NACIONALIZMI MAQEDONAS – POLITIKË SHTETËRORE E QEVERISË

 

NACIONALIZMI MAQEDONAS – POLITIKË SHTETËRORE E QEVERISË

 

Midis skilës dhe haribdës – në shtratin e Prokrustit 


 Xhelal Zejneli


            Zhvillimet e fundit në Maqedoni, nga individë dhe nga qendra të caktuara, u quajtën incidente. Duhet thënë që në krye të herës se sulmet e individëve apo të grupeve të caktuara maqedonase ndaj shqiptarëve nuk janë incidente, por pjesë përbërëse e frymës antishqiptare që mbizotëron në këtë vend. Qeveria e VMRO-së, me në krye liderin e partisë Nikolla Gruevskin, ndjek politikë ultranacionaliste, antishqiptare. Kjo politikë, në shumë pikëpamje, ka pika takimi me politikën shkatërrimtare të Sllobodan Millosheviqit.

            Politika e qeverisë së tashme të VMRO-së, nuk shkon në favor, as të maqedonasve, as të shqiptarëve dhe as të rajonit. Është një politikë retrograde, anakronike, nacional-romantike e tipit të shekullit XIX dhe destabilizuese. Politika e VMRO-së, marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni i rrënon në themel. Me fjalë të tjera, është politikë kundër bashkëjetesës me shqiptarët. Politika e VMRO-s dhe e kësaj qeverie është aq antishqiptare, saqë shqiptarët nuk i njeh, as si të barabartë dhe as si qiraxhinj. Është një politikë që dëshiron t’i shohë shqiptarët nëpër kolona të gjata autobusësh, në rrugën pa kthim drejt Evropës, për të punuar në ndërtimtari dhe si pjatalarës. VMRO-ja ndjek politikën afatgjate të varfërimit të hapësirave shqiptare, rrjedhimisht edhe të zbrazjes së këtyre hapësirave. Është politikë e deportimit dhe e shpërnguljeve masive të shqiptarëve – si në kohën e Çubrilloviqit.

            Nacionalizmi maqedonas pra, është politikë shtetërore e kryeministrit Nikolla Gruevski. Një politikë nacionaliste kaq e skajshme, në Evropë merr jo më shumë se 3% të votave të elektoratit. Këtu ndërkaq, nacionalizmi i skajshëm është politikë shtetërore. VMRO-ja dhe lideri i saj, votat e elektoratit maqedonas i fitojnë pikërisht për shkak të politikës së tyre antishqiptare. Në përputhje me politikën e sipërthënë të qeverisë së përtashme krijohet edhe klima dhe fryma antishqiptare.

            Vrasja e dy shqiptarëve dhe sulmi ndaj nxënësve shqiptarë nuk janë kurrfarë incidentesh të izoluara, por rezultantë e një fryme antishqiptare, e cila në të vërtetë është rrjedhojë e një ideologjie dhe politike kundër shqiptarëve, mirë të paramenduar.

            Ka të tillë që deklarojnë se për vrasje e fundit duhet ta thonë fjalën e vet organet e hetuesisë dhe të gjyqësisë. Duhet ditur se gjykatat mund të merren me një individ apo me një grup individësh dhe t’i dënojnë ata, por kurrë nuk mund të merren me ideologjitë politike, me politikën nacionaliste dhe me strategjinë sllave kundër tërë një populli, siç janë shqiptarët. Nga kjo rezulton se ngjarjet e fundit në Maqedoni nuk janë çështje gjyqësore, por çështje politike. T’i trajtosh ngjarjet nga këndvështrimi gjyqësor apo juridik, do të thotë të lejosh që ato të përsëriten sa herë që të dëshirojnë skenaristët e tyre. E çmimin me gjakderdhje e paguajnë shqiptarët.

            Ka edhe të tillë që ngjarjet e fundit në Maqedoni i shpjegojnë si skenarë të shërbimeve sekrete të huaja, kryesisht serbe. Është e vërtetë se Beogradi dëshiron një Maqedoni dhe një rajon jostabël. Por, të thuash se sulmin e individëve apo të grupeve të caktuara maqedonase e ka kurdisur Beogradi, kjo do të thotë ta heqësh përgjegjësinë nga vetja. Kjo do të thotë të mos e diagnostifikosh sëmundjen drejt dhe saktë.

 

VMRO-ja synon:

           

            – të ndërtojë një Maqedoni maqedonase;

            – të ruajë fizionominë e një Maqedonie, si vendin më të nacifikuar të rruzullit;

            – të injorojë karakterin dyetnik të shtetit;

            – të rikthejë kohën kur Maqedonia ishte unitariste, monoetnike, centraliste dhe individual-nacionaliste.

            Çështja shqiptare në Maqedoni sot, ndodhet midis skilës dhe haribdës.

           

            Në kuadër të sa më sipër, VMRO-ja ka për qëllim:

           

            – të relativizojë dhe të diskreditojë luftën, përkatësisht konfliktin e 2001-shit;

            – të relativizojë Marrëveshjen e Ohrit;

            – të komprometojë faktorin politik shqiptar në Maqedoni;

            – të shpërfillë qendrat politike shqiptare të vendosjes – Tiranën dhe Prishtinën;

            – të injorojë qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtonin dhe Brukselin.

 

            Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të dijë se sulmi i analistëve dhe i krijuesve të opinioneve ndaj qeverisë së përtashme, vetvetiu paraqet sulm edhe ndaj saj (BDI-së). Kështu sepse, vetë ajo është pjesë e kësaj qeverie. BDI-ja duhet ta dijë se sulmi i analistëve dhe i ndërtuesve të opinioneve kundër VMRO-së dhe liderit të saj N. Gruevskit, njëherazi është edhe sulm ndaj saj. Kështu sepse, me VMRO-n dhe me liderin e saj, BDI-ja është në koalicion qeveritar.

            Bashkimi Demokratik për Integrim duhet ta dijë se për zhvillimet e fundit në Maqedoni, për ngecjen ekonomike të shqiptarëve dhe për politikën nacionaliste të VMRO-së, mban përgjegjësi të veçantë, pikërisht për disa arsye:

           

            – e para, disa nga krerët e BDI-së, identifikohen me luftën e 2001-shit;

            – e dyta, BDI-ja ndodhet në mandatin e tretë të qeverisjes;

            – e treta, BDI-ja, në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme të deritashme e ka marrë verdiktin e popullit, d.m.th. shumicën e votave të elektoratit.

           

            Përkundër kësaj, pozita e shqiptarëve në Maqedoni nuk shënon ndonjë  avancim pozitiv të theksuar. Përkundrazi, shënon ngecje, për të mos thënë edhe kthim prapa.

            Duke e rrënuar pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, VMRO-ja synon po ashtu të dobësojë, të komprometojë, të diskreditojë dhe të PPD-izojë edhe vetë BDI-në, të dalë nga lufta e 2001-shit.

            BDI-ja ka detyrim historik që ta mbrojë nga diskreditimi: luftën e 2001-shit, Marrëveshjen e Ohrit si dhe verdiktin e popullit që e fiton tri herë radhazi.

            Nacionalizmi maqedonas u ka shpallur luftë ekonomike shqiptarëve. I ka getoizuar dhe i ka margjinalizuar shqiptarët. Në hapësirat ku janë shqiptarët nuk ka depërtuar dhe nuk depërton as edhe një investim i mirëfilltë. Premtime ka, por jo edhe vepra konkrete. Çështja shqiptare në Maqedoni ka filluar të marrë përmasë sociale dhe ekzistenciale. Pasojat e varfërimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni do të precipitojnë brenda pesë deri dhjetë vjetësh. Një armatë të rinjsh të diplomuar do të enden rrugëve, si të tepërt dhe të papërfshirë në proceset prodhuese, riprodhuese, krijuese apo kreative. Në situata të tilla mund të pasojnë dhe protesta sociale.

            Si të shpjegohet fakti: shqiptarët në Maqedoni në disa mandate e mbajnë në nivel ministror dikasterin e Ekonomisë, shoqëria shqiptare ndërkaq, në rrafshin ekonomik, nuk shënon kurrfarë zhvillimi. Shtrohet pyetja: Në shërbim të kujt vallë kanë qenë deri më sot ministrat shqiptarë të Ekonomisë në qeveritë e Republikës së Maqedonisë?!

            Përqendrimi i mjeteve financiare për Shkupin 2014 dhe orientimi i tyre për në viset lindore të Maqedonisë, kryhet në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të tyre.

           

            Sipas individëve të  caktuar, Tirana dhe Prishtina, kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, duhet të jenë më energjike. Kjo pikëpamje është relative, pikërisht për arsyet e mëposhtme:

           

            – e para, shqiptarët në Maqedoni, janë të organizuar politikisht, veprojnë politikisht në institucionet e sistemit, posedojnë faktorin politik vetanak, klasën politike dhe intelektuale vetanake, marrin pjesë në organet ligjvënëse dhe ekzekutive të shtetit, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor; rrjedhimisht, realizimit të të drejtave themelore të veta, duhet t’i dalin zot vetë.

            – e dyta, Shqipëria dhe Kosova, duke qenë shtete sovrane dhe të pavarura, janë të detyruara t’i respektojnë konventat ndërkombëtare, d.m.th. të ndjekin politikën e mospërzierjes në punët e brendshme të shteteve të tjera;

            – e treta, Tirana dhe Prishtina, në përputhje me interesat strategjikë të Uashingtonit dhe të Brukselit, duhet të ndjekin politikën e fqinjësisë së mirë, si dhe politikë konstruktive dhe stabilizuese në rajon.

            Por, Uashingtonit dhe Brukselit duhet t’u bëhet me dije se paqja dhe stabilitetit i Maqedonisë dhe i rajonit, nuk mund të ruhet vetëm në dëm të shqiptarëve.

