të reja botërore. Shkaku i krizës evropiane nuk lidhet me tridhjetë vitet e neoliberalizmit. Madje nuk ka ardhur kryesisht as edhe si pasojë e shtrembërimeve të bilanceve përmes të dhëna të rreme, të dhunimit të kritereve të Traktatit të Mastriktit, të borxheve të mëdha apo lakmisë së bankierëve. Megjithëse të gjithë këtë faktorë kanë peshën e tyre, problemi kryesor i Evropës nuk lidhet me “çfarë ka ndodhur, por me çfarë nuk ka ndodhur”: krijimi i një qeverie të përbashkët evropiane. Në fillimin e viteve ‘90-të, kur shumica e shteteve anëtare të BE-së vendosi të formësojë Bashkimin Monetar përmes një monedhe të përbashkët dhe një banke qendrore, ideja e një qeverie të përbashkët nuk gëzoi mbështetje. Për pasojë, etapa e hedhjes shtat të bashkimit monetar u shty në kohë, duke e lënë ngrehinën mbresëlënëse me mangësi themelesh të qëndrueshme që mundësojnë përballimin e tronditjes prej krizave të rastit. Sovraniteti monetar ishte kthyer në çështje që i përkiste të gjithëve, por pushteti i nevojshëm për ta ushtruar atë varej të kapitalet nacionale. Asokohe mendohej se kur të hartoheshin rregullat – duke vendosur një kufi të detyrueshëm të nivelit të borxheve dhe inflacionit – gjithçka do të ishte më se e mjaftueshme. Por thelbi i këtyre rregullave mbeti thjesht një vegim në shkretëtirë. Parimet kanë nevojë përherë të mbështeten te pushteti, përndryshe nuk mund të përballen me provimin e realitetit. Eurozona, një konfederatë e shteteve sovrane me një monedhë të përbashkët, me parime e mekanizma të përbashkëta, dështoi të merrte notë kaluese në këtë provim. E paaftë të jepte përgjigjet e duhura karshi krizës, eurozona vijon të humbasë besueshmërinë, çka është pasuria më e vyer e një monedhe. Nëse veprohet ndryshe, nëse tani gjendet përgjigjja e duhur ndaj mangësisë politike të bashkimit monetar duke jetësuar fillimisht një bashkim fiskal (një buxhet të përbashkët dhe përgjegjësi të përbashkëta), kështu do të mundësohej hedhja shtat e një federate të njëmendtë politike. Le të flasim pak më shkoqur: nëse nuk krijohen Shtetet e Bashkuara të Evropës, atëherë mund të themi se rrënimi po përvijohet në horizont. Me hir a me pahir, Eurozona duhet të veprojë si pararojë e BE-së. Ngaqë BE-ja në tërësi – me 27 shtetet anëtare së