Si po shkojmë drejt bashkëqeverisjes Rama-Basha

Si asnjëherë më parë pikëpyetja e fushatës nuk është se cila parti do të fitojë zgjedhjet, por a do të ketë koalicion të gjerë PS-PD. Si janë ndarë analistët dhe cilat janë tezat e tyre pro dhe kundër marrëveshjes. Mustafa Nano dhe Armand Shkullaku shpjegojnë fushatën dhe kombinimet e mundshme pas 25 qershorit. Duke vendosur në qendër pyetjen se, “A ka pakt për bashkëqeverisje Rama-Basha”, “Mapo Weekend” sjell më poshtë qëndrimet e dy analistëve, të cilët shpjegojnë fushatën dhe parashikojnë kombinimet e mundshme pas zgjedhjeve.

Mustafa Nano thotë se Rama dhe Basha “kanë rënë dakord të qeverisin të dy pas zgjedhjeve. Ndryshe, nuk do të kuptohej dot as lufta që të dyja i kanë shpallur LSI-së, e as parehatia që ka kapur vetë LSI-në”

Të njëjtin mendim ndan edhe Armand Shkullaku teksa thotë se “palët po flasin për Shqipërinë, për republikën e re, për ngjyrat kuqezi, Rama ngre dy gishta dhe Basha përshëndet me grusht. Ata po përpiqen të ndërtojnë fabulën e një Interesi të Madh, që prevalon mbi interesat partiakë, po mundohen të krijojnë terrenin për një pakt të të mëdhenjve në emër të “shpëtimit” të Shqipërisë, që do t’ua lehtësonte, në sytë e votuesve të tyre, vendimin bizar për të qeverisur së bashku”

Nano është i mendimit se LSI-ja po e ndërton fushatën si opozita e ardhshme, ndërsa partitë e mëdha po sillen si aleatet e nesërme, por thotë se PS e ka të pamundur që PS të marrë 71 deputetë.

“Nga ana tjetër, gjasat që ai të lidhet me LSI-në pas zgjedhjeve janë edhe më të vogla. E kështu, sikur të mos jetë marrë vesh me Bashën për ta drejtuar vendin tok, atëherë do t’i binte që Rama ka luajtur si një leshko”, thotë Nano.

Për Shkullakun për marrëveshja për të qeverisur bashkë nesër, ka prodhuar sot këtë fushatë të çuditshme, e cila po synon t’i orientojë shqiptarët drejt vendimit të dy individëve dhe jo drejt zgjedhjes mes dy alternativave. Dhe për ta bërë të ngrënshme këtë gjellë, duhet patjetër të gjendet një “viktimë”, që në këtë rast është LSI-ja.

“Edi Rama për shembull, më shumë po iu drejtohet demokratëve që ta pranojnë edhe si kryeministër të tyre, se sa socialistëve. Ai po u thotë se do të punojë edhe për ta dhe se u ka bërë nder që nxori Bashën nga çadra dhe po e fut në gjirin e tij. Demokratët do ta kenë kryeministër të tyre, por nuk duhet të dëshpërohen sepse ai do t’u hapë një vend në makinën e tij. Gjithnjë në emër të interesit kombëtar. Për Ramën, Basha është pak dembel por është djalë i mirë që ia vlen t’ia pish dollinë. Ndërsa për Bashën, Rama është kryeministri që nuk ka mbajtur premtimet por jo më simboli i krimit, korrupsionit, drogës dhe rrënimit ekonomik të shqiptarëve”, thotë Shkullaku.

Njësoj si Nano edhe ai mendon as Rama e as Basha nuk mund të marrë 71 mandate.

Të pyetur se cilat do të ishin efektet pozitive dhe negative të një koalicioni PD-PS, Nano e Shkullaku e shohin me mosbesim këtë zhvillim të pas 25 qershorit.

“Nëse ata janë marrë vesh veç për ta garantuar mbijetesën, fuqizimin apo përjetësimin e pozitave të tyre në politikë, kjo nuk ka asnjë të mirë për vendin. Sepse me këtë logjikë, ku ndryshon koalicioni PS-PD nga koalicioni PS-LSI? Thjesht, pjesën e tepsisë që Rama ia jepte LSI-së tani do ia japë PD-së. E duke qenë se PD-ja e ka oreksin më të madh (është parti më e madhe), punët “e tepsisë” do të shkonin ndoshta më për dreq”, thotë Nano duke shtuar se do donte që të mos e shihte thjesht si një pakt pakt maskarenjsh këtë punë. “Saktësoj: Do doja. Nëse ata nuk janë marrë vesh që të bëjnë së bashku ca reforma që i duhen vendit, e që të prezantohen në Bruksel e kudo nëpër botë me një zë të vetëm, në mënyrë që kështu të përshpejtohej disi procesi i integrimit në BE, atëherë i bie që pakti të jetë një pesë me hiç”, thotë Nano.

