LIVE/ Struganët në protestë, po u rrezikohet jeta

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FStrugaLajm%2Fvideos%2F1368931986516399%2F&show_text=0&width=225

Me iniciatiavën e aktivistëve ambientalist dhe të qytetarëve të Strugës, tani po zhvillohet një “Marsh protestues” kundër deponisë së Strugës, e cila është shëndërruar në një kancer të vërtetë për qytetarët e mbarë komunës së Strugës.

Shoqatat ambientaliste disa herë kanë reaguar kundër kësaj deponie e cila ndodhet shumë  afër qytetit të Strugës dhe fshatrave përreth, por edhe sot e këaj dite problem i deponisë nuk është zgjidhur, duke u paraqitur lloj lloj problemesh për zgjidhjen e lokacionit për një deponi të preferuar rajonale, ose qoftë edhe komunale por me stabilimentet për reciklim.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FStrugaLajm%2Fvideos%2F1368931986516399%2F&show_text=0&width=225

Sofra për jetimët në 15 shtete nga Turqia, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën

Më “15 Ramazan, Ditën Botërore të Jetimëve”, do te shtrohen sofra për jetimët në 15 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën

Unioni i Studentëve të Anadollit nga Turqia do të shtrojë sofra vëllazërore me rastin e “15 Ramazanit – Ditës Botërore të Jetimëve” në 15 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën dhe Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga Unioni, studentë universitarë nga e gjithë Turqia kanë tubuar ndihma në para në kuadër të fushatës “Sofra e Vëllazërisë” e cila ka filluar në muajin e Ramazanit në mbi 100 universitete në 70 provinca të Turqisë.

Me paratë e tubuara do të shtrohen sofra vëllazërore për jetimët, nën organizimin e Shoqatës për Ndihmë dhe Solidaritet Iylik-Der.

Sofrat e vëllazërisë do të shtrohen në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Halabxha (Irak), Somali, Kirgistan, Burkina Faso, Jemen, Bangladesh, Niger, Jerusalem, Qipro dhe Erbil, ndërsa në to do të shprehet vëllazëri, mirësi, mëshirë dhe dhembshuri për fëmijët jetimë.

Vitin e kaluar, Unioni i Studentëve të Anadollit shtroi sofra vëllazërore për pesë mijë persona për jetimët në Gaza.

VMRO-ja dhe LSDM-ja caktojnë shefat e grupeve parlamentare, ja kush janë dhe nga vijnë

VMRO dhe LSDM tashmë kanë caktuar emrat e shefave të grupeve parlamentare në përbërjen e re të kuvendit republikan.

Kështu, grupin parlamentar të VMRO-së pritet që ta drejtojë deputeti Ilija Dimovski ndërkohë që Tomislav Tuntev pritet të drejtojë grupin parlamentarë të LSDM-së.

Ndryshe Ilija Dimovski është nga Velesi dhe deputet në disa përbërje parlamentare kurse njihet si një nga më të zëshmit e VMRO-së, derisa Tuntev është nga Ohri, doktor i shkencave teknike. Nga BDI siç mësohet do të jetë Xhevat Ademi ose Artan Grubi, ndërsa nga Lëvizja BESA, Afrim Gashi.

Gashi: Do të ndihmojmë proceset në dobi të qytetarëve

Sot sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Kastriot Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, pritën në takim Ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjornstand.

Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë.

Z. Gashi e njoftoi z. Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të qytetarëve në të ardhmen.

Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen. (INA)

Ky është plani i VMRO-së për ta rrëzuar Zaevin, Ahmetin e Selën

Një pjesë e rëbelëve të VMRO-DPMNE-së si duket kanë një plan për rrëzimin e qeverisë Zaev-Ahmeti- Sela, njofton agjencia e lajmeve INA.

Skenari apo dëshira pritet të realizohet përmes Shtabit Republikan të VMRO-së, i cili kërkon ndryshimin e statutit për demorkratizimin dhe modernizimin e plotë të partisë.

Koordinatori i shtabit Republikan për reforma në VMRO-së, Aleksandar Mihajlovski  deklaroi se përmes kësaj nisme synohet ndrimi i qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zaev.

“Ju ftoj që masovikisht ta mbështetni nismër për demokratizimin e modernizimin e partisë sonë. Ta kthejmë partinë në duartë e anëtarëve dhe ta përmirësojmë imazhin para publikur vendor dhe ndërkombëtar. Kjo me qëllimin për ndrrimin e shpejtë të qeverisë së LSDM-së dhe formimin e qeverisë me VMRO-në me njerëz të rinj”, deklaroi ai.