bashku – nuk do të jetë as e aftë dhe as e zellshme të përshpejtojë bashkimin politik. Fatkeqësisht, miratimi njëzëri i ndryshimeve të nevojshme të Traktateve të BE-së nuk do të arrihet kurrë. Kështu që, ç’na mbetet të bëjmë? Evropianët bënë përparime të dukshme në rrafshin integrues duke tejkaluar synimet e traktateve të BE-së (por që nga ana tjetër përkojnë me frymën evropiane) kur ranë në një mendje të hapnin kufijtë përmes së ashtuquajturës “Marrëveshja Shengen” (që sot është pjesë e Traktateve të BE-së). Duke u nisur nga kjo përvojë e frytshme, eurozona duhet të shmangë mëkatin origjinal të BE-së për krijimin e një strukture mbinacionale, e cila shfaqi mungesa të theksuara legjitimiteti. Eurozona ka nevojë për një qeveri, e cila, nisur nga gjendje e sotme, mund të përbëhet vetëm nga kryetarët përkatës të shteteve e qeverive- një zhvillim ky që tashmë ka nisur. Por, për arsye se nuk mund të flitet për një bashkim monetar pa pasjen e një politike të përbashkët buxhetore, kjo nënkupton se asgjë nuk mund të arrihet pa parlamentet nacionale. Çka do të thotë: një “Dhomë Evropiane” ku të përfshihen edhe kryetarët e parlamenteve nacionalë, është mjaft e domosdoshme. Fillimisht, një “Dhomë” e tillë duhet të veprojë si një organ këshillimor, ku parlamentet nacionale të ruajnë kompetencat e tyre; më vonë, duke u mbështetur te një Traktat Ndërqeveritar, mund të shndërrohet në një organizëm të mirëfilltë të kontrollit dhe vendimmarrjes parlamentare, i përbërë nga anëtarë delegatë të parlamenteve nacionale. Sigurisht që ky lloj Traktati nënkupton edhe kalim në masë të sovranitetit tek institucionet ndërqeverisëse evropiane, çka do të kishte të nevojshme një përligjje popullore përmes mbajtjes së referendumeve tek të gjithë shtetet anëtare, përfshirë (veçanërisht) Gjermaninë. Politikat e përbashkëta që sigurojnë stabilitet ekonomik dhe nxisin zhvillimin janë zgjidhjet më mira për të ardhmen. Përtej kësaj, nëse ka diçka që kemi nxënë nga kriza në vazhdë, është fakti se zgjidhje të këtilla nuk mund të formësohen për aq kohë sa eurozona të ketë krijuar një rrjet të besueshëm institucional, me themelet e forta të një qeverisje të mirëfilltë, me një kontroll parlamentar të qenësishëm dhe legjitimitet të vërtetë demokratik. 