Shkullaku nga ana tjetër shikon se efekt negativ të bashkëqeverisjes Rama-Basha, shumëfishimin e korrupsionit nga mungesa e një kontrolli të plotë:

“Unë nuk shoh ndonjë efekt pozitiv. Më duket qesharake t’u japësh meritë se po bëjnë paqe apo po shtensionojnë vendin pikërisht ata që e prodhojnë konfliktin dhe tensionin. Është si të përgëzosh dikë që i vë flakën një ndërtese dhe në fund i hedh një kovë me ujë për ta shuar. Sigurisht që nuk besoj as te sloganet se kjo po bëhet për integrimin, reformat, rajonin, Europën, Amerikën, stabilitetin, ngrohjen globale, rilindjen e re apo republikën e rilindur. Është thjesht një llogari politike interesash meskinë”, shprehet Shkullaku.

Në linkun më poshtë mund të lexoni të plota përgjigjet e dy analistëve. http://www.mapo.al/2017/06/flasin-nano-e-shkullaku-konspiracioni-i-koalicionit-te-madh/1

Pamjet e fundit nga Kopshti Zoologjik i Berlinit (VIDEO+FOTO)

Pamjet e fundit nga Kopshti Zoologjik i Berlinit

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdavidhasselhoff%2Fvideos%2F10155476003415337%2F&show_text=0&width=225

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

廢J 😂😂😂

A post shared by Kan Ian (@iankann) on Jun 9, 2017 at 2:23pm PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

A post shared by Hanan _ alshalwi (@7nooo1400) on Jun 9, 2017 at 10:57am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

A post shared by Hanan _ alshalwi (@7nooo1400) on Jun 9, 2017 at 10:55am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

Пение выдр 😂

A post shared by 📍Moscow, Russian Federation (@mr_msudilovskiy) on Jun 9, 2017 at 10:55am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

Carini e Coccolosi 💕🐧

A post shared by Melania – Mela – Apple 🍎 (@melsa86) on Jun 9, 2017 at 9:30am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

A post shared by @alex_sdma on Jun 9, 2017 at 3:33am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

#berlin #berlinzoo #zoo #seelöwen #water

A post shared by Lea (@lea79sophie) on Jun 9, 2017 at 2:23am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

Красотка 👠💄💋 #vsco #vscocam

A post shared by Dare Yourself! (@nastya_zhura) on Jun 8, 2017 at 9:57am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

#berlin

A post shared by Jani Kivelä (@jkivelae) on Jun 8, 2017 at 6:43am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

Mein neuer Freund #Banks-rabenkakadu#papagei#ZooBerlin#Entspanntertag#Wiederholen#Erholung @davinatpf

A post shared by Lars✌ (@dx3l_lx3d) on Jun 7, 2017 at 12:27pm PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

Подводные полеты #berlin #berlinzoo #zoo #germany #thisiseurotripbitch #penguins

A post shared by Vlad Z. (@nks54) on Jun 7, 2017 at 4:32am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

😍 @c_oppilif

A post shared by Valentina Lanza (@valentinalanza) on Jun 7, 2017 at 3:14am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

best time ever (cheers goat for head-butting me)🐐

A post shared by kt (@kattariyar) on Jun 4, 2017 at 10:47am PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

Fajny😀😀😀

A post shared by ArtekOstap (@archibald7171) on May 3, 2017 at 12:39pm PDT

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

//platform.instagram.com/en_US/embeds.jshttps://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzooberlin%2Fvideos%2F10155244108482557%2F&show_text=0&width=560

LIVE/ Struganët në protestë, po u rrezikohet jeta

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FStrugaLajm%2Fvideos%2F1368931986516399%2F&show_text=0&width=225

Me iniciatiavën e aktivistëve ambientalist dhe të qytetarëve të Strugës, tani po zhvillohet një “Marsh protestues” kundër deponisë së Strugës, e cila është shëndërruar në një kancer të vërtetë për qytetarët e mbarë komunës së Strugës.