            Shqipëria akoma nuk ka kapacitet për të luajtur rolin e Piemontit ndër shqiptarë.

           

            Krijohet përshtypja sikur Maqedonia është e përkëdhelura e SHBA-së.      

           

            Rrjedhimisht Uashingtoni:

           

            – Nuk do të lejojë Sofjen, Beogradin dhe Athinën ta rrezikojnë tërësinë tokësore të Maqedonisë;

            – Nuk do të lejojë Tiranën dhe Prishtinën të implikohen rreth çështjes shqiptare në Maqedoni;

            – Nuk do t’i mbështesë qëndrimet, pikëpamjet dhe veprimet radikale të shqiptarëve në Maqedoni.

            Uashingtoni dhe Brukseli mbështesin një Maqedoni multietnike dhe demokratike, si pjesë e familjes perëndimore dhe jo një Maqedoni jodemokratike.

           

            Dihet mirëfilli se problemi i Maqedonisë është çështje ballkanike që ndërlidhet në radhë të parë me Shqipërinë dhe me Bullgarinë.

            Çështja shqiptare në Maqedoni nuk  është kontest territorial, por është çështje e territorit të pushtuar. Tokat shqiptare në Maqedoni u pushtuan nga Serbia në vitin 1912. Në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it (KAÇKJ-së) të mbajtur në Jajce të Bosnjës dhe Hercegovinës, Josip Broz Titoja e themeloi Republikën e Maqedonisë, si një prej gjashtë njësive të federatës jugosllave. Në të vërtetë, Maqedonia është kreaturë serbo-komuniste dhe kominterniste. Shteti maqedonas është ngritur në tokë të huaj – në atë shqiptare.

            Maqedonia është rezultantë e kontradiktave të shteteve të Ballkanit, për t’i neutralizuar synimet hegjemoniste të Serbisë, të Greqisë dhe të Bullgarisë ndaj saj.

           

            Të gjithë e dinë se nuk ka Maqedoni, pa shqiptarët në qeverinë e saj. Duke qenë se pjesëmarrja e faktorit politik shqiptar në qeveritë e Maqedonisë është conditio sine qua non, d.m.th. kusht i stabilitetit të saj, atëherë shtrohet pyetja: “Me se shpërblehen shqiptarët për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë?!” Ç’do të ndodhte me Maqedoninë sikur faktori politik shqiptar ta lëshonte këtë qeveri që ndjek politikë irracionale?!

            Interesi i popullit shqiptar në Maqedoni nuk mund të reduktohet në interes të një nomenklature dhe të një koniunkture partiake, një pjesë e së cilës nuk është në krye të detyrës. Faktori politik shqiptar në Maqedoni, arritjet koniunkturale nuk duhet t’i prezantojë si arritje të përgjithshëm.

           

            BDI-ja duhet ta dijë se çështja shqiptare në Maqedoni nuk mund të reduktohet:

           

            – në Muze të Alfabetit, në Manastirin e zbrazur, të mbetur me pak shqiptarë;

            – në Muze të Lirisë, në pjesën shqiptare të Shkupit; si dhe

            – në përgatitjet për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

           

            Tri çështjet e sipërthëna i takojnë lëmit të kulturës. Çështja shqiptare ndërkaq është çështje politike, përkatësisht territoriale.

           

            Të drejtat e shqiptarëve nuk mund të maten në shtratin e Prokrustit – siç mendojnë sllavo-maqedonasit. 

           

            Kremtimi i përvjetorëve të luftës së 2001-shit, pa e zgjidhur statusin e familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës dhe pa e përfshirë luftën në historinë më të re të këtij vendi – nuk ka shumë kuptim, as domethënie të madhe. Kështu sepse, luftërat janë pjesë e historisë, e historitë janë të popujve dhe jo pronë e partive. E për të qenë e popullit, ajo (lufta) duhet të zërë vend në histori dhe në tekstet e historisë.

            Faktori politik shqiptar duhet ta ketë parasysh faktin se integrimi i Maqedonisë në organizmat euro-atlantikë, nuk duhet të realizohet pa u zgjidhur çështja shqiptare në të.

            Politika VMRO-iste e prishjes së marrëdhënieve ndëretnike rrënon në themel përpjekjet shumëvjeçare të perëndimorëve për të ndërtuar një Maqedoni multietnike dhe multikulturore.

           

            Shqiptarët duhet ta dinë se për perëndimorët rëndësi nuk kanë vetëm ata (shqiptarët), por edhe vendet e tjera të rajonit, e sidomos Serbia. Me fjalë të tjera, interesi i BE-së, sa është për Kosovën, po aq është edhe për Serbinë, në mos dhe më i madh. Perëndimorët, duke e bërë për vete Serbinë e parandalojnë hyrjen e Rusisë në rajon. Kështu sepse, Serbia konsiderohet përçuese e natyrshme e interesit rus në Ballkan.

            Me parandalimin e ndikimit rus në rajon, bëhet e panevojshme edhe prania e Ankarasë në një pjesë të gadishullit. Brukseli pra, është kundër pranisë së Moskës dhe të Ankarasë në Ballkan.

            Duke e marrë me të mirë Beogradin, BE-ja e mban në këmbë vijën e Boris Tadiqit, për ta parandaluar ardhjen në pushtet të nënproduktit të Sheshelit – Tomislav Nikoliqit. Tadiqi për shqiptarët vërtet nuk dallohet nga Millosheviqi, por perëndimorët atë e perceptojnë ndryshe nga shqiptarët.

            Për arsye të caktuara, mbështetja e Uashingtonit dhe e BE-së për shqiptarët, ka kohë që ka filluar të zbehet.

            Arsyet e rënies së interesimit të qendrave të sipërthëna, shqiptarët duhet t’i kërkojnë në vetvete. Shqiptarët në Ballkan, tashmë nuk janë të përkëdhelurit e perëndimorëve. Kjo, edhe me fajin e vetë shqiptarëve. Përse?! Kështu sepse, përkundër mbështetjes që morën prej Uashingtonit dhe Brukselit, individë dhe grupe të caktuara të shoqërisë shqiptare, vitet e fundit manifestuan sjellje, veprime dhe prononcime antiperëndimore. Edhe pse bëhej fjalë për grupe të margjinalizuara, të papërfillshme dhe joinfluente të shoqërisë shqiptare, megjithëkëtë, veprimet antiperëndimore të tyre janë irituese për SHBA-në dhe BE-në.

            Kjo dhe s’është aq brengosëse. Më brengosës është fakti se ndaj koncepteve antiperëndimore të segmenteve të caktuara të shoqërisë shqiptare, klasa politike dhe ajo intelektuale duket sikur i mbyll sytë, për të mos thënë nuk reagon fare.

            Por, edhe perëndimorët duhet ta dinë se shqiptarët, dhe jo sllavët, janë përçues të interesit amerikan apo perëndimor në Ballkan. Sllavët ndërkaq, e në veçanti serbët, janë aleatë të natyrshëm të rusëve.

 

Rikthimi gjeostrategjik i Rusisë

 Revista “Stratfor”

Rusia-map-political-regional


 