 

Autori ka qenë ish-ministër i jashtëm dhe zv/kancelar i Gjermanisë (1998-2005)

Vehabizmi, një trashëgimi e harruar e luftës në Bosnjë

Nga Zara Shlezinger 
“The National Review”

4379207521_c9aea46864

 

Më 28 tetor, 23-vjeçari Mevlid Jashareviq hapi zjarr ndaj Ambasadës Amerikane në Sarajevë, duke plagosur një polic boshnjak para se të ndalej nga forcat e sigurisë. Edhe pse avokati i Jashareviqit pretendon se klineti i tij ka vepruar i vetëm, sulmuesi me armë zjarri është identifikuar si anëtar i një lëvizjeje vehabiste – sektit islamik që buron dhe mbështetet nga Arabia Saudite dhe që predikon armiqësi karshi njerëzve të religjioneve të tjera, përfshirë mylsimanët e tjerë. Incidenti tërheq vëmendjen për problemin e rritjes së vehabistëve në Bosnjë, ndërsa nënvizon problemin e ekstremizmit mysliman në Ballkan, me të cilin po kërcënohen qeveritë lokale, sikurse edhe interesat ndërkombëtare. Analistët si: Shtefen Shvarc, Esad Hesimoviq, Anes Alliq dhe Vllado Azinoviq, kanë tërhequr, për vite me radhë, vërejtjen për kërcënimin nga vehabistët. Një varg sulmesh, përfshirë vrasjen e një polici katolik të Kroacisë më 1996, janë ndërlidhur me vehabistët. Disa vehabistë ishin burgosur në vitet 2008 dhe 2009 për planifikimin e sulmeve terroriste mbi monumentet katolike dhe forcat e Bashkimit Evropian në Bosnjë. Në korrik të vitit 2010, një grup i vehabistëve dyshohej të ketë qenë i përfshirë në bombardimin e një stacioni të policisë në Bugonjo, nga i cili u vra një polic, ndërsa u plagosën disa të tjerë. Me origjinë nga qyteti me shumicë myslimane, Novi Pazari, në rajonin e Sanxhakut në Serbi, Jashareviq së fundmi kishte kaluar kohë në bashkësitë vahabiste në Vjenë dhe Gorna Maoca – vendbanim në një pjesë të Bosnjës, i cili ishte në qendër të kontrolleve të vazhdueshme anti-terroriste. Ai pat qenë i burgosur për plaçkitje të armatosur në Vjenë në vitin 2005, ndërsa ishte arrestuar në vendlindjen e tij më 2010 pas vringëllimit të një thike në prani të ambasadorit amerikan në Serbi. Lëvizja vehabiste i ka vënë rrënjët e saj te një pjesë e vogël, por e zëshme e popullatës myslimane në Bosnjë. Grupi vlerësohet se përfshin diku 3 mijë njerëz nga 1.4 milion myslimanët. Ata kryesisht jetojnë në fshatra të izoluara, në të cilat vlejnë rregullat strikte myslimane. Burrat mbajnë mjekra dhe pantallona të shkurtra dhe femrat janë të mbuluara – në kundërshtim të dukshëm me shumicën e boshnjakëve që cilësohen të jenë myslimanë të moderuar. Prania e lëvizjes vehabiste në Bosnjë daton në luftën civile në Jugosllavi ndërmjet viteve 1992 dhe 1995, e cila përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit. Konflikti ishte i komplikuar për shkak të përfshirjes së tri palëve etnikisht të ndara: serbëve ortodoksë, kroatëve katolikë dhe myslimanëve. Bashkësia kryesisht e pambrojtur e myslimanëve nuk ishte në gjendje t’i përballonte sulmet e militantëve të armatosur mirë të serbëve të Bosnjës. Në këtë situatë të pashpresë u mundësua ndikimi i madh i vehabizmit, si për shembull nga muxhahedinët dhe agjencitë myslimane të ndihmës – përfshirë Fondacionin Ndërkombëtar për Bamirësi, të financuar nga Al Kaida. Shumë nga këto mbetën në Bosnjë, ku siguruan mbështetje materiale për bashkësinë e shkatërruar myslimane, por ndikuan gjithashtu ideologjikisht në të përmes vehabizmit. Falë mbështetjes ndërkombëtare, vehabistëve iu mundësua ta ndryshojnë agresivisht rrymën mendore të bashkësisë myslimane në Bosnjë. Dy figura i kanë udhëhequr këto përpjekje: Jusuf Barqiq dhe Mohamad Porka – që të dy hoxhallarë boshnjakë. Vehabistët në Bosnjë kanë pasur sukses për të demonstruar se, ndonëse në numër të vogël, ata paraqesin një kërcënim – veçanërisht për xhihadin e promovuar. Do të ishte e mençur sikur autoritetet boshnjake dhe bashkësia ndërkombëtare t’i monitorojnë për së afërmi lidhjet ndërmjet vehabistëve në Bosnjë, Sanxhak dhe rrjetet e mëdha ushtarake. Pa i kushtuar një vëmendje të shtuar këtij kërcënimi që po rritet në rajon, sulmi i 28 tetorit padyshim se nuk do të jetë i fundit.

Autorja është hulumtuese në Qendrën për Liritë Fetare të Institutit Hudson

“Linçimi i Libisë” – dhuna, e pakontrolluar nga ligji, nuk do të mbarojë

Nga Ian Buruma

Ian_buruma

 