Shoqatat ambientaliste disa herë kanë reaguar kundër kësaj deponie e cila ndodhet shumë  afër qytetit të Strugës dhe fshatrave përreth, por edhe sot e këaj dite problem i deponisë nuk është zgjidhur, duke u paraqitur lloj lloj problemesh për zgjidhjen e lokacionit për një deponi të preferuar rajonale, ose qoftë edhe komunale por me stabilimentet për reciklim.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FStrugaLajm%2Fvideos%2F1368931986516399%2F&show_text=0&width=225

Presidenti Donald Trump do të vizitojë Poloninë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkura Donald Trump, do të vizitojë Poloninë, muajin e ardhshëm. Presidenti Trump do ta vizitojë këtë vend para se të arrijë në Gjermani ku do të jetë pjesë e samitit të grupit të G-20.

“Kjo vizitë do të ripohojë angazhimin e palëkundur të Amerikës ndaj një prej aleatëve tanë më të afërt evropianë si dhe thekson prioritetin e administratës për forcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s”, ka shtuar Shtëpia e Bardhë përmes njoftimit.

Trump do të mbajë një fjalim gjatë vizitës në Poloni dhe do të marrë pjesë në samitin Iniciativa e Tre Detrave, si një simbol i “lidhjeve të forta të Uashingtonit me Evropën Qendrore”, është shtuar më tutje në njotim.

Udhëheqësit nga disa vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore do të takohen në qytetin Wroclaw në pjesën perëndimore të Polonisë në samitin e njohur si Iniciativa e Tre Detrave më 6-7 korrik.

Samiti i grupi, G-20 do të zhvillohet në Hamburg më 7-8 korrik.

Tillerson: SHBA thirrje Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera për të zbutur bllokadën ndaj Katarit

Kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson i bëri sot thirrje Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Gjirit për të zbutur bllokadën ndaj Katarit, duke konfirmuar se një veprim i tillë po pengonte luftën kundër grupit të Shtetit Islamik në rajon.

“Katari ka bërë progrese për të ndalur tani mbështetjen financiare dhe për spastrimin e terroristëve nga vendi i tij, por duhet bërë më shumë dhe sa më shpejt”, deklaroi sekretari i Shtetit gjatë një interviste të shkurtër.

“Bllokada po pengon aksionin ushtarak të SHBA-së në rajon dhe fushatën kundër ISIS-it, theksoi kreu i diplomacisë amerikane gjatë një deklarate të shkurtër në media.

Këto deklarata kundërshtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë deklaratat e një zyrtari të Pentagonit të bërë në media disa minuta para deklaratës së Rex Tillerson.

FOTO/ Uji i shenjtë i gadishullit Yucatán, traditë e fisit Maja (FOTO) (VIDEO)

Vetëm pak kilometra larg nga Valladolidi, në gadishullin Yucatan gjendet  një peisazh përplot me  vrima natyrore të madhësive të ndryshme, që çojnë tek uji i kthjellët nëntokësor, me ngjyrë të kaltër-gjelbër, të cilin dikur Majat e konsideronin të shenjtë.

Përveç pamjes atraktive, vrimat natyrore në këtë rajon të Meksikës kanë edhe një histori interesante. Majat, populli që jetonte në këtë gadishull para kolonializmit, besonin se këto vrima çonin në jetën e përtejme, prandaj për këtë arsye ata hidhnin në to gjësende me vlerë.

O mais lindo 😍 #cenote #sacactun

A post shared by Ana Claudia Marchiori 💇👰💄🙏 (@anaespacovip) on Feb 25, 2017 at 9:12pm PST

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

Sipas disa legjendave thuhet se ata flijonin edhe njerëz. Meqë arkeologët në fillim të shekullit të 20-të kanë hulumtuar pothuajse të gjitha këto vrima natyrore dhe tunele, janë shumë të vogla gjasat për të gjetur ndonjë objekt të vlefshëm të lënë nga  Majat. Por në vend të kësaj, këtu mund të përjetohet diçka edhe më e mirë noti në ujin nëntokësor të kthjellët si kristali, të rrethuar nga stalaktite të bukura dhe rrezet e shndritshme të diellit të cilat depërtojnë  nëpërmjet hapjeve në sipërfaqe.

 

LIVE/ Edi Rama në Librazhd (VIDEO)

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F10154834241151523%2F&show_text=0&width=560
ERTV Live 😀: Librazhd – Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste 🌹 nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam 🇦🇱 🇪🇺me #Shtet 💪#Punë 👍 #Mirëqenie 😀

Gruaja vetëvrasëse vret mbi 30 njerëz në Irak (VIDEO+FOTO)

Një grua vetëvrasëse vrau së paku 31 njerëz dhe plagosi 35 të tjerë në qytetin Musajab të Irakut.

Gruaja hodhi veten në erë në një treg në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Bagdadit.

Grupi militant Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin.