Revista e Inteligjencës dhe gjeopolitikës amerikane “Stratfor” ka ndjekur për një kohë gjatë, në mënyrë kronologjike rikthimin e Rusisë, e cila ka përfshirë lëvizjet të caktuara në politikën e jashtme dhe forcimit e rolit të fuqisë rajonale. Në veçanti, Moska ka përqendruar energjitë e saj në shtet ish satelite të ish-Bashkimit Sovjetik: Ukrainë, Bjellorusi dhe Moldavi, shtetet baltike, Estoni, Letoni dhe Lituani, në shtetet e rajonit të Kaukazit, Gjeorgji, Armeni dhe Azerbajxhan, si dhe shtetet e Azisë qendrore nga Kazakistani, Uzbekistani, Turkmenistani, Kirgistani dhe Taxhikistani. Në vitet e fundit, Rusia ka rritur influencën e saj në shumë nga këto shtete të sipërpërmendura, si nga ana politike, ekonomike, ushtarake po ashtu edhe nga ana sigurisë – sidomos me sinjalin e dhënë në luftën e gushtit 2008 me Gjeorgjinë. Sot, Moska është duke u përgatitur për fazën tjetër të rikthimit të saj: me një fazë që përfshin konsolidimin e pozicionit të Rusisë si forcë rajonale, por ajo gjithashtu do të përfshijë përdorimin e levave më delikate dhe ndikimin në zonat që Moska dëshiron t’i sjellë në “oborrin” saj – pse jo në mënyrë të  pakundërshtueshme.
***
Gjeopolitika e rikthimit rus – Padyshim forca gjeopolitike e Rusisë e ka prejardhjen nga dobësitë e saja të natyrshme gjeografike. Ka disa barriera natyrore që mbrojnë zemrën e Rusisë dhe kjo kërkon që Rusia të zgjerohet e të konsolidohet në territoret përreth zemrës së saj për të siguruar një zonë tampon si mbrojtje prej fuqive të jashtme. Me Oqeanin arktik që shërben si barrierë e vetme natyrore e Rusisë në veri, ky zgjerim historikisht i ka kërkuar Rusisë që të shtyhet në drejtim të Evropës Perëndimore (konsolidimin në Evropën Lindore dhe në Vendet Baltike), në jug të shtyhet në drejtim të botës islame (konsolidimin e Kaukazit) dhe në lindje në drejtim të Azisë (konsolidimin e Azisë Qendrore dhe Siberisë). Kur Rusia gllabëroi popujt dhe burimet, ajo u rrit nga një principatë të vogël e Evropës Lindore në shekullin e 13-të në dukatin e Madh të Moskës, që u bë Perandoria Ruse dhe pastaj u rrit akoma për t’u bërë Bashkimi Sovjetik, një nga shtetet më të mëdha në historinë e afërt botërore.
Megjithatë, ky zgjerim e ka shoqëruar çdo shtet rus me dy probleme themelore: ky e ka çuar Moskën në konflikt me një numër fuqish të jashtme dhe i ka dhënë detyrën e vështirë të sundimit të popujve të pushtuar (të cilët nuk ishin domosdoshmërish të lumtur për të qenë të sunduar nga Rusia). Gjeografia e Rusisë i kërkon asaj që të zgjerohet për të qëndruar e fortë, por në mënyrë paradoksale, sa më shumë që ajo zgjerohet aq më e vështirë dhe e kushtueshme bëhet qeverisja e territorit të saj të madh. Ndërkohë, mungesa e qasjes së Rusisë në oqeane e ka çimentuar pozicionin e saj si një fuqi tokësore, por kjo e ka dënuar atë ekonomikisht dhe ka dobësuar pozicionin e saj në krahasim me fuqitë e tjera që kanë qasje të drejtpërdrejtë në oqeanet e botës. Këta faktorë kanë krijuar një cikël në të cilin fuqia e  Rusisë rritet dhe bie. Kur Rusia është në rritje, ajo bëhet një fuqi rajonale e madhe në mos jo një lojtar global, dhe kur ajo bie,  është vetëm një çështje kohe para se të ngrihet përsëri. Pra, kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991 në fund të Luftës së Ftohtë dhe Moska humbi kontrollin mbi republikat përbërëse të saj dhe ra në kaos të brendshëm, këto rrethana nuk garantuan se Rusia ishte larguar përgjithmonë nga skena ndërkombëtare dhe se një botë njëpolare e dominuar nga Shtetet e Bashkuara do të zgjaste përgjithmonë. Sigurisht deri në fund të vitit 1990, Rusia ishte dobësuar rëndë si një fuqi gjeopolitike; ekonomia e saj ishte në kaos dhe ajo u përball me një disfatë ushtarake në Çeçeni, e cila fitoi pavarësinë de facto dhe u kërcënua për lëvizje të ngjashme brenda Rusisë.
Por, gjërat filluan të ndryshojnë me fillimin e mijëvjeçarit të ri. Duke filluar me presidencën e Vladimir Putinit në vitin 2000, Rusia ishte në gjendje t’i kthejë humbjet e saj në një tjetër luftë më të suksesshme në Çeçeni dhe pozita e Rusisë në periferi të ish-Bashkimit Sovjetik filloi të rritej në mënyrë të qëndrueshme. Një numër faktorësh ndikuan për këtë, duke përfshirë konsolidimin e brendshëm të udhëhequr nga Putini për të kapërcyer kaosin e viteve 1990, çmimet e larta botërore të energjisë dhe përfshirjes amerikane në botën islame. Në vitet e fundit, shumica e revolucioneve me ngjyrë, pro-perëndimore që përfshinë vendet e  ish-Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 2000, dështuan. Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake në shumë nga këto shtete dhe është në procesin e krijimit të institucioneve ekonomike (më së shumti bashkimit doganor të saj me Bjellorusinë dhe Kazakistanin që është vendosur të bëhet Bashkimi Euro-aziatik). Me pak fjalë, Rusia është kthyer në gjendjen e saj tradicionale të fuqisë rajonale, dhe ndikimi i saj është në rritje në zonat e saj që historikisht  kanë qenë tampon gjeografik për të, të cilat janë aktualisht shumë prej shteteve të pavarura.
***
Vështrim rreth rikthimit të Rusisë – Në kontekstin e rikthimit faktor, imperativi i Rusisë ka qenë parandalimi i ndikimit të jashtëm dhe rindërtimi i saj. Sigurisht, planet e Rusisë për realizmin e këtij imperativi ndryshojnë nga njëri rajon në tjetrin në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, në çdo shtet në Europën Lindore, në Baltik, Kaukaz dhe Azinë Qendrore. Rigjallërimi i Rusisë nuk ka qenë pa probleme. Që prej pavarësisë, çdo shtet ish-sovjetik ka zhvilluar imperativët e vet: Konsolidimin e pushtetit brenda vendit dhe ruajtjen e një lloj sovraniteti. Gjithashtu, fuqitë e ndryshme të jashtme janë duke konkurruar me Rusinë për influencë në çdo vend ish-sovjetik. Prandaj, imperativi i Rusisë dhe i shteteve të tjera ish-sovjetike shpesh përplaset dhe ndonjëherë çon në marrëdhënie herë pas here të paqëndrueshme, kjo madje edhe me disa nga aleatët më besnikë të Moskës. Por fuqia është një koncept relativ dhe tani me të shumtat e shteteve të ish- Bashkimit Sovjetik janë shumë të dobëta që të qëndrojnë të pavarura nga Rusia dhe fuqitë e jashtme, në periferi, nuk mund ta arrijnë fuqinë e  Rusisë. Me ardhjen e Putinit në presidencë fillon një kapitull të ri për shtetin rus dhe është e rëndësishme që të vlerësohet progresi që Moska ka bërë në ringritjen e saj në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik si dhe se çfarë do të thotë në të ardhmen projektimi i fuqisë së saj.

Untitled

 Nga Dani Rodrik*

Dani-rodrik


 

Kohët e fundit isha i ftuar nga dy kolegë të universitetit të Harvardit për të ndër-vepruar si mik ndaj kursin e tyre për globalizimit. “Duhet të them”, më paralajmëroi një prej tyre përpara leksionit, “se ju do të gjendeni para mbështetësve të globalizimit”. Në takimin e parë, në fakt i pyeta studentët se sa prej tyre preferonin tregtinë e lirë nga kufizimet mbi importet dhe më shumë se 90% prej tyre kishin konfirmuar preferencën për tregtinë e lirë. Dhe kjo, edhe para se ata të kishin marrë ndonjë mësim mbi mrekullitë e përparësisë krahasuese! Ne e dimë se, kur u bëhet e njëjta pyetje në sondazhet reale me mostrat reprezentative, të cilat nuk përbëhet nga studentë të Harvardit, rezultati është mjaft i ndryshëm. Në SHBA, të anketuarit preferojnë kufizimet në tregti me një diferencë prej 2 me 1. Por reagimi i studentëve në Harvard nuk ishte krejtësisht i papritshëm. Të anketuarit shumë të specializuar dhe me një arsim të lartë priren të jenë më shumë në favor të tregtisë së lirë sesa punëtorët. Ndoshta studentët e Harvardit ishin thjesht duke shprehur preferencën e tyre me portofolet (e tyre të ardhshme) në kokë. Apo ndoshta ata nuk e kuptojnë me të vërtetë sesi funksionon shkëmbimi. Përveç kësaj, kur u takova me ata, u kërkova atyre të njëjtën pyetjeje, por në një formë të ndryshme, duke theksuar efektet e mundshme të shpërndarjes tregtisë dhe këtë herë konsensusi në favor të tregtisë së lirë ishte venitur më shpejt se sa e prisja. Fillova mësimin duke pyetur studentët nëse ata do të më lejonin të bëja një eksperiment të veçantë. Mora dy vullnetarë, Nikollën dhe Gjonin, dhe u thashë atyre se unë do të isha në gjendje të zhdukja si me magji 200 $ nga llogaria e Nikollës duke i vënë 300 dollarë në llogarinë me emër të Gjonit. Kjo lëvizje e inxhinierisë sociale do të linte në të gjithës klasën më shumë se 100 dollarë. I pyeta nëse më lejohej ta bëja këtë mashtrim. Vetëm një pakicë e nxënësve vendosën të zgjidhnin “po”, shumë ishin të pasigurt dhe një numër më i madh doli kundërtuese.
Dukshëm, studentët e gjetën veten në një pozitë të vështirë, që lejonte një rishpërndarje të konsiderueshme të të ardhurave, edhe pse byreku ekonomik do të rritej. I pyeta se si ishte e mundur, që pothuajse të gjithë kishin qenë instinktivisht në favor të tregtisë së lirë, që do të thotë një rishpërndarje e ngjashme, madje edhe më e rëndësishmja, nga fituesit nga humbësit dhe dukej se ata ishin të befasuar. Vazhdova duke u kërkuar atyre që të supozonin se Nikolla dhe Gjoni ishin pronarët të dy bizneseve të vogla në konkurrencë me njëri-tjetrin dhe se Gjoni do të kishte bërë një fitim prej 300 $ se ka punuar më shumë, që ka ruajtur dhe investuar për krijimin e më shumë produkteve dhe më të mirë duke e shtyrë Nikollën që të dalë nga biznesi e duke i shkaktuar atij një humbje prej 200 dollarësh. I pyeta se sa nxënës do të kishin miratuar një kontekst të ngjashëm. Këtë herë, në fakt, pjesa më e madhe kish zgjedhur për “po”, ose më mirë të gjithë, përpos Nikollës. 
Pastaj bëra supozime të tjera që lidhen drejtpërdrejt me tregtinë ndërkombëtare duke u treguar atyre të supozonin se Gjoni kishte shtyrë Nikollën për të lënë biznesin duke importuar produkte me cilësi të lartë nga Gjermania, duke zhvendosur disa shërbime të kontratës në Kinë, ku të drejtat e punës nuk janë të mbrojtura dhe puna e fëmijëve lejohet. Mbështetja në këtë kontekst ra në korrespondencë me secilin prej këtyre alternativave.
Ne pastaj kaluan tek risia teknologjike, të tilla si tregtia, që shpesh varfëron disa njerëz. Në këtë rast, vetëm disa studentë ranë dakord për të bllokuar progresin teknologjik. Të ndalosh llambën pse dikush bën qirinj e do të mbesë papunë  iu duk se pothuajse të gjithëve një ide pa kuptim.
Studentët nuk ishin domosdoshmërish kundër rishpërndarjes, por kundër llojeve të caktuara të rishpërndarjes. Dhe sa prej nesh janë të vëmendshëm për drejtësi në procedurat. Për të bërë gjykime mbi rezultatet e rishpërndarjes, ne duhet të dimë rrethanat që çuan në vendimin e saj. A nuk e ndjejmë pakënaqësi ndaj Bill Gates ose Uarren Buffett për miliona dollarë të tyre, edhe pse disa nga rivalët e tyre kanë vuajtur në rrugën e tyre, ndoshta për shkak se ata vetë dhe konkurrentët e tyre veprojnë në pajtim me rregullat themelore dhe gjenden përballë pak a shumë të njëjtave mundësi dhe pengesa. Do ta mendonin ndryshe në qoftë Gates dhe Buffet nuk do të ishin pasuruar me djersën dhe frymëzimin e tyre, por duke mashtruar, duke anashkaluar ligjet e punës, duke dëmtuar mjedisit, ose duke përfituar nga subvencionet e qeverive të huaja. Nëse ne nuk e pranojnë rishpërndarjen që shkel kodet morale të ndara gjerësisht në vendin tonë, pse duhet që ne ta pranojmë atë vetëm kur ajo është e aplikuar për transaksionet përtej kufijve politikë? Në mënyrë të ngjashme, kur ne presim që efektet e rishpërndarjes të barazohen në afat të gjatë, në mënyrë që të sigurojnë përfitime për çdo individ, ne do të  priremi për të lënë pas dore rishpërndarjen e të ardhurave. Ky është një aspekt kyç në të cilën besimi se progresi teknologjik duhet të vazhdojë pavarësisht nga efektet shkatërruese mbi disa individëve në afat të shkurtër. Kur, megjithatë, forcat e tregtisë vazhdojnë të godasin të njëjtët njerëz, ata me një nivel më të ulët të arsimit ose të punëtorë, ne mund të përfundojë në një ndjenjë me më pak besim kundrejt  globalizimit.
Shumë ekonomistë mbeten indiferentë ndaj këtyre dallimeve dhe kanë tendencë që të atribuojnë shqetësimet rreth globalizimit për arsye proteksioniste, ose injoranca bruto edhe kur krejtësisht çështje etike janë në rrezik. Duke injoruar faktin se ndonjëherë, sigurisht jo gjithmonë, se tregtia ndërkombëtare kërkon atë lloj rishpërndarje në vendin tonë, që ne e konsiderojmë problematike. Dhe ekonomistët nuk merren në mënyrë adekuate me debatin publik dhe humbasin mundësinë për të ndërmarrë mbrojtjen e tregtisë së lirë edhe në rastet në të cilat shqetësime etike nuk janë të justifikuara. Ndërsa globalizimi nganjëherë ngre pyetje të vështira në lidhje me legjitimitetin e efekteve të saj redistributive, në anën tjetër nuk duhet automatikisht të përgjigjemi me kufizime në tregti. Ka shumë kompromise të vështira për të konsideruar, duke përfshirë pasojat për ata që në pjesën tjetër të botës mund të përfundojnë në një gjendje të varfëria më të këqija seç preken në vendin tonë. Demokracitë duhet të ndihmojë veten në një debat të vërtetë për të bërë zgjedhjet e tyre me vetëdije dhe kujdes. Të adhurojnë globalizmin vetëm sepse rritet byreku ekonomik është mënyra më e sigurt për të delegjitimuar në një afat të gjatë.