Shumë mund të thonë se kolonel Muammar Gedafi mori atë që meritonte. Jetonte me shpatën, vdiq nga shpata. Tirani libian për fat të mirë i ka lejuar kundërshtarët e tij, apo këdo që e mërziste atë, të torturoheshin ose të vriteshin. Pra, duket e drejtë se ai vdiq me dhunë. Pasi u zbulua poshtë një tubi kullimesh të pista, ai u shfaq si një trofe e përgjakur përpara se të goditej e qëllohej nga një grumbull vrasësish dhe kjo ndodhi në qytetin e tij në Sirte. Kjo është një drejtësi primitive, për të qenë të sigurt, por si tjetër mund të vihet drejtësia për një vrasës mase?
Megjithatë, ka diçka shqetësuese në lidhje me një linçim, pavarësisht viktimave. Edhe pse turmat brohorisnin në Sirte e Tripoli për vdekjen e despotit, të tjerë shprehën dyshime për mënyrën poshtëruese të fundit të tij. Intelektuali publik francez, Bernard-Henri Levy, i cili e ka promovuar revolucionin libian me një dozë të fortë spektakli narçistik, shkroi se linçimi i Gedafit “ndoti moralin kryesor” të rebelimit të popullit.
Ndonjë mund të bëjë lojëra fjalësh me këtë përshkrim. Ashtu si në të gjithë revolucionet e dhunshme, morali i kundërshtarëve të diktatorit nuk ka qenë plotësisht pa të meta. Rebelët, të cilët e reduktuan vendlindjen e Gedafit në rrënoja, në disa raste ishin po aq brutalë sa dhe ata kundër të cilëve po luftonin.
Ka diçka tjetër që nuk shkon me kritikën e Levy-t. Për te folur rreth ndotjes së moralit do të thotë të humbasësh pikë. Problemi me drejtësinë e ashpër, është një mënyrë hakmarrjeje, nuk është se konsiderohet imorale. Shumë prej nesh mund të shohin apelin e parimit të Testamentit të Vjetër “sy për sy, dhëmbë për dhëmbë”. Ne duam një person që të bëjë personat që kanë shkaktuar vuajtje, të vuajnë në të njëjtën mënyrë, mundësisht në masë të barabartë. Drejtësia përmban pothuajse gjithmonë një element hakmarrjeje.
Megjithatë, problemi me hakmarrjen është se ajo provokon hakmarrje të mëtejshme, duke vënë në lëvizje një cikël dhune – kultura e gjakmarrjes. Gjakmarrja nga përkufizimi nuk është aq imorale, apo e padrejtë, meqë është e paligjshme. Ajo lulëzon në shoqëritë që nuk janë të detyruara nga ligjet që zbatohen në mënyrë të barabartë nga të gjithë, apo dhe nga ndonjë ligj tjetër zyrtar. Kodet e nderit nuk janë të njëjtë me sundimin e ligjit. Ndërsa sundimi i ligjit nuk kënaq në mënyrë të domosdoshme sensin e drejtësisë së çdokujt, ai ndalon ciklin e ndëshkimit të dhunshëm.
Grekët e lashtë e kishin kuptuar këtë mjaft mirë. Loja më e madhe midis ligjit e drejtësisë është ajo e Eumenides së Eskilit, një histori vrasjeje dhe hakmarrjeje në të cilën tërbimi përfaqëson drejtësinë. Ata i udhëheqin njerëzit të hakmerren në mënyra të tmerrshme duke thënë: “ Ne përfaqësojmë drejtësinë e vërtetë… Gjakmarrësit, gjithmonë në ndjekje, ne i ndjekim ata deri në fund”. Pra, tërbimi e ndihmoi Orestin të hakmerrej mbi nënën e tij, Klitemnestren, për vrasjen e të atit, Agamenonit. Oresti e vrau atë, duke vazhduar ciklin e dhunës.