Shteti Islamik, i cili po humb territor edhe në Irak, edhe në Siri, ka intensifikuar sulmet vetëvrasëse në muajt e fundit.

Dhjetë ditë më parë, grupi ka sulmuar një dyqan akulloresh në Bagdad, duke vrarë së paku 20 veta, kryesisht të rinj dhe fëmijë.

//platform.twitter.com/widgets.js

//platform.twitter.com/widgets.js

//platform.twitter.com/widgets.js

//platform.twitter.com/widgets.js

Kush është 007 shqiptar, Iliaz Bazna, mbret i spiunazhit botëror (Video)

Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është ajo e një shqiptari nga Kosova më emrin Iliaz Bazna, ose me pseudonimin e tij “Cicero” apo 007 shqiptar, që vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë, raporton agjencia e lajmeve Presheva Jonë duke  referuar burimeve të CIA-s
Po kush është 007 shqiptar me renome botërore ?
Iliaz Bazna alias “Cicero” ka lindur në një familje shqiptarë në Prishtinë në vitin 1904, në atë kohë e njohur si Perandoria Osmane. Përveç kësaj, sipas dokumenteve të CIA-s (Central Intelligence Agency), konfirmohet që çështja “Cicero” është një nga historitë më të famshme të spiunazhesh të epokës sonë. Kur Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, gjermanët dhe italianët pushtuan Ballkanin, duke okupuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shqipërinë dhe zonat e banuara me shqiptarë.
Turqia ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk ka marre pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi që vendosi të mbetet neutral. Në vitin 1939, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, britanezët angazhuan “Ciceron” si një asistent personal të ambasadorit britanik Sir Hughe Montgomery Knatchbull-Hugessen.
Megjithatë, në të njëjtën periudhë, britanezët nuk ishin në dijeni se edhe Hitleri kishte angazhuar spiunin shqiptar për të ofruar shërbimit e tij për gjermanët. Ndërsa britanezët u përpoqën për të përfituar nga shërbimet e “Ciceros”, spiuni shqiptar vodhi dokumentet sekrete dhe konfidenciale në ambasadën britanike në Turqi, të cilën ai më pas i dorëzoi gjermanëve.
Si rezultat, “Cicero” është paguar shuma të mëdha, kryesisht në funta britanike të falsifikuara, rreth 100.000, për shërbimet e tij. Në atë periudhë, kjo ka qenë një shumë mjaft e konsiderueshme.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përdorimi i parave të falsifikuara ka qenë një element kyç në përpjekjet e Hitlerit për të shkatërruar dhe për të destabilizuar ekonominë e Britanisë duke përdorur para të falsifikuara për të krijuar inflacion, siç argumentohet nga gazetari i mirënjohur amerikan, John K. Cooley, në librin e tij “Currency Wars”, ku ai gjithashtu i kushton disa seksione për spiunin shqiptar. Veç kësaj, gjermanët nuk e vlerësuan çdo informacion që u komunikua nga “Cicero”, pasi ata kishin frikë se ai ishte një spiun britanik.
Megjithatë, “Cicero” ofroi informacione shumë të vlefshme për gjermanët, të cilat mund të kishin ndihmuar Gjermaninë naziste për ta kthyer rezultatin e Luftës së Dytë Botërore në favor të tyre. Sipas shumë burimeve, “Cicero” paralajmëroi për zbarkimin e aleatëve në Normandi në Francë (Operation Overlord), një betejë historike dhe një pjesë thelbësore për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, të cilën gjermanët e konsideruan si dezinformatë.
Kjo doli të jetë një gabim shumë të kushtueshme, pasi që më 6 qershor 1944, aleatët zbarkuan me sukses në brigjet e Normandisë në Francë dhe filluan çlirimin e Evropës.
Roli i shqiptarit, Iliaz Bazna, ende nuk është harruar – shumë filma dhe libra janë shkruar rreth tij, si filmi “Five Fingers”, ku një actor, duke luajtur rolin si Iliaz, përmend ndërsa ka një bisedë me një zonjë se ai është shqiptar (53:39) kur ai përgjigjet në pyetjen rreth origjinës së tij, dhe më tutje libri “The Cicero Spy Affair: German Access to British Secrets in World War II” e cila është në dispozicion në portalin të mirënjohur Amazon.
Së fundi, pasi që Lufta e Dytë Botërore përfundoi më 2 shtator 1945, burime të ndryshme konfirmojnë që “Cicero” u zhduk dhe vazhdoi jetën e tij në Turqi si një njeri i varfër dhe jo më një spiun, transmeton agjencia e lajmeve Presheva Jonë.