*Profesor i Politikës ekomomike Ndërkombëtare në Universitetit prestigjioz Harvard. Shkrimi është marrë nga Uebsajti: project-syndicate.com

Tjetër luftë në Lindjen e Mesme?

 Nga Fareed Zakaria (“CNN”)


Middle_east_95

 

Mbi Iranin po rritet presioni, por nuk ka diskutime serioze rreth rezultateve të negociuara. Izraeli ka qenë gjithnjë e më i qartë tek thoshte se në verë mund të nisë një sulm. Gjithashtu, edhe Obama ka shtuar kërcënimet e tij për goditje ushtarake, duke kufizuar hapësirën e manovrimit. Kandidatët presidencialë republikanë do të denoncojnë aty për aty çdo zgjidhje të negociuar – pa marrë parasysh sa të hollësishme ajo (marrëveshja) i urdhëron kontrollet – si një shfaqje? Para se të paraqesim grafikisht shtegun drejt një tjetër lufte në Lindjen e Mesme, le të kujtojmë disa fakte. Së pari, Irani nuk ka armë bërthamore. Dhe treguesit janë të paqartë nëse Teherani ka vendosur t’i bëjë ato?. Çfarë ndodh nëse Irani ia del mbanë të krijojë një çift armësh jo të përparuara bërthamore brenda pak vitesh? Obama thotë se një Iran bërthamor do të çonte në shpërthimin e një gare armësh në Lindjen e Mesme. Por një Kore Veriore bërthamore nuk ka bërë që dy shtetet e kërcënuar direkt nga armët e saj – Koreja e Jugut dhe Japonia – të bëhen bërthamore. Arabia Saudite dhe Egjipti nuk u bënë bërthamore si reagim ndaj zhvillimit të një arsenali të madh dhe të fuqishëm armësh nukleare nga ana e Izraelit… Obama ka shpjeguar se një Iran bërthamor do bëhej problem siç u bënë India dhe Pakistani me armët e tyre bërthamore. Por India dhe Pakistani ranë në luftë tre here në 30 vite, para se ato të kishin armë bërthamore. Që kur u bënë shtete bërthamore, ato kanë qenë të përmbajtur dhe nuk kanë bërë asnjë luftë në 40 vite. Ky rast tregon efektet stabilizuese, dhe jo destabilizuese, të përmbajtjes. Nëse Izraeli sinqerisht beson se përmbajtja nuk funksionon në Lindjen e Mesme, përse ka një arsenal të madh bërthamor në mos për të përmbajtur armiqtë e tij? Presidenti thotë se armët e Iranit mund të bien në duart e terroristëve. Por a mundet që një shtet i cili ka punuar për dekada të tëra në gjurmimin e një programi bërthamor dhe që ka mbajtur barrën e sanksione dhe kostove të mëdha për këtë, të ndryshojë krejtësisht e t’ia japë frytet e përpjekjeve të tij një bande militantësh? Ky lloj arsyetimi është pjesë e pikëpamjes se iranianët janë të çmendur, njerëz mesianik të prirur për kryerjen e vetëvrasjeve masive. Kur Gjenerali Martin Dempsey shpjegoi në programin tim në “CNN” muajin e kaluar se ai e shikonte Iranin si një “aktor racional”, ai tërhoqi ulërima në shenjë proteste. Dempsey po qëllonte në shenjë. Një aktor racional nuk është një aktor i pranueshëm apo një që ka të njëjtët qëllime apo vlera siç keni ju apo unë. Një aktor racional është ai i cili është i shqetësuar për mbijetesën e tij? Në një ese në “Uashington Monthly” (e përmuajshme), ish-zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane, Paul Pillar, shkruan: “Më shumë se tri dekadat e historisë demonstrojnë se sundimtarët e Republikës Islamike, si shumica e sundimtarë gjetiu, janë tepër të shqetësuar për ruajtjen e regjimit dhe pushtetit të tyre – në këtë jetë, jo në një të ardhshme”. Në fakt, e gjithë strategjia ndëshkuese kundër Iranit bazohet në nocionin se Irani është duke llogaritur kostot e këtyre presioneve dhe si rezultat i kësaj do të ndryshojë politikat e tij. Pyetja që shtrohet tani nuk është nëse Irani mund të jetë racional apo jo por nëse Amerika dhe Izraeli mund të vlerësojnë me kujdes pasojat e një lufte parandaluese – brenda Iranit dhe përtej – dhe t’i peshojnë ato përkundër përfitimeve të kufizuara e të përkohshme të saj (luftës).

GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU – NË ARTET FIGURATIVE


 Xhelal Zejneli

Skenderbeu_dhe_trimat_e_tij

            Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në vepra të pikturës, të skulpturës dhe të gravurës në vende të ndryshme të botës.

            Pjesa më e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare karakteristike, japin një profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë shqiponjë.

            Portreti më i hershëm që njihet ndodhet në galerinë Ufici (Uffizi) të Firencës. Mendohet se është mbështetur në vizatimin të bërë drejtpërdrejtë nga natyra, të piktorit venecian Xhentile Benini. Në këtë portret, Heroi Kombëtar i shqiptarëve është paraqitur në moshë të shtyrë, si duket kur e ndërmori udhëtimin e tij të fundit në Itali në vitin 1466.

            Vlen të përmendet edhe portreti i shekujve XV-XVI i zbuluar në Shkodër si dhe portreti i galerisë në kështjellën Valdbeng, një riprodhim i të cilit ndodhet edhe në Muzeun e Krujës.

            Një portret i hershëm që paraqet rëndësi për tërë ikonografinë e Gjergj Kastriotit, ndodhet në botimin e parë të veprës madhore të humanistit dhe të historianit shqiptar Marin Barletit – “Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi” , Romë, midis 1508 dhe 1510 (Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut).

            Portretin në gravurë e kanë realizuar edhe mjeshtrit gjermanë si Jang Breu (1533) dhe Jost Aman, po i shekullit XVI. Amani heroin shqiptar e paraqiti me një sfond kështjelle.            

            Gravura mbi Skënderbeun, më 1577, ka shtypur edhe një piktor tjetër gjerman Sigizmund Fejgrahent. Paraqitja e përkrenares dhe e shpatës së heroit jepet për herë të parë (1539-1552) në portretin të bërë nga Tabias Shtimer.