Athina, Perëndesha e  urtësisë dhe mbrojtëse e Athinës, vendosi se vetëm një gjykim i drejtë, me një juri prej 12 burrash, mund të qetësojë tërbimin e të rivendosë paqen, por gjyqet rrallë janë të përsosur. Në këtë rast, juria është e ndarë në mënyrë të barabartë, duke e detyruar Athinanë të japë vendimin, i cili është të lirojë Orestin. Kjo nuk mund t’i ketë shërbyer drejtësisë së ashpër që kërkohet nga tërbimi, por ajo themelon sundimin e ligjit, që civilizoi Athinën.
Për të qenë të sigurt, demokracia athinase nuk ishte si demokracitë tona moderne, as Athina e lashtë si Tripoli i sotëm. Eumenidi mban një leksion të rëndësishëm që mbetet i vlefshëm: dhuna, e pakontrolluar nga ligji, nuk do të mbarojë. Revolucionet lindin nga gjakderdhja, pothuajse gjithnjë krijojnë shumë gjak. Kjo ishte e vërtetë 2.500 vjet më parë dhe është e vërtetë edhe sot.
Pak njerëz e kanë kuptuar këtë më mirë se aktivisti e mendimtari polak demokratik Adam Michnik, një nga heronjtë që në vitin 1980 ndihmoi për t’i dhënë fund diktaturës komuniste në vendin e tij. Ndërsa polakët e tjerë kërkuan drejtësi hakmarrëse kundër sunduesve komunistë e bashkëpunëtorëve të tyre, Michnik këshilloi negociata, kompromis, pajtim e madje edhe me ish-shtypësit.
Michnik pranon se të gjithë revolucionet janë të pakompletuar në kuptimin që jo të gjithë mëkatarët janë dënuar, por ai thotë se rezultati do të thotë dhunë e mëtejshme: “Kompensimi për dënimin për dëmin e vuajtur, sjell dëme të reja, shpesh më mizorë se ato të mëparshmit”.
Kjo është arsyeja pse partia e linçimit të Gedafit është një shenjë e rrezikshme për Libinë. Do të kishte qenë më mirë nëse ai do të ishte dorëzuar i gjallë përpara një gjykate të ligjit. Një gjyq penal në Libi mund të kishte qenë i vështirë. Një diktator që sundonte prej 42 vjetësh nuk lë mundësinë për një terren pjellor për mësimin e përvojën e nevojshme për të krijuar një gjykatë të paanshme dhe ndoshta është e pamundur për viktimat e një ish-diktatori ta gjykojnë atë pa e paragjykuar. Kjo është pikërisht arsyeja pse u krijua Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë.
Dalja e Gedafit para gjyqit ndoshta nuk do të kishte kënaqur çdo ndjenjë pakënaqësie në Libi, por do të kishte ndihmuar të fuste tek libianët një respekt më të madh për sundimin e ligjit. Ndoshta një gjyq për djalin e Gedafit, Saif al-Islam, do të ketë këtë efekt. Nëse është kështu, duke qëndruar në gjyqin e Hagës do të ishte shërbimi më i mirë që ai mund të bënte për vendin e tij.