Mihajlovski  theksoi se shumë detyra partiake në periudhën e kaluar janë realizuar pa një mbështetje dhe vullnet të plotë të aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve partiak.

Ai tha se deri më tani partia ka funskionuar tërësisht në mënyrë jo demokratike.

Mihajlovski u shpreh i bindur se kjo nismë do ta ketë mbështetjen edhe të liderit aktual, Nikolla Gruevski. (INA)

Pas takimit të Ahmetit me Thaçin, Sela afrohet me Lëvizjen Besa ?!

Ndarja e posteve në eshalonin e dytë dhe të tretë ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet BDI-së dhe LR PDSH-së bëjn të ditur burime të portalit “tetova1” nga dy partitë e lartëpërmendura.
Si rezultat i kësaj, Ali Ahmeti e ka parë të arsyeshme që të kontaktoj Menduh Thaçin e PDSH-së që eventualisht nëse Ziadin Sela vazhdon me kërkesat e tij maksimaliste-dy vota për mbijetesën e qeverisë ti siguroj nga PDSH pasiqë votën e Vesel Memedit të RDK-së, Ahmeti e llogarit të sigurt. Sipas burimeve të portalit “tetova1” nga LR PDSH janë të pakënaqur nga dy postet e zëvendësministrave që i janë ofruar.

Nga Ali Ahmeti është insistuar që LR PDSH-së ti ndahet posti i zv.ministrit të arsimit dhe punës dhe politikës sociale si dhe një post zv.ministri për RDK-në e Vesel Memedit. Kurse kërkesa e LR PDSH-së është që kësaj partie ti takojnë 3 poste të zv.ministrave dhe veçanarisht insistohet në zv.ministrin e financave ku tash më dihet që për këtë post kandidaturë më serioze është ajo e Adnan Nezirit nga dega e Tetovës.

Pas acarimit të raporteve Ahmeti-Sela dhe kontakteve të Ali Ahmetit me Menduh Thaçin, mbrëmë portale të afërta me LR PDSH-në kanë bërë me dije se janë duke biseduar me Lëvizjen Besa.

Konkretisht ata publikuan informacionin se këtyre ditëve eksponent të lartë të Aleancës për Shqiptarët janë në bisedime të fshehta me përfaqësues të Lëvizjes BESA, ku si temë bisedimesh mendohet të kishte qenë cak zgjedhjet e ardhshme lokale. “Është shumë e mundshme që Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët të dalin bashkë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga ky i njëjti burim mësojmë se BDI mbetet e kapur keq nga VMRO-DPMNE dhe vjetersinat politike të llojit të tyre, duke tentuar të blej kohë dhe kur tashmë nis lojën e dyfishtë brenda duke u kyçur edhe në bisedime me PDSH-në e Menduh Thaçit, për të rritur joefikasitetin dhe brishtësinë politike të kësaj qeverie, pasi BDI ndihet inferiore në qeverisje me institucione efikase dhe demokratike”, thuhet në shkrimin e postuar nga portale të ndryshme në vend.

BDI pohon se Alenanca për Shqiptarët dhe Ziadin Sela, janë duke u treguar siç thonë ato “të pangopur” me kërkesat e tyre për funksionet shtetërore, me çka kanë nisur të shkaktojnë lodhje të madhe si te LSDM-ja ashtu edhe te BDI-ja.

Ndërkohë, nga PDSH theksojnë se këto çështje për korrektësi nuk duhet të bëhen publike, për shkak se bëhet fjalë për bashkërendim të ndonjë aktiviteti Zv/kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka konfirmuar lajmin se ka pasur bisedime mes liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe atij të PDSH-së Menduh Thaçi.

Ekspertët: Poroji rrezikohet nga vërshimet fatale (VIDEO)

Fshati Poroj edhe më tej rrezikohet nga vërshime madje me pasoja edhe më të rënda se ato të vërshimeve të fundit. Kështu alarmojnë ekspertët e fushës të cilët thonë se masat e mara nga Qeveria janë joadekuate dhe ato kanë të bëjnë vetëm me sanimin e pasojave. Ndërkaq zgjidhja e problemit, sipas inzhinjerit, Vullnet Palloshi, ende është shumë larg masave që ka vendosur Qeveria dhe Komuna e Tetovës.

“Këto problem që lindin me vërshimet në fshatin Poroj dhe poshtë fusha e Tetovës edhe fshati Gjermë, është një problem më kompleks që në 40 vitet e fundit edhe n ë shirat më të vogël na paraqiten këta problem. Për fat të keq natryra na jep shenja që mund të ndodhin edhe katastrofa më të mëdha, mirëpo për fat të keq ata personat që janë përgjegjës dhe ata që janë të autorizuar të japin vendime dhe të të japin zgjidhje afatgjate, miren vetëm me sanimin dhe me pagimin e dëmeve. Kohë të gjatë, inzhinjerët që japin zgjidhje faktikisht rijnë vetëm në sirtaret në zyrat e administratorëve”, deklaroi inzhinieri Vullnet Palloshi.