            Në qindvjeçarin XVII e këndej u krijuan portrete të Skënderbeut për t’i ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori francez N. Auronks është autor i portretit që u botua në poemën e Bysjerit (1658). Në vitin 1662, kjo poemë u ribotua, por tani me portretin të bërë nga piktori Blanshet. Ndërkaq librin e Biemit, të botuar në vitin 1672, e ka ilustruar piktori italian F. Zuçi (Zucci). Një gravurë në dru bëri I.B. Skotin.

            Në vitin 1743 vepra e Barletit u botua në Zagreb në gjuhën kroate. Këtu tani e kemi gravurën  në dru të Vajcit (Weitzi). Galerinë e Skënderbeut, me veprat e tyre e kanë pasuruar edhe piktorë të tjerë si Andrea Bianki, J. Fontana, Domeniko Kusto, A. Oslovski.  

            Për Skënderbeun një numër veprash krijuan edhe piktorët arbëreshë në Itali, si G. Konforti, A. Skurra etj. Një afresk i shekullit XVI ndodhet në një kishë të Monreales në Sicili. Duhet theksuar se në kishën katolike të Prizrenit, në vitin 1878, kur u krijua LidhjaShqiptare e Prizrenit, janë pikturuar me grizaj në dy medaljone, komandanti ushtarak hungarez Jan Huniadi (1387-1456) dhe Skënderbeu.

            Figura e Skënderbeut u bë një nga temat  qendrore të arteve figurative shqiptare qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Krahas portretit tradicional kthyer në profil të piktorit nga Korça Gjergj Panariti (1883), figura e plotë e heroit mbi kalë dhe në sfond beteja, u trajtua më 1889 nga Anastas N. Ballamaçi dhe Theohar Gjini (1880-1956). Ballamaçi u ndihmua nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko.

            Nga plejada e piktorëve që punuan mbi bazën e modeleve, shkoi më tej piktori autodidakt Spiro Xega (1876-1953), autor i një cikli romantik-heroik prej më se tetë veprave. Midis tyre edhe “Skënderbeu” (1913). Me fjalë të tjera, prej tij ruhen mbi dhjetë tablo me figurën e Skënderbeut, disa prej tyre të fillimit të shekullit XX.      

            Në vitin 1937, në bazë të një gravure evropiane, edhe ikonografi nga rrethi i Korçës Vangjel Zengo (1877-1938) pikturoi disa herë portretin e Skënderbeut, tablonë “Beteja e Skënderbeut me turqit” që ndodhet në Muzeun e Krujës.

            Linjën kryesisht origjinale e përbën tabloja “Skënderbeu në betejë” e pikturuar në vitin 1915-1916 nga piktori shkodran Simon Rrota (1887-1961), i cili, në vitet 1910-1915, kishte studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano. (Mësimet e para për pikturë, S. Rrota i mori nga piktori shkodran Kolë Idromeno, 1860-1939, autor i njërës nga kryeveprat e pikturës shqiptare, portretit “Motra Mone”). Edhe piktori shkodran Ndoc Martini (1880-1917) portretin e heroit e punoi në disa variante – “Skënderbeu”.     

            Në fund të shekullit XIX dhe konkretisht në vitin 1917, pasqyrimit të figurës së Skënderbeut në skulpturë iu çel rruga me bustet e skulptorit dhe të poetit Murat Toptani (1868-1917).

            Shprehja figurative e heroit, do të ngrihet më pas në një nga majat më të larta krijuese me bustin sintezë, heroik e legjendar, të punuar nga figura kryesore e skulpturës shqiptare në vitet ’20-’80, të shkolluar në Torino të Italisë – Odhise Paskalit (1903-1985). Busti i Skënderbeut, i ngritur në Kukës në vitin 1939, është një kryevepër monumentale, ku format e hiperbolizuara të heroit krijojnë shoqërim përfytyrimesh simbolike. Odhise Paskali, bashkë me skulptorin Andrea Mano (1921-2000) si dhe me skulptorin Janaq Paço (1914-1991), në vitin 1968 realizuan monumentin e Skënderbeut në Tiranë. Me vërtetësi deri në hollësi, siluetat e japin heroin në një lëvizje parade, me shpatën mbështetur anash dhe kokën energjike të ngritur si luftëtar dhe burrë shteti.

            Ndër veprat më të shënuara të artit shqiptar pas vitit 1945 me këtë temë, janë statujat ekuestre në Krujë dhe në Tiranë, që mishërojnë realizimin e një dëshire të hershme të popullit shqiptar për ta parë të ngritur në monument figurën e Heroit Kombëtar.

            Në pikturën e pas Luftës së Dytës Botërore, në tablotë kompozicionale, me nota emocionale, trajtohet lidhja e ngushte e heroit me masën, epërsia shqiptarëve liridashës. Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e ngushtë të tij, pasqyrohen gjerësisht në artin figurativ shqiptar. Në veprat e Muzeut Historik Kombëtar dhe në Muzeun Kombëtar – Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë, afresket, shtatoret, grupi skulpturor e pasqyrojnë heroin si luftëtar, udhëheqës popullor, burrë shteti dhe figurë e pavdekshme e heroizmit popullor.

            Në vitin 2001, monumenti i Heroit Kombëtar, vepër e skulptorit Janaq Paço, u vendos në Prishtinë. Ndërkaq, në vitin 2003, shtatorja e heroit, vepër e skulptorëve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela, u vendos në Dibër. Në vitin 2006, monumenti i heroit, vepër e skulptorit Thoma Thomai u vendos në Shkup. Busti i heroit është vendosur edhe në oborrin e gjimnazit “Skënderbeu” të Preshevës.

            Monumenti i heroit, vepër e skulptorit italian Romano Romanelli (1882-1969), i ngritur në vitin 1940 ndodhet edhe në sheshin Albania të Romës.        Bustit i Skënderbeut ndodhet edhe në Vaccarizzo Albanese – fshat  i Kozencës në Kalabri. Në vitin 2008, busti i heroit u vendos edhe në Civita të Italisë.

            Në vitet ’60 të shekullit XX, emigrantët shqiptarë në Belgjikë paraqitën kërkesë për ta vendosur monumentin e Skënderbeut në Bruksel. Kjo u realizua në vitin 1968. Monumenti u vendos pranë parkut Josafat të komunës Schaerbek në Bruksel.

            Monumentet, përkatësisht bustet e Heroit Kombëtar ndodhen edhe në Vjenë, në Budapest, buzë liqenit të Gjenevës, në Detroit  etj.

            Përmendorja e Skënderbeut në Miçigan të SHBA-së është përuruar në vitin 2006, në prani të mijëra vetëve, përfshi kryepeshkopin e Detroitit – Kardinalin Adam Maida dhe presidentin e Shqipërisë – Alfred Moisiun. Monumenti është vendosur në hyrje të oborrit të Kishës katolike shqiptare Shën Pali në Roçester Hills, rreth 40 kilometra në veri të Detroitit. Përpos monumentit të heroit, në këtë shtet federal ndodhet edhe përmendorja e Nënë Terezës

Për një qasje të ndershme të marrëdhënieve SHBA-BE

Nga Patryk Pawlak
“EUobserver.com”