*Ian Buruma është Profesor i Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut në Bard College dhe autor i librit “Zbutja e Zotave: Feja dhe Demokracia në tre Kontinente”

Me krizën e Greqisë, Europa po pranon paaftësinë për të evropianizuar një shtet, edhe pas 30 vitesh përpjekje

Nga Georges Prevelakis (Le Figaro)


 

Po nëse Greqia do të dilte nga BE-ja? Kjo mundësi do të provokonte një rrëmujë të re gjeopolitike në Ballkan, paralajmëron profesor Georges Prevelakis. Ndërkohë, Europa do të ishte e detyruar të pranonte paaftësinë e saj për “evropianizimin” të një Shtetit që për 30 vjet ka qenë anëtar i Bashkimit Europian.
Për Greqinë ky nëntor 2011 shënon dhe fundin e cikleve të ndryshme: ai i hapur në 2009 me ardhjen në pushtet të Papandreut, por sidomos atë që filloi në 1981 me hyrjen e Greqisë në Cee, e cila u pasua nga fitorja e zgjedhjeve të para nga PASOK-u. Nga këto dy cikle nuk mbetet që tjetër veçse një situatë sociale dhe ekonomike që nuk ka të bëjë asgjë me ëndrrat europeiste të Greqisë.
Recesioni, borxhit, neglizhenca e shtetit, demoralizimi i popullit: përshtypja është se Greqia nuk ka qenë asnjëherë pjesë e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian dhe në vend të duket, si vendet e tjera të Ballkanit, që dolën nga nata komuniste. Ne mund të flasim për një hakmarrje të gjeografisë, ose, më thjesht, bëhet fjalë për rezultatin e menaxhimit nga një familje, Papandre-të, që shumë grekë e konsiderojnë përgjegjës për të gjitha sëmundjet e vendit.
Çka e shqetëson tani Greqinë dhe Europën është e ardhmja, e cila nuk është e sigurt dhe nuk duket e ndritshme. Menaxhimi i krizës ekonomike nga ana e një qeverie oportuniste dhe të një Europe të zënë me punët e saj, ka bërë të lindin një sërë krizash, të cilat njëra pas tjetrës shfaqin: si dje atë ekonomike, dhe atë sot politik, si dhe nesër gjeopolitike.
Nga disa muaj po hapet një hulli në mes grekëve dhe Europës. Në shtypin grek, karikaturistët po shumojnë referencat për një Gjermani Naziste të ri-mishëruar në Bashkimin Evropian. Anti-Evropianët dhe qëndrimet anti-perëndimore janë duke u zhvilluar me shpejtësi. Nostalgjia për një të kaluar me një prosperitet relativ – epoka e dhrahmisë – dhe ndjenja e poshtërimit nëpërmjet komenteve shpesh të anshëm të shtypit dhe të përgjegjësve europianë, si dhe propaganda e qeverisë që refuzon politikën nga detyrimi i rreptë të diktatit të Europës, çka janë të gjitha elemente që ushqejnë armiqësinë ndaj Perëndimit dhe që sjellin në mendje ngjarje historike, si Skizma e 1054, Kryqëzata e Katërt, pushtimin nazist dhe mbështetjen e SHBA-ve të diktaturës së kolonelëve. Ngjarjet ende të freskëta në imagjinatën kolektive greke. 
Fushë-beteja/Mjafton vetëm të mendojnë rreth kontekstit gjeopolitik të Greqisë për të qenë i vetëdijshëm për rreziqe të reja: Ballkani Perëndimor është larg të qënit i stabilizuar, Turqia po largohet nga Perëndimi dhe kriza ekonomike i privon SHBA-të nga hapja e madhe e krahut. Ndërkohë, Rusia dhe Kina janë të interesuara përsëri në fushat e tyre të vjetra të ndikimit, për të krijuar rrjete të reja ekonomike dhe politike. Në këtë rajon gjeopolitik, Greqia mbetet pika kryesore e referimit për Europën Perëndimore. Dhe është  kjo ndoshta arsyeja që Evropa ka toleruar shkeljet e saj të standardeve europiane. Çdo dalje nga BE apo eurozona do të kthente, përsëri, këtë vend një epiqendër të përleshjeve të interesave britanike, gjermanë, amerikane, ruse dhe kineze.
Një zhvillim i tillë, përtej implikimeve për stabilitetin rajonal, do të përfaqësonte një poshtërim për prestigjin europian. Europa, e cila është konsideruar si një model dhe një faktor i paqes për rrethinat e saj, do të ishte e detyruar të pranonte paaftësinë e saj për të “evropianizuar” një shtet që prej 30 vjetësh është anëtar i Bashkimit, me një konsideratë si djepi i “demokracisë”. Kriza ekonomike, e trajtuar në mënyrë të gabuar, çoi në krizën politike. Duhet të mësojmë nga ky dështim sa më shpejt të jetë e mundur: është e vetmja mënyrë për të shmangur një mutacion të ri të krizës politike, në një krizë gjeopolitike.

9782804800734fs

Sfida e Mario Draghit në krye të Bankës Qendrore Europiane

“Foreign Affairs”

 

Një lider i ri në kohë të gabuar

Mario-draghi1

 