Sipas Palloshit, në Poroj, Xhepçisht dhe fshatin Trebosh gjenden vetëm pasojat e një problem më të madh që burimin e ka në fshatin Gjermë. Andaj aty thotë ai ndodhet edhe zgjidhja e përhershme e problemit. Ndërtimi i stabilizatorëve që do të ndaqlojë rëshqitje e tokës dhe ngritja e digave në lumen e fshatit Gjerme janë masa që urgjenisht duhet të ndërmeren.

“Ka dy problem. Njëri problem se janë material jo koherente që nuk janë të lidhura mes vete. Dhe e dyta ka shumë ujëra nëntokësore dhe mbitokësore, në Gjermë, të cilët depërtojnë poshte që ne mandej e quajmë atë shtresën rëshqitëse që është në një thellësi 30-40 metra poshtë ku duhet të stabilizohet. Stabilizimi sipas meje duhet të bëhet në një thellësi 30-40 metra, ekzistojnë metoda të ndryshme, ekzistojnë edhe firma që dijnë ta bëjnë këtë punë, mirëpo duhet të angazhohen njerëz që janë ekspert për këtë punë dhe firma që janë adekuate për këtë punë”, tha Palloshi.

Nëse ky problem anashkalohet edhe më tej dhe nuk bëhen intervenimet adekuate, Palloshi alarmon se pasojat nga vërshimet e ardhëshme mund të jenë edhe më të mëdha dhe me viktima. Sasi të mëdha të dheut sipas tij rijnë Pezull mbi fshatrat që ndodhen nën fshatin Gjermë./Shenja

Ku kanë mbërritur bisedimet për kulaçin qeveritar, a do të jetë PDSH pjesë e Qeverisë, flasin partitë

Bisedimet me partnerëve të koalicionit qeveritar LSDM-BDI-AP të Maqedonisë, për ndarjen e posteve të eshalonit të dytë dhe tretë nuk shkojë lehtë. Ka dy ditë që grupet e punës nuk janë takuar. Problemi qëndron në përzgjedhjen e kuadrove si dhe në sferat të cilat disa i kërkojnë ndërsa të tjerët nuk i japin duke pasur qëndrime të paluhatshme, thonë pjesëmarrësit në bisedime. Deri më tani asgjë nuk ka mbaruar dhe asnjë ministri nuk është ndarë, konfirmojnë për Portalb.mk pjesëmarrësit në bisedime duke hedhur poshtë kështu spekulime të niveleve të ndryshme nga mediat.

“Ndarja e resorëve janë spekulime mediatike. Bisedimet vazhdojnë, dhe besojmë në epilog pozitiv, në pajtueshmëri të palëve, dhe ne interes të kompletimit dhe të funksionimit të Qeverisë në rrugën e reformave. Kontributi ynë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i pakontestueshëm në formimin e Qeverisë reformatore, dhe si i tillë duhet vlerësuar.” shprehet për Portalb.mk, Flakron Bexheti zëdhënësi i LR-PDSH-së që është pjesë e Aleancës për Shqiptarët.

Sa i përket kërkesë së Aleancës për Shqiptarët, kjo parti kërkon tre sfera në të cilat vërtete do të duhet të ketë gjak të ri dhe reforma të reja.

“E rëndësishme është që dikasteret qe do ti takojnë Aleancës për Shqiptarët të drejtohen me kuadro cilësorë në fusha përkatëse, dhe të ndjehet efekti reformues i Qeverisë së re” shton më tej Bexheti.

Petre Shilegov nga Lidhsja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ishte i prerë në qëndrimin e tij që bisedimet vazhdojë dhe shkaku i mos-prishjes së procesit partia e tij nuk komenton asgjë.

“Ta dini që bisedimet vazhdojmë dhe se nuk ka mbaruar asgjë e nuk është ndarë asgjë. Do të dalim me informatë publike për përzgjedhjen e kuadrove” tha për Portalb.mk, Shilegov.

Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka parë të arsyeshme të komentojë procesin. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani tha për Portalb.mk se “duhet një bashkërendim më i madh mes partive politike për reformat gjithëpërfshirëse që pasojnë”.