Eu_usa_locator

 Për shkak të trysnive që ushtrohen nga të gjitha anët, SHBA-së dhe BE-së u nevojitet sot më shumë se kurrë një debat i ndershëm në lidhje me ortakësinë e tyre. Ato duhet t’i bien lapsit se si të forcojnë sa më shumë fuqitë e tyre dhe të përllogarisin drejtimin e hapave që duhet të hedhin. Viti zgjedhor në SHBA i vendos evropianët përpara një sfide, por njëherazi u ofron edhe mundësinë që të marrin në shqyrtim gjendjen faktike të ortakërisë transatlantike dhe të shpalosin vizionet e tyre në këtë pikë. Presidenca e radhës nuk do të korrektojë imazhin e Amerikës, por do të dëshmojë udhëheqësinë globale të SHBA-së. Në mesazhin e tij për këtë vit, Barack Obama argumentoi se “ripërtëritja e udhëheqësisë amerikane do të ndjehet anembanë globit” dhe “gjithkush që flet për të kundërtën, çdokush që ju thotë se Amerika është në tatëpjetë”… “nuk di se çfarë po flet”. Konkurrenti i tij republikan, me gjasa Mitt Romney, dëshiron të ringjallë supremacinë amerikane duke ngulmuar te “një fuqizim ushtarak në atë masë sa askujt nuk do t’i shkonte ndërmend ta sfidonte”. Se cili prej kandidatëve republikanë do të jetë fituesi i paraprakeve, Mitt Romney a Newt Gingrich, kjo është një zgjidhje ende në ajër. Të dy kandidatët kanë këshilltarë kalibri për politikën e jashtme, por përplasjet në rritje mes dy kampeve amerikane janë shqetësuese për evropianët. Pavarësisht se kush do të jetë ai që do të ulet në Zyrën Ovale për katër vitet e ardhshme, tri çështje do të kenë përparësi në agjendën transatlantike. Së pari, për shkak të shkurtimeve buxhetore në SHBA, çdo lloj operacioni ushtarak në rrafsh global do të shoshitet mirë përpara se të ndërmerret. Por, kur interesat kombëtare amerikane vihen në rrezik, hesapet e imta nuk vihen në refene. Në një përplasje të mundshme Izrael-Iran, SHBA-ja do ta ndjejë veten të detyruar të dëshmojë “qendrimin e vendosur ndaj sigurisë së Izraelit”. Ndonëse Obama i mëshon idesë së zgjidhjes diplomatike për të ndalur Iranin të zotërojë armët bërthamore, ai nuk ka përjashtuar asnjë mundësi tjetër. Konkurrentët e tij republikanë flasin më troç për një ndërhyrje ushtarake, duke e akuzuar Obamën se ka dështuar “t’i tregojë Iranit se SHBA-ja i ka të gjitha aftësitë ushtarake që ta detyrojë të heqë dorë nga armët bërthamore”. Çdo lloj përplasjeje në rajon do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për Evropën – përfshirë edhe atë ushtarake – nëse Irani përgjigjet me të njëjtën monedhë. Së dyti, i duhet dhënë drejtim shqetësimeve amerikane për peshën në rritje të Kinës, si dhe drojës së shtuar të Kinës. Nisur nga ligjërimi i Romnit, “Kina e ka bërë të qartë synimin se do të bëhet një superfuqi ekonomike e ushtarake”, por mbetet të shihet nëse udhëheqësit e saj “do ta udhëheqin popullin drejt një epoke të re lirie e begatie, apo do të përudhen drejt shtegut të errësirës dhe frikësimit të fqinjëve”. Ndonëse 58% e amerikanëve janë për një fuqizim të marrëdhënieve SHBA-Kinë, 20% janë të mendimit se Kina përbën një kërcënim madhor – 11% e këtyre janë shtuar qysh nga nëntori i vitit 2009. Duke fuqizuar praninë e tyre ushtarake në Azi-Paqësor, të cilën Obama dhe sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, e bënë me dije gjatë vizitës së tyre të fundit në rajon, SHBA-ja po dëshmon qëndrimin e saj se do të mbetet fuqia e Paqësorit. Për të vepruar si një ledh mbrojtës ndaj vërshimit rajonal kinez, Obama propozoi një ortakësi ambicioze “transpaqësore”, me synimin për të krijuar një “Njësi Mbikëqyrëse Tregtare”, me qëllim hetimin e praktikave të pandershme tregtare. Por këto plane kanë ngjallur shqetësime në radhët e evropianëve, të cilët i druhen faktit se këto nisma do të shquhen si sfida të drejtpërdrejta nga pala kineze, duke i dhënë shkas një gare të re në rajon. Edhe më e sikletshme është gjuha e garuesve republikanë që bëjnë thirrje për një fuqizim të aftësive ushtarake në Paqësor, si dhe thellim të bashkëpunimit me Indinë dhe aleatë të tjerë rajonalë. Së fundmi, normalizimi i marrëdhënieve me vendet arabe dhe myslimanët, do të vijojë të mbetet goxha sfidë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të administratës së Obamës, prania e trupave amerikane në Afganistan dhe pozicionimi i qartë në konfliktin izraelito-palestinez, bëjnë që skepticizmi i botës muslimane të mbetet i pranishëm. Ndërkohë që Obama beson se “status quo-ja është paqëndrueshme, e që edhe Izraeli duhet të hedhë hapa të spikatur përpara në procesin e paqes”, rivalët e tij republikanë theksojnë problemin e “rritjes së sigurisë për Izraelin” dhe bëjnë thirrje “për të rritur nivelin e ndihmës ushtarake dhe bashkërendimit (Romni)”, ndërkohë që i përshkruajnë palestinezët si “popull i shpikur (Gingriç)”. Të tilla qëndrime ngjallin panik në radhët e evropianëve, të cilët orvaten të shmangin të tilla këndvështrime bardhezi. Një qasje sa më e kujdesshme merr rëndësi madhore, duke vlerësuar faktin që në botën arabe po ndodhin shndërrime vigane. Sigurisht, mënyra se si Uashingtoni do t’i përgjigjet këtyre sfidave, do të ketë pasoja edhe për Evropën. Por në vend që të shpresojnë të ndodhë më e mira, evropianët duhet të veprojnë së toku dhe të përqendrohen në tre synime kryesore: një rishikim të mirëmenduar të strategjisë evropiane të sigurisë, vënia në zbatim e një strategjie të besueshme e të detyrueshme për Azinë; dhe fuqizimi i politikave ndaj fqinjëve jugorë dhe shtetësisë palestineze. Në vend të kësaj, ne kemi në dorë një katalog masash gjysmake. Krijimi i “European External Action Service” ishte një veprim kuturu, por kjo nuk mund shërbejë pafundësisht si shfajësim për paveprueshmërinë dhe mungesën e politikave. 

Premtimet e dyshimta të Phenianit

Nga Daniel Scheschkewitz 
(Dojçe Vele)


0-a44


Koreja e Veriut ka punuar më shumë se 20 vjet për zhvillimin e armës atomike. Gjatë gjithë kësaj kohe regjimi autoritar i ka dhënë premtime komunitetit ndërkombëtar, të cilat i ka shkelur pak më vonë, për të bërë shantazh me forcën atomike të mbajtur në fshehtësi.
Le të kujtojmë: Në tetor 1994, Pheniani lidhi marrëveshjen e parë me SHBA, e cila e detyronte Korenë e Veriut të ndalonte programin atomik. Dhjetë vjet më vonë, Koreja e Veriut doli në mënyrë demonstrative nga pakti për bllokimin e armëve atomike. Në vitin 2005, regjimi i Phenianit premtoi sërish, kësaj here në bisedime me gjashtë palë ndërkombëtare, që të hiqte dorë nga programi atomik. Edhe kësaj here komuniteti ndërkombëtar ofroi stimuj ekonomikë. Vetëm një vit më vonë, më 2006, Pheniani e shokoi botën me provën e parë atomike, një e dytë pasoi në vitin 2009. Regjimi i Koresë së Veriut zbuloi njëkohësisht programin e vet për pasurimin e uraniumit. Pak më parë, ishin dëbuar nga vendi inspektorët e Zyrës Ndërkombëtare për kontrollin e energjisë atomike (IAEA). Korea e Veriut u fut përfundimisht në klubin ekskluziv të fuqive atomike. Por ajo që e bënte gjendjen edhe më të keqe ishte se regjimi koreano-verior mendohet t`i ketë vënë në dispozicion Iranit njohuritë teknike për pasurimin e uranit. Që nga ajo kohë, rrethi vicioz i përhapjes së teknikës bërthamore e mban shumë të tendosur politikën e sigurimit të komunitetit ndërkombëtar. Kjo dhe jo numri i armëve atomike e bëjnë kaq të rrezikshme Korenë e Veriut.
Me bërjen të ditur të moratoriumit të provës atomike, pasurimit të uraniumit dhe provës së raketave me rreze të gjatë veprimi, që arrijnë deri në SHBA, rreziku nuk është larguar. Përkundrazi, regjimi i Koresë së Veriut e ka kuptuar sa i ndjeshëm ndaj shantazheve është komuniteti ndërkombëtar në çështjet atomike. Koncesionet, për të cilat tregohet gatishmëri bëhen vetëm sepse prej vitesh Koreja e Veriut ndodhet në prag të një katastrofe urie dhe është e varur nga komuniteti ndërkombëtar për të marrë ndihma në ushqime. Prodhimi industrial ka rënë që prej vitit 1990 në gati 50 përqind. Sipas vlerësimeve të OKB-së, një milion vetë janë të kërcënuar nga uria. Për regjimin ky problem është çështje mbijetese. Pas vdekjes së Kim Jong Ir më 2011 Koreja e Veriut qeveriset nga i biri Kim Jong Un. Është spekulim të thuash se kalimi i pushtetit në dinastinë familjare po shoqërohet tani nga një ndryshim kursi në politikën atomike. Në ceremoninë mortore për Kim Jong Ir tema e programit atomik nuk u përmend fare, ndërkohë që u fol për mangësinë e produkteve ushqimore. Me sa duket kjo është pika e vetme, e cila e bën regjimin koreano-verior që të arrijë në marrëveshje për çështjet atomike. Kësaj i shtohet edhe fakti që SHBA, kanë plotësuar një dëshirë të Koresë së Veriut, duke zhvilluar bisedime bilaterale dhe jo multilaterale. Komuniteti ndërkombëtar duhet të verë tani në provë seriozitetin e ofertës koreano-veriore. Inspektorët e IAEA-së duhet të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në Korenë e Veriut dhe të kontrollojnë me sy kritik reaktorin Yongbyon. E drejta e vizitës së këtij impianti në të cilin Korea e Veriut teston uraniumin, duhet të zbatohet në parim dhe nuk duhet të revokohet. Kontrollet duhet të bëhen pa u njoftuar. Ky do të ishte i vetmi kusht, që mund të diskutohet që prej ndërprerjes së bisedimeve gjashtëpalëshe, në vitin 2009 për rifutjen e Koresë së Veriut në paktin për ndalimin e armëve atomike. Vetëm pastaj mund të arrihet kthesa. Në konfliktin atomik me Korenë e Veriut puna është si me kutinë e Pandorës. Kur e keqja është krijuar në botë, është e vështirë ta bësh zap.

Përse nuk duhet djegur Kurani

Christopher Howse

00-biggest-koran-in-the-world-in-kazan-rf

Dyzina njerëzish kanë vdekur në protestat dhe sulmet që ndodhën menjëherë pasi amerikanët dogjën disa kopje të Kuranit në bazën ajrore të Bagramit në Afganistan. Zemërimi i shprehur pjesërisht është i lidhur me faktin se kush i dogji librat, por edhe me arsyet se pse u dogjën librat. Në një situatë ndryshe Kalifi i tretë pas vdekjes së Muhamedit, urdhëroi shkatërrimin e disa librave Kurani. Thuhet se dikush u ankua tek ai se mes sirianëve dhe njerëzve të Kufas (Iraku i sotëm) kishte përplasje dhe tension, mbi tekstin e saktë të Kuranit. Ai duhej ta ndalonte këtë përplasje. Thuhet se ai duhej të
ndërhynte dhe t’i ndalonte sherret, para se muslimanët të ndaheshin për Kuranin ashtu siç ishin të ndarë hebrejtë dhe të krishterët mbi tekstet e tyre të shenjta.