Teksa kriza evropiane shtohet gjithnjë e më shumë me kalimin  e ditëve, Banka Qendrore Europiane mund të jetë e vetmja mbështetje financiare për të nxjerrë nga balta vendet e përfshira nga kriza.
Kritikët argumentojnë se banka duhet ta niste huadhënien prej kohësh. 
Tashmë tensioni bie mbi Draghin për të marrë përsipër rreziqet që i shmangu deri diku paraardhësi i tij. 
Ankthi që rrethoi takimin e G-20 në Kanë kësaj jave vetëm se u thellua edhe më shumë, kur kryeministri grek Papandreu bëri thirrje për një referendum popullor dhe një marrëveshje të arritur midis vendit dhe kreditorëve të huaj.
Papandreu shumë shpejt e anuloi votën, nga frika e mospagimit që nxjerr në pah një ndryshim kritik në kulm të sistemit bankar evropian. 
Ardhja e Mario Draghit, ish guvernatorit të Bankës së Italisë, në presidencën e Bankës Qendrore Europiane do të ndihmojë për të vendosur se si do t’i adresohen europianët problemeve themelore financiare.
Draghi zëvendëson Jean-Claude Trichet, i cili ndenji prej 8 vitesh në këtë post.
Trichet e shndërroi Bankën Qendrore Europiane në një institucion të respektuar dhe të fuqishëm. Vetë ai u bë një figurë qendrore në politikëbërjen e Bashkimit Europian dhe një partner i domosdoshëm për qeveritë evropiane. 
E la detyrën pikërisht në kulmin e gjendjes kritike. 
Dragoi mori drejtimin duke e nisur punën me uljen e interesit deri në 1.25%. 
Por, ama, atij do i nevojitet të shpalosë rolin e Bankës Qendrore Europiane edhe më shumë, për të parandaluar një katastrofë në eurozonë. 
Nën drejtimin e Trichet, nuk mund të mohohet se Banka Qendrore Europiane ndihmoi në lehtësimin e trazirave ekonomike në Europë.
Më 2007, kur bankat evropiane ndaluan së dhëni hua tek njëri-tjetri nga frika se mos huadhëniet prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës do i detyronin disa prej tyre të falimentonin, Banka Qendrore Europiane shumë shpejt injektoi likuiditet masiv në tregti. 
Kjo parandaloi një dobësim të transaksioneve financiare dhe bankat e tjera qendrore shumë shpejt ndoqën shembullin e Bankës Qendrore Europiane. 
Për të ndaluar krizën në Greqi, kjo bankë krijoi një program për të blerë garancitë qeveritare të ekonomive evropiane, të cilat kanë thithur më shumë se 240 bilionë dollarë borxhe, që nga maji i vitit 2010. 
Duke vepruar kështu, Banka Qendrore Europiane ka operuar legalisht në Traktatin për Bashkimin Europian, që përmban një nen që e ndalon bankën të shpëtojë qeveritë gjatë një shkeljeje fiskale.
Nga ashpërsia e kësaj situate, Trichet argumentoi se Banka Qendrore Europiane ka përgjegjësi për ruajtjen e stabilitetit financiar të eurozonës.
Trichet kundërshtoi t’i kalonte kufijtë e traktatit.
Nën këndvështrimin e tij, Banka Qendrore Europiane ndërhyri për të shpëtuar vendet e eurozonës vetëm në përgjigje të rreziqeve të pashmangshme të shkrirjes financiare apo mospagimeve e shlyerjeve të borxheve, siç është rasti i Greqisë.
Trichet i nxiti vendet që të miratonin reformat. Për shembull, ai kohët e fundit e kundërshtoi propozimin e presidentit francez Nikolas Sarkozi, që qeveritë të plotësonin një licencë bankare për stabilitetin financiar evropian, fond ky që shumica e vendeve të eurozonës do ta siguronin për ndihmën financiare ndaj partnerëve.
Sipas Sarkozisë, ky hap do të bënte që Banka Qendrore Europiane të angazhohej për të siguruar likuiditete të pakufizuara. 
Trichet, sidoqoftë e pa këtë si një shkelje parimesh. 
Por, pavarësisht përpjekjeve të Bankës Qendrore Europiane, shtjella e borxhit do të thellohej edhe më shumë. 