E në pyetjen dërguar Qeverisë pse kaq gjatë po e stërzgjatin procesin e përzgjedhjes, zëdhënësja e kryeministrit Zoran Zaev, Vesna Kovaçevska Trpçevska bëri me dije që Qeveria është shumë e interesuar që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejtë, por duke mos dhënë detaje.

Shkaku i jo-transparencës dhe dhënien e paktë të informatave zyrtare të partive në fjalë kemi një sërë spekulimesh në opinion duke u nisur nga ajo që LR-PDSH do të del nga Qeveria pasi që nuk është e kënaqur me atë që merr nga bisedimet, për tu bashkuar me opozitaren Lëvizja Besa ndërsa në vendin e tyre do të vjen Partia Demokratike Shqiptare në krye me Menduh Thaçin.

Kyçja e PDSH-së në Qeveri?

“Nuk kemi biseduar për Qeveri me PDSH-në”, kjo është përgjigja e zëdhënësit të BDI-së dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në pyetjen e Portalb.mk, në lidhje me informatat e publikuara nëpër media për bisedime eventuale mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

Osmani konfirmon se mes dy liderëve, të PDSH-së dhe BDI-së ka kontakte dhe është diskutuar për një takim të mundshëm.

“Ka pasur një bisedë telefonike mes liderëve për t’u dakorduar për takim. Mendojmë se tani duhet një bashkërendim më i madh mes partive politike për reformat gjithëpërfshirëse që pasojnë”, tha për Portalb, Osmani.

Nga PDSH mbeten të pakapshëm për prononcim për redaksinë tonë.

Prokuroria Speciale, gati 15 padi të reja

Katica Janeva paralajmëroi se do të hapë të paktën 15 raste të reja hetimi deri në fund të muajit kur përfundon edhe afati që Prokuroria speciale për ngritjen e aktakuzave. Lëndët që janë në fazë më të hershme, tani për tani nuk planifikon t’ia japin prokurorisë së rregullt, edhe pse pas qershorit, Specialja nuk do ketë mundësi për të ngritur aktakuza.

 NE DO TË VAZHDOJMË TË PUNOJMË NË KËTO MATERIALE PASI MANDATI JONË ËSHTË PESË VITE. NE DO TË VAZHDOJMË TË PUNOJMË NË PROCEDURË PARAHETIMORE OSE TË HAPIM HETIME. LIDHUR ME AKTAKUZAT DHE NENIN 22 NGA LIGJI JONË, SHPRESOJ SE EDHE NË KËTO 22 DITË SA NA KANË MBETUR DERI NË FUND…DERI NË FILLIM TË KORRIKUT, DO TË GJENDET MËNYRË TË ZGJIDHET KY PROBLEM NGA KUVENDI- THA KATICA JANEVA, KRYEPROKURORE SPECIALE.

Pikërisht këtyre ditëve në opinion aktual është rasti “Trust” për tenderët e ELEM-it për termoelektranën e Manastirit. Gjykata e Apelit sot e publikoi vendimin, me të cilën e pranoi ankesën e Speciales, ndërsa kundër vendimit të Gjykatës themelore e cila pranoi 850 mijë euro garanci për biznesmenin Sead Koçan që ai të mbrohet i lirë. Sipas gjykatës së Apelit, gjykatësi në procedurë paraprake ka gabuar. Për shembull, për pasurinë e patundshme të ofruar në garanci, është dashur, ndërsa nuk ka pasur pëlqim me shkrim edhe nga pronarët dhe drejtorët tjerë të pasurisë së ofruar.  Qëndrimi i Prokurorisë speciale për këtë është se aspak madje nuk duhet të ketë garanci.

 TANI KJO ËSHTË PUNË E GJYKATAVE. SIDOQOFTË, NE PËRSËRI DO E THEMI QËNDRIMIN TONË SE NE DUAM QË Z. SEAD KOÇAN I CILI ËSHTË I AKUZUAR NË RASTIN TONË, TË SHKOJË NË PARABURGIM, SEPSE PËR RASTE TË TILLA, PËR KRIMINALITET TË TILLË TË ORGANIZUAR, GJITHMONË PRAKTIKA NË GJYQËSORIN E MAQEDONISË KA QENË QË ATO PERSONA TË AKUZUAR PËR VEPRA TË TILLA TË PËRFUNDOJNË NË PARABURGIM- SHTOI KATICA JANEVA.

Një nga shkaqet përse Prokuroria Speciale nuk ka mundur të ngrejë aktakuza është se një pjesë e të akuzuarve përpiqeshin ta stërzgjatin sa më shumë procedurën. Për shembull, ata e zgjasnin kohën e të drejtës ligjore për të pasur qasje në prova ose e zgjasnin datën kur do të paraqiten për të dhënë deklaratë.