Kalifi atëherë bëri disa kopje të librit të shenjtë dhe i dërgoi ato në qytetet kryesore të kalifatit, me urdhrin që të gjitha versionet e tjera duhej të shkatërroheshin. Sipas Librit të Kembrixhit mbi Historinë e Letërsisë Arabe, ky urdhër ngjalli kundërshtime të ashpra në Kufa, ku qëndrimet në kundërshtim me Kalifin ishin prej kohësh të dukshme, por në vendet e tjera vendimi i tij u prit mirë. Ky Kalif u vra në vitin 656, si pasojë e një përplasje mbi një çështje tjetër.

Një ekspert i Kuranit nga shekulli i 10-të, Ibn Abi Dawud, ka shkruar një kapitull të tërë mbi kodet që duhen ndjekur për të “Djegur një Mashaf, të cilin nuk mund ta përdorësh më”. (Mashaf  është fjala për një libër me faqe). Ai mori në diskutim tri tradita, dy për të lejuar djegien e kopjeve të përdorura, njëra prej të cilave u referohej edhe hebrejve dhe sjelljes së tyre ndaj toras dhe e treta ajo që ai parapëlqente, e cila e ndalonte djegien e materialeve të shkruara në të cilat përmendej Zoti.

Për këtë mund të gjenden paralelizma edhe në Judaizëm. Këta kanë një praktikë të varrosjes së Toras në një vend të posaçëm në varreza. Dorëshkrimet e shenjta që nuk mund të përdoreshin më vendoseshin në një vend të ruajtur, të quajtur ndryshe genizah.

Në Kajro sinagoga Ben Ezra ka një genizah ku dorëshkrimet ishin mbledhur për 1 mijë vjet me radhë. Më  1896 një studiues me ndihmën e Charles Taylor, drejtorit të Kolegjit “St John” në Kembrixh, udhëtoi për atje dhe siguroi një leje për t’i marrë ato me vete. Për shkak të kësaj sot ka 140 000 fragmente të Toras që studiohen në Kembrixh.

Të krishterët gjithashtu kanë një traditë të të varrosurit të Biblës, apo një libri psalmesh, bashkë me një person të vdekur. Kam shkruar këtu në vitin 2007 për një vëllim të bukur psalmesh, që sipas St John u varros së bashku me St Cuthbert në vitin 697. Por në mjaft raste praktika për të shkatërruar bibla që nuk mund të përdoren më është duke i djegur ato. Kisha Katolike ka përcaktuar se objektet e bekuara nuk duhen keqpërdorur. Në ligjet e saj thuhet se, nëse një bibël digjet, hiri i saj duhet të hidhet në një vend që nuk do të ndotet. Protestantët në SHBA nuk kanë ndonjë ceremoni në rast djegie të biblës, por ka një protokoll të detajuar kur digjet një flamurë amerikan i dëmtuar. Kisha Anglikane ka të përcaktuar edhe një derdhje të veçantë (kanale të posaçme) për ujërat që i shërbejnë priftit për të larë duart pas kungimit, madje thuhet se ai mund të pijë nga ai uji me të cilën lan duart pas shërbesës.

Të gjitha këto rituale dhe të tjerë tregojnë sesi duhet të sillesh me sende të bekuara dhe që përmendin Zotin. Kurani shihet nga muslimanët si fjala e Zotit, ashtu si në Kishën Katolike buka dhe vera të bekuara gjatë një meshe shihen si prezenca e Jezu Krishtit, si Zot dhe njeri. Mesa di unë, nuk ka asnjë alternativë sjelljeje tjetër, ndaj këtyre gjërave të shenjta, përveçse t’i trajtosh me respekt të veçantë. Dhe e parë me këtë sy, djegia është me siguri një fyerje e rëndë.

Marrë nga The Telegraph

Esenca e pushtetit të Putinit

Nga Mikhail Kasyanov

Putin2

 

Pak njerëz, aq më pak Vladimir Putin, i cili po planifikon të kthehet në presidencën e Rusisë më 4 mars, mund të kishte imagjinuar se dhjetorin e kaluar rusët, për herë të parë në 20 vjet, do të zgjohen të mbledhur dhjetëra mijëra kundër qeverisë. Ndryshe nga kryengritjet e Pranverës arabe, forca lëvizëse përpara  protestave të vazhdueshme nuk është Rusia e varfër apo në disavantazh, por klasa e mesme e vendit e rritjes urbane. Ky është një ndryshim i rëndësishëm, sepse, historikisht, tranzicionet e suksesshme demokratike e kanë pothuajse gjithmonë të nevojshme një klasë të mesme të mobilizuar politikisht. Të arsimuarit mirë dhe të suksesshmit, e klasës së mesme ruse kanë dalë në rrugë për të fituar respektin nga një hierarkia e Kremlinit që është zhytur në mashtrim dhe korrupsion. Zhurma e fundit ishte falsifikimi zhurmëmadh i zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, e cila i përforcoi të kuptuarin qytetarëve që regjimi i sheh ato me përbuzje. Rusët janë të zemëruar veçanërisht nga trajtimi arrogant i presidencës së Putinit si një zyrë që nuk mund të “huazohet” nga aleatët – si aktuali në detyrë, Dimitri Medvedev – duke e bonifikuar sa herë që ai dëshiron.
Por, pavarësisht protestave të mëdha në Moskë, Shën Peterburg dhe qytete të tjera, autoritetet refuzuan kërkesat e demonstruesve për të anuluar rezultatin e zgjedhjeve. Në të vërtetë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se, Putin do të shpenzojë gjashtë vite më shumë si sundimtar i Rusisë.
Çfarë do të thotë një tjetër presidencë e Putinit për Rusinë?    
I rrethuar në mënyrë të sigurt nga konkurrenca e vërtetë politike, Putin nuk mund të kthehet në Kremlin si “president i shpresës”, kur ai e vetëquajti veten në vitin 2000, në fillim të mandatit të tij të parë. Për më tepër, ai nuk ngjet me Putin  si “udhëheqës kombëtar”, i cili, në mandatin e tij të dytë, rifreskon shtetin dhe kryeson mbi një bum ekonomik. Pra, kush mund të jetë Putin III? Si do ta përdorë ai pushtetin e madh të presidentit rus në një sistem politik që i mungojnë kontrollet e vërteta dhe ekuilibrat? Monologëve parazgjedhore të Putin dhe artikujt të sugjerojnë një përgjigje ogurzi: presidenca e tij do të bazohet mbi një keqkuptim të mirëfilltë të strukturës të marrëdhënieve bashkëkohore ndërkombëtare, tregjet, dhe të demokracisë, dhe do të jetë e nxitur nga mesianizmi tij i pakontrollueshëm. Thirrjet për liberalizëm bashkëjetojnë me dogma statiste, dhe populizmin bloviat duke konsideruar kompleksitetin dhe zgjedhjet e vështira. Në fakt, Putin nuk ka asgjë për ti ofruar rusëve përveç retorikave të tij vulgare dhe të rëndomta. Ai nuk i kupton problemet me të cilat përballet vendi, dhe për këtë arsye nuk ka asnjë ide se çfarë duhet të bëhet. As nuk ka ndonjë shqetësim në lidhje me dëmin që keqqeverisja e tij paralajmëron për të ardhmen e Rusisë. Presidenca e tretë e Putinit do të jetë një sundimi i instinkti dhe oreksi, më tepër se një qeveri e arsyes dhe maturisë. Sigurisht, Putin do të fillojë mandatin e tij të ri me fjalë të sinqerta rreth rinovimit, zhvillimit, demokratizimit, dhe goditjes së korrupsionit. Ai mund të ofrojë edhe disa gjeste simbolike, duke e veçuar veten nga figurat e pakëndshme politike dhe mediave, ose duke treguar butësi ndaj atyre që ai ka burgosur për kundërshtim ndaj tij. Por e gjithë kjo do të synojë në ruajtjen e pushtetit politik, në vend të reformimit të saj. Në të vërtetë, Kremlini ka prodhuar shumë folës fisnik të lirisë dhe modernizimit në vitet e fundit. Por, pa vullnet politik për të zbatuar ndryshimet e nevojshme, premtime të tilla janë të destinuara të mbeten vetëm. Problemi është se parimi i konkurrencës së lirë dhe të drejtë që karakterizon botën e zhvilluar është armiqësore ndaj shtetit rus që Putin ka ndërtuar – një shtet në bazë të bashkimit të qeverisë dhe biznesit. Si rezultat, edhe nëse vullneti për të ndryshuar papritmas dhe mrekullisht doli në Kremlinin e sotëm, paligjshmëria e gjithë qeverisë federale do të bëjë një politikëbërjes efektive të pamundur. Në vend të formulimit dhe zbatimit të reformave gjithëpërfshirëse dhe transparente, qeveria do të ketë zgjidhje tjetër, por do të vazhdojë të kënaqë – dhe, mbi të gjitha, të shmangë interesat e veta kërcënuese . Askush nuk duhet mashtruar nga ndonjë lëshim që Kremlini bën. Liberalët e Rusisë nuk do të fitojnë asgjë nga të komprometuarit të ndërgjegjes së tyre të bekuar nga një i tretë i Putinit. Ashtu si edhe më parë, ata nuk do të kenë asnjë fuqi reale në kthim, si dhe çdo mundësi e ndryshimit të vërtetë nga brenda strukturës ekzistuese të energjisë do të mbetet minimale. Në të vërtetë, hapat nga autoritetet për të zbutur opinionin publik do të vazhdojnë të jenë të shoqëruara  nga presioni në rritje i opozitës dhe organizatave të shoqërisë civile. Kthimi i Putinit në presidencë, më shumë do të varet mbi lëvizjet protestuese të udhëheqësve të shoqërisë civil. Rusët duhet të vazhdojnë dhe të formulojnë një sërë kërkesash të veçanta politike. Ata duhet të insistojnë në ndryshime reale dhe dramatike – se sa në përmirësimet kozmetike – për sistemin politik të Rusisë. Objektivi kryesor tani është që të përpiqen për zgjedhje të lira dhe të ndershme që në fund do ta çojnë në një qeveri legjitime dhe të përgjegjshme. Lista e çështjeve të ngutshme me të cilat përballet Rusia tashmë është e gjatë, dhe zgjidhja e tyre nuk mund të vonohet. Për sa kohë që Putini mbetet në kontroll, lista vetëm do të rritet.    