Kritikët e kundërshtuan paralajmërimin e Trichet, duke qenë se Irlanda, Italia, Portugalia dhe Spanja rrezikonin të ecnin në rrugën e Greqisë. 
Franca mund të humbë tashmë interesat mbi borxhin, gjë që mund të kufizojë kapacitetin e tij për të ndihmuar fqinjët, duke e lënë Gjermaninë si vendin e vetëm me një forcë të madhe depozitash bankare në eurozonë. 
Depozitat bankare gjermane nuk janë të pafundme. 
Edhe nëse Berlini është i përgatitur të shpëtojë fqinjët e dobët, mbase nuk do të jetë në gjendje t’u japë garanci vendeve me borxhe për huadhënien. 
Tmerri infektues më pas mund të shndërrohet në një realitet dhe pse jo, edhe në rrënimin e euros. 
Sarkozi dhe kancelaria gjermane Merkel po përpiqen të gjejnë alternativa për burime financiare. Ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke i ardhur rrotull sponsorëve potencialë që nga Kina në sektorin privat dhe do të bëjnë thirrje edhe në G-20 kësaj jave në Kanë. 
Nëse vazhdon të degjenerojë borxhi grek dhe i vendeve të Bashkimit Europian, ngurrimi i investitorëve jashtë Europës do të jetë duke u shtuar, gjithsesi. 
Banka Qendrore Europiane mund të jetë i vetmi burim financiar, që mund të arrijë të rikthejë besimin. 
Kritikët e Trichet argumentojnë se ai duhej ta përdorte këtë që prej kohësh. 
Në këndvështrimin e tyre, dështimi i Bankës Qendrore Europiane për të vepruar si një kreditore e shpresës së fundit është pjesërisht e përgjegjshme për futjen e eurozonës në një spirale të mbrapshtë borxhi.
Draghi nisi me dekretimin e uljes së interesit modern, por mund t’i nevojitet të shpëtojë shtetet dhe bankat me sasi të mëdha eurosh. 
Nëse Draghi vendos të ndjekë këtë kurs, ai do të fitojë besim te homologët e tij europianë, si mes bankierëve qendrorë, edhe mes liderëve qeveritarë. 
Pavarësisht nga gabimet e Trichet, kolegët e tij në sistemin evropian të bankave qendore ende e respektojnë atë. 
Si bankier i një banke qendrore në Francë, ai gjithashtu ka përfituar nga kjo duke qëndruar si një arbitër i paanshëm mes bankierëve qendrorë, shteteve periferike, anëtare të Bashkimit Europian dhe atyre që vijnë nga shtete më të sigurta në Europën veriore. 
Por Draghi mund të hasë vështirësi për të fituar respektin e kolegëve. Për këtë do t’i duhet të mposhtë lidhjen e tij me Italinë, borxhi i së cilës është po aq shqetësues sa i Greqisë sot. 
Reputacioni i tij do të ndihmojë te respekti që mund të krijohet, por nëse përpiqet të hapë portat e financës pa përkrahjen e plotë, autoriteti i tij si kreu i Bankës Qendore Europiane do të vihet në dyshim.  
Draghi mund ta ketë të vështirë të shkundë qeveritë evropiane, veçanërisht ato të Francës dhe Gjermanisë. Edhe pse Sarkozi dhe Merkel nganjëherë e kanë shpërfillur këshillën e Trichet, ata gjithmonë konsultoheshin me të.
Për shembull, në konfliktin e tyre të gjatë lidhur me borxhin grek, dy liderët i vunë veshin këmbënguljes së Trichet për bankat e mëdha evropiane lidhur me kontratat që kishin bërë me Greqinë. 
Nëse problemet e borxhit europian vazhdojnë të acarohen, konflikte të mprehta kanë për të ndodhur. 
Në këtë situatë, Europa do të ketë nevojë për Draghin që të sigurojë ndikimin e tij shumë shpejt dhe ta zotërojë këtë ndikim për të gjetur zgjidhje për vështirësitë e mëdha në të ardhmen.  
Dragoi mund t’i bindë homologët e tij si brenda, edhe jashtë Bankës Qendrore Europiane që të ndërmarrin veprime drastike që i imponon kriza. 

Përktheu: Rudina Dahri