*Mikhail Kasyanov ishte Kryeministër i Rusisë nga viti 2000 deri në vitin 2004, aktualisht lideri i Bashkimit Popullor të opozitës, Partia Demokratike

Evropë e Vajmarit?

 Nga Harold James

 

Këtë mësim e nxori nga Vajmari, Konrad Adenueri, kancelari i parë i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe burri i cili, si kryetar i njërit prej qyteteve gjermane me shpenzimet më të larta të viteve njëzet, e kishte parë nga afër katastrofën gjermane. Tani, si atëherë, Evropa – një bashkësi e ndarjes së vlerave, ka nevojë të ruajë demokracinë në shtetet-kombe të kërcënuara nga kriza ekonomike

Weimar


Qëndrimi i Gjermanisë në Evropë duket me të madhe i veçantë dhe i cenueshëm. Në kaosin e unifikimit gjerman më 1990, kur fqinjët e Gjermanisë ishin të tmerruar në gjigantin ri, kancelari i atëhershëm, Helmut Kohl, premtoi një Gjermani evropiane, jo një Evropë gjermane. Sot, megjithatë, kushtet e çdo përpjekjeje evropiane shpëtimi vihen qartësisht nga Gjermania. Ka një pranim të gjerë se Evropa ka nevojë për rritje themelore ekonomike, nëse e ka ndërmend të dalë nga kriza e borxheve. Por shqetësimet gjermane për stabilitetin – të bazuar në përvojën katastrofave gjermane ndërmjet dy luftërave – çojnë në drejtim të kundërt. Si pasojë e kësaj, është bërë modë të kritikohet Gjermania. Kritikët e Gjermanisë përqendrohen në dy pika kryesore: problem real evropian është teprica aktuale gjermane, dhe gjermanët në mënyrë perverse kapen për të kaluarën e tyre. Qëndrimi i tanishëm llogaridhënës i Gjermanisë është në akt, një çështje e moçme që është më e vjetër se unioni monetar evropian. Në vitet gjashtëdhjetë, Gjermania doli si ekonomia më e fuqishme dhe më dinamike evropiane, duke shënuar një rritje të jashtëzakonshme të eksporteve. Teprica e tanishme gjermane, e ardhur në radhë të parë si pasojë e baraspeshave tregtare, u shfaq shkurtimisht në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, ishte korrekte pas një rivlerësimi monetar të 1961-s, dhe pastaj u rishfaq me të madhe në fund të viteve gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, tetëdhjetë, dhe përsëri në vitet e para të mileniumit të ri.
Nëse prishja e baraspeshave rezultuese nuk do të mundë të financohej dhe strukturohej, do të kishte nevojë për një infuzion tjetër. Në intervale të ndryshme që nga vitet gjashtëdhjetë, partnerët evropianë të Gjermanisë, me theks të veçantë Franca, u përballën me prospektin e shkurtimeve dhe deflacionit me qëllim të korrektimit të deficiteve. Kjo alternativë nuk ishte joshëse për elitën politike franceze, sepse frenonte rritjen dhe garantonte jopopullaritet elektoral. Francezët (dhe vendet e tjera mesdhetare) preferuan zgjerimin monetar dhe fiskal gjerman, që do të dobësonte orientimin e fuqishëm eksportues të Gjermanisë. Por ky kurs nuk ishte gjithnjë jopopullor për gjermanët, të cilët, marrë parasysh politikën ndërmjet dy luftërave, shqetësoheshin për inflacionin dhe implikimet e tij. Politikëbërësit gjermanë menduan se çështja do të zhdukej me lansimin e unionit monetar, mbi bazën se askush në Shtetet e Bashkuara nuk çan kokën për bumin kalifornian që prodhon teprica (nëse dikujt ndonjëherë i ka shkuar në mendje kjo punë). Askush nuk u thotë kalifornianëve të shtrihen dhe të shkojnë në plazh kur moti është me diell.
Kritika e dytë, e përsëritur vazhdimisht nga laureati i “Nobelit” të ekonomisë, Paul Krugman, është se mësimi i supozuar i historisë gjermane është në mënyrë kronologjike artificial. Nuk ishte hiperinflacioni i viteve të para njëzetë të shekullit të kaluar që shkatërroi Republikën e brishtë gjermane të Vajmarit dhe i dha hov diktaturës naziste. Më i drejtë është pretendimi se demokracia ishte vrarë një dekadë më vonë nga depresioni dhe deflacioni. Ky kriticizëm i përkohshëm huq një element të rëndësishëm të politikës së paracaktuar gjermane të viteve të para tridhjetë të shekullit të kaluar. Në kohën e ardhjes së Depresionit të madh, Gjermania tashmë ishte goditur, duke qenë se më herët kishte bërë zgjidhje të gabuara. Është pikërisht kjo qasje që duhet të ngulitet njëherë e përgjithmonë në vetëdijen e politikës gjermane. Gjermanët kanë të drejtë t’i theksojnë paralelet ndërmjet kushteve në Evropën e sotme dhe atyre në kohën ndërmjet dy luftërave botërore. Ngjashmëritë konsistojnë në implikimet e zgjidhjes së regjimit monetar për sjelljen politike dhe legjitimitetin demokratik. Në fund të hiperinflacionit të vet, Gjermania mbylli veten në një regjim monetar, standardin ndërkombëtar të arit, që ishte i dizajnuar me qëllim që të ishte i kufizuar që e bënte të pamundshme daljen. Ishte krijuar përshtypja se vendi do të dukej kredibël dhe do të bëhej joshës për kapitalin e jashtëm.
Meqë strategjia dha sukses, të hyrat kapitale sollën në sektorin privat dhe publik një bum të madh. Qeveritë në të gjitha nivelet themeluan projekte politikisht atraktive, të shtrenjta në aspektin infrastrukturor.
Por kishte një tatëpjetë. Kishte një bum ekonomik, i çiftëzuar me një përvojë inflacioni, çoi në rritje të pagave që nuk shkonin për shtati me prodhimtarinë. Si rezultat i kësaj, Gjermania e Vajmarit humbi konkurrencën në fund të viteve njëzetë, në të njëjtën mënyrë sikur se bëri edhe Evropa Jugore në fund të dekadës së parë të këtij mijëvjeçari. Në të dyja rastet, ishte e qartë se të hyrat kapitale nuk do të zgjasnin përjetësisht, dhe si pasojë e kësaj rënia e konkurrencës do të sillte një fund të këtij bumi. Kur erdhi ndërrimi i madh, Gjermania tashmë kishte marrë tatëpjetën. Derisa të huajt dhe gjermanët parapëlqenin të tërhiqnin depozitat, bankat shkuan në qorrsokak dhe u detyruan ta ulnin shkallën e likuiditetit në nivelin më të ulët të çmimeve. Qeveria u detyrua të merrte përsipër shpëtimin e bankave. Duke qenë se ishte jashtë atij standardi të vlerës së arit, ishte detyruar të merrte masa të ashpra shkurtimi.
Marrë parasysh të gjitha këto tkurrje, nuk kishte rrugë të lehtë për ta kaluar. Dhe zgjidhja e vetme që kishte mbetur të zbatohej në fillim të viteve tridhjetë ishte imponimi i kontrolleve të kapitalit. Kriza ishte një humbje për demokracinë. Përgjigja e partive qartësisht demokratike të kohës ishte ikja prej përgjegjësisë politike për marrjen përsipër të vështirësive më të mëdha ekonomike. Qeveria e fundit parlamentare e Republikës së Vajmarit tashmë kishte falimentuar në mars të vitit 1930, nën peshën politike të një dileme të pamundshme fiskale. Shkurtimet e shpenzimeve acaruan të majtën: rritja e taksave zemëroi të djathtën. Partitë demokratike nuk përdorën mundësitë kushtetuese për provizione emergjencash nëpërmjet rrugëve parlamentare dhe kështu demokracia tashmë ishte rrënuar, përpara se Adolf Hitleri të emërohej kancelar në janar të 1933-së.
Problemet e bankave dhe të buxhetit, tkurrjet fiskale dhe shpërthimi i qeverive teknokratike “jopolitike: të gjitha janë tmerrësisht familjare për gjermanët me një ndjenjë të qartë për të kaluarën. Mësimi negativ i përvojës së kohës ndërmjet dy luftërave – se lejimi i më shumë mundësive nuk e zgjidh problemin – është tashmë i dukshëm në Evropën e sotme. Por ka edhe një mësim të mirë që mund të nxirret: mundësia e një rendi botëror që mbështet më shumë sesa nënvlerëson regjimet demokratike në këtë moment kur ata po marrin shkurtime të ashpra.
Këtë mësim nga Vajmari e nxori Konrad Adenueri, kancelari i parë i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe burri i cili – si kryetar i njërit prej qyteteve gjermane me shpenzimet më të larta të viteve njëzet – e kishte parë nga afër katastrofën gjermane. Tani, si atëherë, Evropa – një bashkësi e ndarjes së vlerave – ka nevojë të ruajë demokracinë në shtetet kombe të kërcënuara nga kriza ekonomike.

Komenti është botuar së pari në rrjetin “Project Syndicate”